Luan Rama rrëfehet: Përse e rraha Ilir Babaramon gjatë një feste

16 Dhjetor 2020, 09:34Politika TEMA

Në korrik të vitit 2002, emërohet në krye të Ministrisë së Rendit ish-gazetari i Zërit të Popullit Luan Rama.

Ai ishte në krye të dikasterit kur u zhvillua një operacion i gjerë kundër skafeve dhe gomoneve që trafikonin klandestinë dhe lëndë narkotike në Itali.

Ky operacion ndodhi si pasojë e kërkesës së prerë që kryeministri italian i kohës Silvio Berluskoni i bëri homologut të tij shqiptar, Fatos Nano.

Pavarësisht arritjeve, një gjest i shëmtuar shënjoi karrierën e Ramës që i kushtoi shumë.

Ministri goditi me grusht gazetarin Ilir Babaramo gjatë një ceremoni kokteji.

Ai thotë për “Top Story”, se është provokuar nga Babaramo dhe ngjarja është inskenuar, me qëllim rrëzimin e Fatos Nanos.

“Një episod që unë në fakt e kam harruar. Një situatë absurde kur e shoh sot e krijuar ndaj një ministri gazetar siç isha unë prej kolegëve gazetarë të cilët sot pas shumë kohësh, kur e shohin me qetësi atë ngjarje më thonë që ka qënë e instrumentalizuar për ta kënaqur egon e disa faktorëve politikë në vend me synim rrëizmin e qeverisë së kohës, pra rrëzimin e qeverisë së zotit Nanon dhe për të krijuar situatë problemaitke në qeverisje”, tha ish-ministri Luan Rama.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta. Shoqata e gazetarëve protestoi para Ministrisë në atë kohë.

Ai episod nervozizmi solli edhe fundin e karrierës së Luan Ramës.

“Incidenti për mua ishte thjesht preteksti, sepse shikoni kush erdhi pas Luan Ramës, kaq e thjeshtë është…” tha gazetari Artan Hoxha.

4 komente në “Luan Rama rrëfehet: Përse e rraha Ilir Babaramon gjatë një feste”

  1. Lil says:

    Haha kush KY qe e rrifte bleona me shuplaka ne bulevard??
    Haha

  2. ED TIRONCI says:

    nqs ke rraf dhe ti dike…une do behem murg..ik ore buzequmesht..se kur ishe te ZERI I RINISE te kapshin per veshi..

  3. Taulant says:

    Po malok je, çpret nga ti. Kaq di kaq bene.

  4. shtellunga says:

    Legen leshelie, rritur me kufitare duke ruajtur kllonin me babin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje