Me propozim të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një mbledhje të mbajtur sot u vendos që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.
Sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.
Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.
Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”
Nderkohe qe ministri i Brendshem sanbder Lleshaj ka dhene doreheqjen pas vrasjes se Klodian rashes nga nje efektiv policie, ne kushtet kur ende nuk ka nje emer per pasuesin e tij, ministri i ri pritet te miratohet pas dates 21 dhjetor.
Kryeministri ka bërë të ditur se brenda ditësh mund të dërgojë emrin në presidencë për ministër të Brendshëm, ndërsa Parlamentit i duhet të presë të paktën mbi 15 ditë për dekretin e kreut të shtetit.