Neglizhuan kontrollet për kanabis, oficerët e policisë ankohen për mbingarkesë prej turizmit

18 Dhjetor 2020, 19:33Kronika TEMA

Katër oficerë policie që u lanë me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe u pezulluan nga detyra prej Gjykatës së Vlorës, pretenduan se nuk e kontrollonin dot territorin për kanabis pë shkak të terrenit dhe ngarkesën gjatë sezonit turistik.

Nga Jerola Ziaj

Katër efektivë të policisë që akuzohen “për shpërdorim detyre” pasi nuk kishin kontrolluar zona të cilat dyshoheshin për  kanabis dhe në të cilat u gjetën bimë, u mbrojtën duke pretenduar se terreni ishte shumë i vështirë dhe se kishin mbingarkesë në punë për shkak të sezonit turistik.

Seanca e masës së sigurisë për katër punonjësit e policisë u zhvillua të premten dhe gjyqtarja Elona Mihali pranoi kërkesën e prokurorit Maksim Sota për masë detyrim paraqitje për të katër punonjësit, të cilët po ashtu janë pezulluar nga detyra.  Masa iu njoftua ish shefit të komisariatit Himarë Arjan Tase, shefit të seksionit kundër krimit Artur Veshaj, inspektorit të krimeve Ilir Kadëna, dhe inspektorit të zonës Alem Llanaj.  Më herët të mërkurën gjykata vendosi masë sigurie “arrest me burg” për Isa Jacaj, oficeri i policisë i ngarkuar me inspektimet.

Punonjësit e policisë kanë mohuar akuzat. Ata kanë pretenduar se terreni ishte i vështirë të kontrollohej dhe se gjatë kohës që duheshin bërë kontrollet ata ishin të mbingarkuar për shkak të sezonit turistik.

Sipas materialit të prokurorisë që BIRN pa oficerët e policisë akuzohen se kanë mbyllur një sy para parcelave të kultivuara. Prokuroria pretendon se ata kanë pasu denoncime për zonat konkrete ku ishte mbjellë apo dyshohej se mund të ishte kultivuar narkotik, por nuk kanë shkuar për verifikim në ato zona. Nga materiali del se policia nuk iu afrua më shumë se 3 kilometra parcelave me drogë që u kapën dy muaj më vonë.

Masë detyrim paraqitje në gjykatë u vendos edhe për tre kryepleqtë e fshatrave në të cilat u gjet droga dhe 1 të mituri. Përpara gjykatëses të gjithë personat nën hetim kanë mohuar implikimin e tyre të drejtëpërdrejtë me rrjetin e trafikimit.  Kryepleqtë e fshatrave kanë thënë në sallë se është fizikisht e pamundur të monitorojnë të gjithë territorin e për më tepër hapësirat brenda pyjeve. Ndërsa thanë se do të kërkojnë të heqin dorë nga ushtrimi i detyrës që iu është dhënë nga bashkëfshatarët dhe njësitë vendore. Por pa mundur të bindin gjyqtaren për ndryshimin e masës së sigurisë.

2 komente në “Neglizhuan kontrollet për kanabis, oficerët e policisë ankohen për mbingarkesë prej turizmit”

  1. Lani says:

    Shkerdhata te medhenj keta policat.
    Une jam Gjykatesi: Po ju zoterinj polica i bete leter me shkrim eproreve tuaj se puna e shumte me turizmin po ju heq mundesine te kontrollonit per kultivimin e droges nga trafikantet????? Shkarkim nga puna dhe burg lafaraker se nuk jeni per kete pune keqberes muti.

  2. Policia says:

    Prokurori te beje hetim se si ju dha grada komisar Arian Tases!! Si ka mundesi qe nje agjent te behet oficer e pas pak muajsh komisar e shef komisariati?!!! Pergjigja eshte: per ta perdorur si mish per top sic u perdor!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje