Katër vjet më parë, bota u trondit nga një foto e humanistes daneze Anja Ringgren Lovén duke i dhënë ujë nga një shishe një vogëlushi nigerian plotësisht të uritur.
Djali, i cili ishte 2 vjeç në atë kohë, u la nga prindërit e tij në rrugët e qytetit Eket, duke pretenduar se ishte i pushtuar nga magjia.
Për tetë muaj, djali fatkeq hëngri mbetjet e hedhura tek ai nga kalimtarët. Por një takim me humanitaren daneze i ndryshoi jetën.
“Ai ishte në një gjendje të tmerrshme kur e gjetëm”, tha Anja. Vogëlushi u quajt Shpresa.
“Ai ishte në spital për dy javët e para, ne nuk e dinim nëse do të mbijetonte,” tha Anja.
Që nga ajo kohë, fëmija është ushqyer e kujdesur nga organizata humanitare.
“Ai është shumë inteligjent dhe e do artin, është krijues dhe shumë nga punët e tij janë shitur tashmë. Ne e quajmë atë ‘Picasso-n tonë të vogël’”, tha Anja.
Shpresa kurrë më nuk u takua me prindërit e tij dhe madje nuk ishte e mundur të gjurmohen të afërmit e tij.
“Ai është i madh tani dhe herë pas here shikon foton tonë të parë. Qesh, duket krenar. Ai është gjithashtu i vetëdijshëm për rrugën me gjemba që ka kaluar.
Fëmijët lindin me aftësinë për të falur, pa paragjykime. A po e rrisim atë që të urrejë prindërit që e lanë? Sigurisht jo! Asnjë shoqëri nuk mund të zhvillohet pa të drejtat themelore të njeriut, të tilla si aksesi në arsim dhe shëndetësi dhe kujdes social”, tha Anja Ringgren Lovén.
Ahhh qe njerezit e prishën këtë botë. Një bravo e madhe kësaj gruaje me ujin në buzët e vogëlushit.