Fluks emigrantësh për festat e fundvitit: Pika Kufitare Durrës shton sportelet në funksion dhe masat shëndetësore

20 Dhjetor 2020, 14:46Sociale TEMA

Autoriteti Portual Durrës nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale ka bërë me dije se fluksi i emigrantëve për festat e fundvitit është rikthyer.

Në këtë mënyrë autoriteti lajmëron se janë marrë masat e duhura për t’iu përshtatur vështirësive që sjell ky fluks.

Tashmë në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit po punohet me 20 sportele në funksion, ndër kohë që janë shtuar kontrollet edhe nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë në APD për monitorimin e gjendjes shëndetësore të qytetarëve.

“Përveç deklarimeve që qytetarët bëjnë pranë autoriteteve italiane në nisjen e tyre, protokollet shëndetësore aplikohen edhe në mbërritjen e tyre. Këtë të diel, me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, priten rreth 3800 udhëtarë që do të hyjnë në vendin tonë.” – shkruhet më tej në njoftim.

1 komente në “Fluks emigrantësh për festat e fundvitit: Pika Kufitare Durrës shton sportelet në funksion dhe masat shëndetësore”

  1. Çifuti vip says:

    A po kthehen arixhinit a?
    Si jevgjit kur vje e djela me gerrnet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje