Basha si Meta: Boll më, jemi varfëruar shumë! Koha për ndryshim, shqiptarët më meritojnë mua

16 Dhjetor 2020, 09:40Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se pandemia dhe ndihma e ulët e qeverisë ka çuar në një rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.

Ndërsa shpërndan një shkrim të revistës “Monitor” me titull: “PBB për frymë e Shqipërisë sa 31 % e mesatares së BE-së më 2019, më të varfrit e Evropës”, kryedemokrati shkruan në “Facebook”: “Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë.

Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën. Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, shkruan Basha në “Facebook”.

Deklarata e kreut të selisë blu vjen në një kohë kur vijojnë diskutimet dhe debati për buxhetin e vitit 2021 që sipas kryeministrit Rama synon rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë.

Megjithatë rezerva dhe kritika lidhur me buxhetin ka pasur nga kryedemokrati Basha dhe presidenti Ilir Meta.

5 komente në “Basha si Meta: Boll më, jemi varfëruar shumë! Koha për ndryshim, shqiptarët më meritojnë mua”

  1. lul palla qe fle says:

    zoti e ruajt shqiperine edhe shqiptaret po u be Luli kryeminister

  2. Tony uk says:

    Lulushe nuk ke shans te vish ne pushtet,je thjesht nje hajdut i neveritshem.

  3. gjergji says:

    Oh zot i madhe.Kto te PD tallen me popullin e me fukaran e shkrete.Nuk e dine se Shqipria ka qene e do mbetet vendi me i varfer ne Europe.Vendi me rendimentin me te vogel disa here per puntor ne krahasim me Europen pa prodhim industrial te konsiderushem jo vetem per vend por edhe per eksport.Krahe pune krejtesisht te pakualifikuar apo te shkolluar e me kerkesa te jashtezakoneshme per pagese mujore(bile kan guximin ta krahasojne me pagen ne shtetet europiane) e me nje klase politike qe “varferohet” per dite e thika ju ka ardhur deri ne fyt e nga varferia blejne shtepia apo vila jo nga nje por nga 2 apo 3 vila apo shtepi te shtrejta.Do ta deshroja “varferin” e te klasave politike e ne vecanti “varferin” e Lulit,Sales apo familjes Berisha

  4. ?? says:

    TË QAFSHA MOJ SHEGÊ, MBETI BASHA VARRUR??

  5. Banda:Berisha-Meta-Basha te "Varfere"?? says:

    OOOSSAAAA te “Varfere” jane keta tre-te Mesipermit????????Berisha-Meta-Basha….ore keta nuk kane “T e hane”….Qeveri Shkerdhate..ka lene “Qytetaret VIP” ne Meshire te Kalamajve Protestues…..
    Asnje nga keta te Mesipermti ,nuk ka asnje Vile….kaq te “Varfer” jane..Basha-Krye-Idjoti i PD-se ka “Marre me qera dy Vila”….sepse ato dy te tjerat qe i ka ne Emer te Famijes,,i ka bere “Kulla-Bari”…
    Berisha…eshte “Shume keqe”..ai ka nje Apartamente te Vjeter,se Vilen me Roje..qe ka ne Lalez e ka te se Bijes….
    meta-Like-Floriri,eshte aq i “Varfere dhe i dhembshure” sa ne Vilen e Lalezit ka bere edhe Tualet per Macet??Keshtu thone,tani mbaase ka bere edhe Krevate per Qente….
    Shikojini se sa jane “Varferuar” keta?????????Kush pyete me Per Makina Ljuksi,Bodygarde,apo Shofere..keto i Paguajme ne “Mileti-Kokepalare”..
    qe jemi edhe te Pasur..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje