Kapiteni i një anije peshkimi në Korenë e Veriut u ekzekutua në publik pasi dëgjonte një radio të huaj. Sipas Daily Mail, 40-vjeçari dëgjonte Radio Azia e Lirë, e financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marinari, i cili më parë kishte shërbyer në ushtri, pranoi se të njëjtën radio e dëgjonte prej 15 vitesh. Kur dilte për peshkim, ai dëgjonte lajmet dhe programet e radios së huaj në det të hapur.
Kapiteni i anijes së peshkimit ishte spiunuar nga kolegët e tij për radion e huaj që dëgjonte.
Autoritetet koreano-veriore e ekzekutuan atë në publik përpara 100 punëtorëve të tjerë të peshkimit.
Sa i thjeshtë është kolopuçi që i kanë lënë peshqesh një vënd dhe popull të tërë, e zgjidh çdo gjë sa hap dhe mbyll sytë, me një të tërhequr të këmzës. Ky po, që është komunist i vërtetë.
Mashtrimet e propagandes kapitalistet të Daily News janë per syleshet e per barkderrat e vetë kenaqur me click e radhes!!
Nese digjon lajmet e nje politike ndryshe nga ajo qe sundon ne nje vend , u dashka te ekzekutohet njeriu , i cili ishte i qet ne punen e tij , dhe askujt si binte ne qafe . Ky ka qene dhe eshte komunizmi !. Ne komunizem , nese nuk sillej si skllav i moderuar , dhe nese kerkon te krijosh personalitet individual , je armik i popullit , dhe te vret partia , por ne emer te popullit . Ne komunizem je i cveshur nga gjithcka ,,nukse te linin as nje pule as nje cope toke per perime , formimi do vimte vetem nepermjet veprave te partise , duhet te ishe thjesht nje robot ne duart e tyre , per ndryshe kishe plumbin kokes , nga gjykata me gjykues nga klasa punetore . Kush donte te levizte , nga vija e partise , ja beje hake vet–vetes nje kazme kokes sa ta benin koken kacke , nga besniket e partise .