Vjedhja e pronave të Partizanit, SPAK regjistron procedim penal për Berishën, dhëndrin e tij dhe Arben Imamin

16 Dhjetor 2020, 11:09Politika TEMA

Kallëzimi i kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani” ka shënuar një zhvillim të ri.

Top Channel mëson se  SPAK e ka regjistruar si procedim penal këtë kallëzim që tashmë mban numrin 287/2020. Shorti për të hetuar këtë kallëzim i ka rënë prokurores Enkeleda Millonai.

Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Në ditën e dorëzimit në SPAK të kësaj padie Taulant Balla tha se:

“Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blere më pak se vlera e një garzonjere të shitur në atë zonë”.

Sipas padisë, disa familje të vetëquajtura ish-pronarë, me përfaqësues ligjor dhëndrin e familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, janë favorizuar në vitin 2008, ku brenda disa muajsh janë realizuar të gjitha procedurat e njohjes dhe kthimit të pronës në fjalë, në kushtet kur ish-pronarëve të tjerë u duhen disa dekada. Sipas Ballës, sot në këtë zonë dhëndri i Berishës ka ndërtuar kulla.

Në padi, kreu i grupit socialist ngre shumë dyshime edhe sa i takon vlerës së privatizimit. Një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë.

“Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2 duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blerë më pak se vlera e një gazoniere të shitur në atë zonë”, thuhet aty.

Sipas Ballës, Jamarbër Malltezi si trashëgimtar kishte vetëm 1/64 pjesës të sipërfaqes rezulton të jetë 144m2 truall, por sot, sipas bashkë me tjetër ish pronar, ka mbi 60% të pronësisë së kullave të ndërtuara.

“Vetë i dyshuari Jamarbër Malltezi është trashëgimtar që rrjedh nga familja Begeja në masën e 1/64 pjesës takuese që e përthyer në sipërfaqe rezulton të jetë 144m2 truall si dhe faktit që në përfundim të kësaj sipërmarrje ai ka mbi 60% të pronësisë së objekteve të ndërtuara nëpërmjet aksioneve të kompanisë Homeplan shpk, e cila tregon dhe njëherë synimet afatgjata dhe të mirë menduara të të akuzuarve në realizimin e qëllimeve të tyre”, thuhet më tej në këtë padi.

16 komente në “Vjedhja e pronave të Partizanit, SPAK regjistron procedim penal për Berishën, dhëndrin e tij dhe Arben Imamin”

  1. ??⚖️⚖️???? says:

    OH OH OH !!??

    1. aaaaa says:

      Nje pike uje ne oqean.Te shofim dhe shpresojme.

    2. dulla says:

      oo po leri oh oh ti, llafet e shumta jane fukarallek !
      Ja te shohme se cdo bitisin kesaj rradhe se spak deri tani ska treguar gje pervec llafeve te bukura

      1. Debatiksi says:

        Te jet e vetem

  2. Elbasani says:

    Te shohim se cmund te beje Spak tani…..Berisha duhet ugjentisht te perfundoje ne dhomen e Shurres . A doni me per Belulin…?? Po sa e sa krime ka bere ky bastard i pabese.!! dhe akoma eshte i lire.

  3. Jada says:

    Hajt komen e mare inshallah…

  4. Ilir says:

    Hajde me Bismilah, ne koke te ilirit e monices!

  5. Timi says:

    E kotë është kjo padi. Pa hequr kokën e gjarprit nuk bëhet gjë. Kështu nga bishti jo vetëm që humb gjyqin por do marr edhe dëmshpërblim.

  6. Hessen says:

    Mos u enthusiazmni shume, mos prisni shume nga SPAK—u.
    ASPAK!
    Kur te shohim Saliun, Ilirin, Lulin, Gerdecaret, Remzi Hoxhistet, Olldashet, etj, etj, etj ne burg, atehere, vetem atehere ASPAK do te jete SPAK—u qe ne presim.

  7. Shinjestra says:

    Spaku eshte I Saliut,Balla nuk fiton.

  8. Jim says:

    Mos harroje SPAKu pergjegjegjsine e Xhemal Gjunkshit U be komandant I mbeshtetjes logjistike e Gjeneral brigade vetem per te firmosur ate shitje qe ishte ne kundershtim te plote me ligjin Per kete nuk kerkoi dhe nuk pranoi shumen qe Ju afrua Por mori postin e Shefit te shtabit te pergjithshem te ushtrise. Ai qe nuk firmosi doli ne lirim.

  9. k says:

    Derisa te lexoj se ju sekuestruan pronat,nuk besoj asgjë.

  10. Lumi says:

    Ja pra keta jane ata qe u qane zemra per popullin fukara? Shife cfare shemtire kane ndertuar ne zemer te kryqytetit ne toke te garbitur. Keta hajduter-vrases duhet tu konfirkohet pasuria dhe burgosen. SPAK duhet te veproje pa humbur kohe. Deri kur keshtu?

  11. Bureto says:

    Epo @Jim këto shpresojmë që të hetojë SPAK, së paku për këtë çështje, se dosjet e korrupsionit të lartë shtetëror janë bërë mullar. Ligji parashikon që krimi në përgjithësi dhe korrupsioni në veçanti nga zyrtarët e lartë përfshin gjithë piramidën shtetërore dhe politike qysh nga viti 1992. Kështu e parashikon ligji kushtetues për SPAK, BKH si strukturë e saj, dhe Gjykatën e Posaçme. Këto çështjet e para si rasti Llalla, kjo e sotmja, e ndonjë tjetër janë një pikë ujë në detin e zullumit të kryer në këto 28 vjet. Por gjithsesi fillim i mirë. Më mirë vonë se kurrë! Kallzimet duhet të vazhdojnë. Material e dëshmi ka boll, sidomos për çështje shumë sensitive me ndikim të madh në publik si, Gërdeci, 21 janari 2011, grushti i shtetit 1998, vdekja e Remzi Hoxhës, të cilat janë krim i pastër shtetëror. Pavarësisht se procedurialisht konsiderohen njëherë të gjykuara nga drejtësia e kalbur e ndërtuar me djallëzi nga xhelati Saleh Berisha, gjithmonë ka ende fakte të reja, ose të fshehura, të pa eksploruara që mund t’i rihapin ato dosje. Në fund të fundit, më së shumti, për ato u krijuan strukturat e mësipërme, sepse vetëm ato mund ta bëjnë. Shpresojmë të mos zhgënjehemi kësaj rradhe.

  12. One says:

    asgje sdo ndodhi. Korbi korbit sja nxjerr syte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje