FOTOT: Kapet peshkaqeni i frikshëm në Vlorë

18 Dhjetor 2020, 18:33Lifestyle TEMA
FOTOT: Kapet peshkaqeni i frikshëm në Vlorë

Një peshkaqen gjigand që peshon rreth 1 ton është kapur nga peshkatarët  disa milje detare larg ishullit të Sazanit.

Peshkatari Petrit Lamani ka treguar se anija e tij kishte tre dite në det dhe sot në orët e para të mëngjesit vunë re që diçka i tërhiqte.

Sipas tij, ky lloj peshkaqeni është një grabitqar i rrezikshëm, që jeton në një thellësi 500-600 metra. Ai është 6 metra i gjatë, ndërsa dhëmbët e mprehtë e kanë bërë të vështirë nxjerrjen e tij nga rrjetat.

Peshkatari i Vlorës tregon se ky peshkaqen është i rrallë, por nuk është hera e parë që në rrjetat e tij bie një specie e tillë, pasi në ujërat e Adriatikut ka peshkaqenë të mëdhenj, por jo kaq të rrezikshëm.

6 komente në “FOTOT: Kapet peshkaqeni i frikshëm në Vlorë”

  1. Xhaxhi Ariu says:

    Po sypeshkaqeni dhe i ati kur do bien ne rrjete???!!!

  2. &&& says:

    Pse qenka i frikshem peshkaqeni , mos doli gje ne skele apo ne cole per te sulmuar njerezit ? Apo vajti ky trimi qe nuk eshte i frkshem dhe e vrau ne ambjentin e tij ? Turp dhe per gazeten qe nuk reagon por na e jep si kuriozitet te madh.

  3. Nik says:

    Dua tè kuptoj se çfar lloj gazetarèsh shkruajn rreth peshkimit,nqse nuk e njeh detin dhe produktet e saj èsht mir tè heshtèsh.me ligj jam kurioz tè shikoj se ky peshkatar çfar rrjetash pèrdor,e dyta, pèrse peshkatarèt grek dhe italianè i lirojn nga rrjetat kure peshkatarèt tanè i eleminojn fizikisht?Dègoni her tjetèr gazetar qè njohin ligjin peshkimit.

  4. GAZMEND says:

    Ne duhet ta ftojmë ambasadorin Donald Lu në Tiranë për të parë atë peshkaqen; mund të jetë një “peshk i madh”! Ushtria e Prokurorit nuk mund të bënte asgjë! Një peshkatar mund të bëjë një punë kaq të madhe! Bravo

  5. Niku says:

    Cfare lajmi eshte ky? Nga 36 lloje peshkaqeni ne Mesdhe, vetem njeri eshte grbitqar dhe qe sulmon njeriun. gjithe te tjeret jane si qente e rrruges, qe po i ngacmove fillojne e bejne ham ham.
    ju lutem mos publikoni me lajme te tilla qe nuk kane asnje lloj interesi.
    Per dijeni te gazetes, Neni 37 i ligjit te peshkimit thote:” Ndalohen peshkimi, mbajtja në bord, transitimi në barkë dhe anije, zbarkimi i qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje i këtyre organizmave ujorë:
    d. peshkaqenet
    Prandaj inspektori peshkimit ti vere gjobe peshkatarit sips dispozitave te ligjit.
    Nejse, varja…inspektorati ka mbetur nje bande e lsi

  6. Bravo!
    Tani bëjeni copa copa, skuqeni në tigan e hajeni të gjithë!
    Shqipërisë si latë as florë as faunë e hëngrët me gjithë kocka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje