Arrestohet në Athinë dhe ekstradohet shqiptari i akuzuar për pengmarrje

19 Dhjetor 2020, 11:50Kronika TEMA

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim nga Interpol. Besmir Xhokrosa 29 vjeç, lindur në Burrel, akuzohej se ka rrëmbyer një person dhe i ka kërkuar para për ta liruar.

Pas arrestimit, nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Greqia drejt vendit Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur kundër tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Ngjarja për të cilën akuzohet: Besmir Xhokrosa në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje