SHBA, shkon në afro 315 mijë numri i viktimave nga COVID-19

17 Dhjetor 2020, 17:13Bota TEMA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 314.694, prej të cilëve 3.469 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 245.808, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.401.787.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10,17 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 226 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,71 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 35.945 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,95 milionë raste dhe Brazili me mbi 7 milionë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje