Dëshmia e kolonelit, besnikut të ish-kryeministrit Shehu: Pasi s’e zbatoi urdhërin e Enverit, Mehmeti priste ta arrestonin dhe na tha ne…

17 Dhjetor 2020, 21:30Dossier TEMA

Memorie.al publikon dëshmitë e panjohura të kolonel Idriz Seit Sadikaj, ish-ushtarak i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe bashkpunëtori më i ngushtë i Mehmet Shehut që nga periudha e fëmijrisë kur ishin shokë të ngushtë në fshatin Çorush të Mallakastrës, i cili në vitin 1982 u dënua me 10 vjet burg politik, si dhe dëshmitë e ish-oficerëve madhorë të Sigurimit të Shtetit T.N. e M.Gj. që kanë shërbyer shumë vjet pranë ish-sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe anëtarit të Byrosë Politike, Hysni Kapo, që mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’, si: Ministrinë e Punëve të Brendëshme, Sigurimin e Shtetit, Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Gjykatat, Hetuesinë, Prokurorinë, etj. Dëshmitë e rralla të tyre mbi misteret e vdekjes së Hysni Kapos në Paris, akuzën e Vitos drejtuar Ministrit të Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu, si dhe skenarin e mundshëm të Enver Hoxhës për eliminimin e Kapos dhe Shehut që në vitin 1973, kur Hoxha kaloi një infarkt të rëndë dhe jeta e tij u vu në pikpyetje, e për atë gjë, ai fillimisht bëri fajtor mjekët e tij që i’a kishte sugjeruar dhe afruar Hysni Kapo!

Nga Dashnor Kaloçi

(Vijon nga dje)

Seiti: “Si u njohën me njëri tjetrin, Hysni me Mehmetin”?

Po si dhe që kur u njohën e u lidhën me njëri tjetrin Hysni Kapo me Mehmet Shehun dhe kush ishte njeriu që ndërmjetësoi takimin e tyre? Lidhur me këtë dhe me moszbatimin e planit për shpartallimin e “Grupit fraksionist” të Sadik Premtes prej Mehmetit e Hysniut, Idriz Seiti, një nga njerzit që ka qenë krahu i djathtë dhe më i besuari i Mehmet Shehut, dëshmonte: “Aty nga fundi i vitit 1942, sipas një urdhëri të Enver Hoxhës, Hysni Kapo duhej të takohej me Mehmet Shehun. Në urdhërin e Enverit, të cilin ja dërgonte Hysniut, thuhej: ‘Informohem se në Çorush të Mallakastrës, ka ardhur nga jashtë shtetit Mehmet Shehu, i cili ka qenë në Luftën e Spanjës dhe në internim në Francë. Ka eksperiencë për luftën partizane, prandaj merreni në lidhje”. (A.Q.SH) Mbas këtij urdhëri, Hysniu me Mehmetin, me anë të korierëve të tyre caktuan datën dhe vëndin e takimit. Më kujtohet si tani, kur Hysniu i shoqëruar me disa njerëz të tij erdhi natën tek Rrapi i Shehut në fushë të Çorushit. Në grupin që shoqëronim Mehmetin, isha unë, Axhem Abazi, Ali Hysen Mahilaj dhe Kamber Shahini. Mbasi u takuam të gjithë me njëri tjetrin, ne u larguam pak më tej, duke i lënë Hysniun me Mehmetin të bisedonin vetëm. Hysniu i tregoi Mehmetit urdhërin dhe i foli për Enverin. Pasi biseduan gjatë, Mehmeti mori Hysniun dhe shkuan në shtëpinë e tij, ku takuan prindërit e Mehmetit.

Hysniu u tha atyre që kishte ardhur t`ju merrte mendimin që ta merrte Mehmetin për të luftuar bashkë me shokët e Vlorës. Sheh Ismaili i tha: ‘U bekoftë Hazret Aliu dhe lufta juaj u bëftë si në Qerrbela. Le të bëhen kurban të gjithë fëmijët e djepit të Shehajve e deri tek unë’. Dhe kështu ndodhi vërtet, në malet e Përmetit gjatë Operacionit të Dimrit, Arshiu (vëllai i Mehmetit) me gruan e tij, hodhën në greminë vajzën disa muajshe, sepse nga të qarat e saj, gjermanët do të zbulonin rreth 3000 banorë të atyre anëve, të cilët ishin fshehur aty”, kujton Seiti njohjen e Hysniut me Mehmetin dhe “kurbanin” që bëri vëllai i Mehmetit për t`u shpëtuar jetën fshtarëve të tij.

Aty nga fillimi i majit të vitit 1943, Enver Hoxha i dërgoi një letër qarkorit të Vlorës, për të shpartalluar “Grupin fraksionist” të Sadik Premtes dhe mbështetësve të tij. Sipas këtij urdhëri, Hysniu duhet ta vriste “Xhepin” dhe Pali Terovën, që streoheshin në fshatin Gjorëm e Tragjas, kurse Mehmeti gjithashtu duhet të arrestonte Neki Ymerin dhe Xhemil Çakërin, që ishin në Mallakastër.

Lidhur me këtë, Idriz Seiti kujtonte: “Urdhëri për likujdimin e Sadik Premtes, u muar që në qershorin e vitit 1942 në mbledhjen e Komitetit Qendror të PKSH-së nga Enver Hoxha dhe Miladin Popoiviçi e Dushan Mugosha. Ky vendim për eleminimin e Premtes e Pali Terovës, në bazë të rregullave të partisë duhej të punohej në të gjitha celulat komuniste, por në fakt ai nuk u punua kurrë. Këtë gjë e ka pranuar dhe Mehmet Shehu në Konferencën e Parë të PKSH-së në Labinot, ku ai midis të tjerash është shprehur: ‘në lidhje me fraksionin e “Xhepit” në Vlorë, ne partizanët e Mallakastrës asokohe nuk kishim dijeni, sepse ai nuk u punua me ne komunistët. Unë atë gjë e mësova nga shoku im i ngushtë, Vllas Arapi, i cili ishte ndër kryesorët e krerëve komunistë të Vlorës’.

Kur ndodheshim në Greshicë ne partizanët e Mallakstrës dhe ata të Vlorës, për të bashkëpunuar në lidhje me ‘Operacionin e Qershorit’ që do ndërmerrnin italianët, Mehmet Shehu na thërriti mua, Vllas Arapin, Neki Ymerin, Xhemil Çakërrin dhe S.G., duke na thënë se do të shkonim në një mbledhje partie në Klos. Rrugës duke ecur, Mehmeti na ndaloi mua dhe Vllasin e na tha: Po të thotë partia të më arrestoni mua, sepse kam tradhëtuar, a do ta bënit këtë gjë’? Ne hezituam pak, pastaj i thamë po.

Ai vazhdoj më tej: Partia ka dhënë urdhër të arrestohet Neki Ymeri dhe Xhemil Çakërri, se kanë tradhëtuar luftën dhe Partinë. Ata do të arrestohen dhe do t` i jepen gjyqit. Këtë detyrë do ta kryeni ju të dy dhe S.G. e Q.K’. Pas këtyre fjalëve, Vllasi insistoi duke thënë se si ishte e mundur ajo gjë?! Atëhere Mehmeti u detyrua e nxorri nga xhepi urdhërin, të cilin e kishte firmosur Enver Hoxha me pseudonimin “Shpati”, i cili ishte shtypur me makinë shkrimi, me bojë ngjyrë gushë pëllumbi”, kujtonte Idriz Seiti, urdhërin që Enveri i kishte dhënë Mehmetit, për arrestimin e mbështetësve të Sadik Premtes.

“Vrasja ‘aksidentale’ e ‘Milos’ dhe ‘Dyshekut”!

Po si rrodhën ngjarjet më tej dhe a u zbatua urdhëri i Enverit. Lidhur me këtë, kolonel Idriz Seiti, dëshmonte: “Sapo shkuam në Klos tek shtëpia e Bilbil Klosit, ne të katërt sipas urdhërit, arrestuam Nekiun e Xhemilin dhe i mbyllëm në një dhomë, ku më pas Mehmeti mori takim me ta. Më pas Mehmeti na caktoi një bazë sekrete, për t`i mbajtur ata në Çorush dhe përgjegjës i grupit isha unë. Përnjëherë, bashkë me shokët dhe dy të arrestuarit, u nisëm për në bazën e caktuar. Duke ecur na zuri mëngjezi dhe për t`u ruajtur, u futëm tek Mulliri i Bektashit, duke i thënë mullixhiut, se ‘kishim disa materiale partie dhe do të kalonim ditën aty, pasi ishim të lodhur’.

Mullixhiu që nuk na njihte si fytyra por vetëm si emra, dyshoi tek ne dhe shkoi në fshat e lajmëroi Kryetarin e Këshillit, Brahim Rexhepi, e disa partizanë të “Çetës Plakë” të Vlorës, që ishin strehuar në fshat. Pas kësaj Brahim Rexhepi me partizanët vlonjatë, Bendo Asllani dhe Hydajet Micoli (Dysheku), etj., na rrethuan mullirin dhe kërkuan që ne të dorzoheshim, pasi ishte hapur fjala që në mulli ishin futur spiunë. Unë i`u prezantova nga dritarja se kush isha dhe pas meje u foli dhe Neki Ymeri (“Vangjo”), i cili u tha: Ne jemi fajtor, se kemi tradhëtuar partinë’. Nuk e di nëse i dëgjuan ata këto fjalë, por pas kësaj krisi pushka në drejtimin tonë.

Ne qëllonim sa për t`i trembur, që të mos futeshin brenda, sepse urdhërin nga Mehmeti e kishim që dy të arrestuarit nuk duhet t`i dorzonim të gjallë, përveçse Hysni Kapos dhe vetë Mehmetit. Teksa ata na qëllonin duke na sharë: Dilni spiunët e mutit, Hydajet Micoli tentoi të futej brenda në mulli, duke sulmuar me granata dhe M. Islami e qëlloi dhe e vrau. Pas kësaj, situata u acarua shumë dhe nga zhurma e armëve, u bë alarm dhe aty u mblodhën populli i fshatrave përreth, si dhe çeta e Martallozit e komanduar nga Namik Xhafa e Arif Hasko.

Pas kësaj ata vendosën që ta digjin mullirin dhe hipën në çati, duke hequr tjegullat dhe na bënin thirrje që të dorzoheshim. Duke mos pasur rrugë tjetër shpëtimi, unë vendosa që bashkë me të arrestuarit, të dilnim nga kanali i ujit që kishte mulliri. Teksa po dilnim, Nekiu me Xhemilin, dolën nga porta e mullirit që ishte e hapur dhe nga plumbat që vinin drejt nesh, Xhemili mbeti i vrarë në vend, kurse Nekiu u plagos në dorë. Unë dhe shokët e mi qëlluam formalisht në drejtim të tyre. Teksa po largoheshim, unë u ndesha me Brahim Rexhepin, i cili më njohu dhe u tha atyre që ishin në çati, që të ndalonin zjarrin. Pas kësaj unë kërkova e bëmë një takim me komandanët e çetave territoriale që ishin aty dhe ramë në një mëndje, se e gjitha ajo ishte një mosmarveshje dhe vrasja e “Milos” e Micolit, ishte aksidentale.

Ne kërkuam Neki Ymerin që e kishin marrë në besë fshatarët e Kutës, por ata na e dhanë vetëm kur erdhi Mehmeti në mëgjez. Nekiun e mbajtëm të arrestuar disa ditë, deri sa i`u bë gjyqi, i cili ja fali jetën, pasi ai bëri autokritikë. Më pas Nekiu shkoi në Vlorë dhe u bashkua me Sadik Premten, që e kishte burrin e motrës”, kujtonte Idriz Seiti, incidentin e Mullirit të Bektashit, ku mbetën të vrarë, Xhemil Çakërri dhe Hydajet Micoli.

Dëshmia e Seitit “Hysni Kapo rrëmbeu Pali Terovën”!

Incidenti i Mullirit të Bektashit, e acaroi shumë situatën në Vlorë tek Sadik Premtja dhe mbështetësit e tij. Lidhur me këtë, Idriz Seiti, kujtonte: “Sipas urdhërit të Enverit, Hysniu morri përsipër pushkatimin pa gjyq të Sadik Premtes dhe Pali Terovës. Hysniu shkoi në Tragjas ku rrinte i strehuar Terova dhe i tha atij, se duhet të shkonte me të në një mbledhje me komunistët, pa ja treguar vendin se ku. Kur mbrritën në malin e Tragjasit, Hysniu i tha Palit që t`i shkruante një letër Sadik Premtes, që ai të vinte aty dhe letra u nis me një korrier.

Në atë kohë që Hysniu mori Pali Terovën, Abaz Fejzo (gjeneral-kolonel, “Hero i Popullit”, vdiq në burgun e Burrelit, i dënuar si “armik i popullit”), dyshoi dhe shkoi menjëherë për të lajmëruar Sadik Premten në shtëpinë e tij në Gjorëm. Abazi u takua rrugës me Sadikun, pasi ai e kishte marrë letrën e Pali Terovës dhe po shkonte në vendin ku e kërkonte ai. Pas takimit, ata menjëherë e kuptuan hilenë e Hysniut dhe menjëherë dhanë alarmin në Gjorëm, Lepenicë e Brataj, se njeriu i tyre, Pali Terova, ishte rrëmbyer nga Hysni Kapo! Pas kësaj, banorët e këtyre fshatrave të armatosur, shkuan dhe e rrethuan Hysni Kapon duke i thënë që ta lëshonte Pali Terovën, pasi ai ishte në besën e tyre dhe ata nuk mund ta mbanin dot atë turp! Hysniu, nga presioni i tyre u detyrua dhe e lëshoi Pali Terovën.

Mbas kësaj, Hysniu shkoi në Tërbaç të arrestonte Vehbi Hoxhën (gjeneral-major, “Hero i Popullit”) ku dhe ndaj tij përdori të njejtën metodë, si me Terovën. Vehbiu dyshoi dhe nuk pranoi të shkonte me Hysniun, duke i thënë që: mbledhjen ta bënin aty, pasi ata merrnin përsipër lajmërimin e të gjithë shokëve. Ata e kërcënuan dhe e detyruan Hysniun, që të mos lëvzte që aty dhe e mbajtën në arrest. Hysniu mezi mundi që të ikte prej andej, pasi njerzit e Sadik Premtes, ishin shumë të acaruar nga veprimet e tija për rrëmbimin e Terovës dhe tentativën për t’a përsëritur atë gjë me Vehbi Hoxhën! Pas kësaj tentativa për shpartallimin e ‘Grupit fraksionist’ të Sadik Premtes e pasuesëve të tij, dështoi dhe Enver Hoxha erdhi vetë nga Tirana në Vlorë, ku dha urdhër të prerë për ekzekutimin e tyre.

Në atë kohë Sadik Premtja, Pali Terova dhe njerzit e tij, krijuan një njësit më vete dhe luftonin, si kundër italianëve ashtu dhe kundër komunistëve të Qarkorit Komunist të Vlorës, që i ndiqnin kudo. Nisur nga kjo, Enver Hoxha dha urdhër për krijimin e një njësiti partizan special, që do gjurmonte dhe ekzekutonte Sadikun, Terovën, dhe Neki Ymerin. Pas kësaj, gjatë një prite të këtij njësiti, mbeti i vrarë Neki Ymeri, (:Vangjo”), kurse nga ana tjetër mbeti i vrarë komandanti i njësitit Shyqëri Alimerko”, kujtonte Idriz Seiti, dështimin e aksioneve për shpartallimin e grupit fraksionist të cilat i kishin marrë përsipër Mehmeti me Hysniun.

“Hysniu sabotoi urdhërin e Enverit”!

Po si u pritën asoke këtëo ngjarje tek partizanët e Vlorës dhe Mallakastrës? Lidhur me këtë, Idriz Seiti tregonte: “Dështimi i shpartallimit të fraksionit të Sadik Premtes, ku bënin pjesë dhe Neki Ymeri, Xhemil e Qazim Çakërri, Pali Terova, Vehbi Hoxha, Arif Hasko etj., na u njoftua ne komunistëve dhe popullit të atyre zonave. Nga bisedat që bëja me Vllas Arapin dhe shokët e tjerë, nxirrej konkluzioni se: Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu, e kishin sabotuar me dashje urdhërin e Enver Hoxhës, për likujdimin fizik të fraksionistëve, sepse si Hysniu, ashtu dhe Mehmeti, e kishin shumë të lehtë për t`i ekzekutuar fraksionistët, por ata nuk e bënë atë, sepse përveç njohjeve dhe miqësive familjare që kishin në ato zona, ishin edhe kundër vijës terroriste që Enveri po ndiqte në atë kohë për eleminimin e kundërshtarëve të tij”, dëshmonte Idriz Seiti, mbi ato ngjarje dhe përshtypjet e komunistëve të thjeshtë për Hysni Kapon e Mehmet Shehun. Por, Enver Hoxha e vuri “vath në vesh:” dhe nuk do t`ua harronte kollaj atë moszbatim urdhëri, si Hysniut, ashtu dhe Mehmetit…”

10 komente në “Dëshmia e kolonelit, besnikut të ish-kryeministrit Shehu: Pasi s’e zbatoi urdhërin e Enverit, Mehmeti priste ta arrestonin dhe na tha ne…”

  1. ben says:

    Keta ne vend qe te luftonin pushtuesin, vrisnin njeri tjetrin per karriket e pushtetit te ardhshem.
    Pune maskarenjsh. Keta ishin heronjte e luftes qe “cliruan vendin”.
    Ti bejme temenara aleateve qe i bene hatane gjermanit e italianit, se po te ishte per keta, do ishim akoma te pushtuar.

  2. birce says:

    E mor shku Hysni BESNIKU I PARTISE……
    Tu be nipi dobic por perseri mbeti BESNIK I SALIUT….

  3. Realisti says:

    Kafsha Enver, edhe ne pleqeri nuk i kurseu shoket e tij.

  4. Pokeristi says:

    Kujtimet e ndryshme te njerit a tjetrit pjesmares te luftes antifashiste N-Çl,plotesojne kuadrin e asaj lufte dhe nxjerin ne pah etjen,urine per pushtet,të kuçedres hoxhiste.
    Makiaveli i marrtë te keqen .Vagabondi i “Sokakut të të marëve “ të Gjirokastres e konfirmoji vehten si mjeshtër i luftës për pushtet,si gjate luftes,ashtu dhe nja 40-të të tjera der sa ngordhi.
    Po ashtu ai ju tregoji te gjitheve se asnje nuk mund te barazohej me te.Ai pati cilesine e DEMONIT dhe asgjesoji te aferm te familjes (burrin e motres) ,shokë miq,bashkpunetore pa numur,qytetare,fshatare,intelektuale, te te gjithave kategorive,meshkuj a femra,pa dallim feje,krahine a ideje.Mjaftonte t’i mbushej radakja qe sot,neser a mbas 10-te vjetëve ai ose ajo s’do ish nje mendje me të.
    Ky ka qenë udhëheqësi ynë dhe sot pa mëdyshje ne vuajmë ende pasojat e brutaliteit,pabesisë,perversitetit,diabolizmit,mediokriterit,të asaj mostre te pa perseritshme.
    Po ashtu asnjeri s’duhet te dyshojë se ajo lufte Na-çl.,ne funksion të cilesive çnjerëzore qe kish mostra Hoxha,pa tjeter do kanalizohej edhe si lufte vallavrasëse për pushtet.

  5. Manu says:

    Keta komunistet e mutit kane vrare njeri tjetrin dhe me pas masakruan popullin! Vdekshin ishalla ilir hoxha, Ermal Hoxha dhe gjithe femijet e tyre. U shofte rraca e enver???????hoxhes dhe nexhmije ???? lady makbeth!

  6. Enver H. sa ishte gjalle, rrojti e beri palle. Kur vdiq, dolen njerezit e ligj! says:

    Pa lexuar genjeshtrat e Kaqolit. Trillimet.

  7. Sala. says:

    Prit o Dasho. Historine e verrete e bejne me sakte kpmentuesitt. Leri genjeshtrat!

  8. titi says:

    ka patur koka me pare shqiperia jo si tani qe te vjen per te vjelle kur shikon ca rurale shtrembanik si Salah, Like, Mona, Nard, salihanje, Maliqi, Pecho, Nora, Luan fshatar pogradecar etj, etj.

  9. Qimoli says:

    Shife foton !
    Si rrota kari t ngref strumullar duket treshja,ai Ramoja i veçuar,pak me ndryshe..
    Me ato kapellot republike i shko per shtar ajo shprehja,”kar me klluf kari n kok”.
    Mjer ne shqiptart se kush na ka pri…prandaj jem sot ,ku thrret qjameti,..t shoernda n kater ant e bots si zogj korbi pa zot,dhe si lypsar tu trokit dyerve t shteteve t tjer,per pak mshir azili!! Dhe,pasi marrim nanji cop leter neper bot ,fillojm e pordhnojm si,me t miret..me t zgjutit..me t fortet..me t lasht edhe sesa majmuni vet…
    Ksaj i thon,me honger buken me permys kupen..

    Komb me fatzi dhe me bythshkly sesa shqiptari,s paska pas.
    I shajm grekt me liber shpije,po atje shkojm me vrap nga mali e deti per me mbush zorren e thar…
    Serbt mo po dihet.
    S ka shqiptar qe po t jet i fuqishem ,nuk do tua bente zorret kukurrec gjysmes s Serbis..
    Megjithate ke Tv Beogradit i majshin syt per 50 vjet rresht,dhe kushdo qe kishte nanji problem,me vrap n Serbi hidhej me gjet mburoj…
    Gjith boten e shajtem 50 vjet rresht ,n luft kundra t gjith t hujve si Lindje edhe Perndim sipas ritmit t Partis “nga fitorja ne fitorje””,”barkun mush me patate “edhe buk edhe gjell”…
    Tash,morracaket ballkanik,si ata bubrrecat e zinj te barrakave,kan vershu anekand ameriks duke “perhap kulturen shqiptare,”,..kultura çi qi ropt.
    ..si tha Dull Komunizmi ke mblefhja e Byros per ata shokt e vet qe i qujti puçista ? “Qiji motren”!
    Dull plaku,qe kishte dekada qe si ngrefej me Nexh plaken,tu shajt me t qime !!..
    Vari kart !

  10. Sokoli says:

    Kolonel ne hatlla. Gradat jane heq qe ne 1960. Kolonel para 60 vjetesh, Corushkari koken e ka te gradat.Nuk flet pak per krimet qe ka bere, ky bythlepiresi i Metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje