Historia e trishtë e ‘Romeos dhe Xhulietës’ nga Sarajeva, kështu u vranë për një dashuri të ndaluar

21 Dhjetor 2020, 11:43Rajoni TEMA

Ai ishte një serb 15 vjeçar, ajo 16 vjeçare myslimane. Bosko Brkic dhe Admira Ismic u takuan në një festë të Vitit të Ri në Sarajevë. Ata ishin bashkë për nëntë vjet, derisa u vranë në maj të vitit 1993.

Historia e ‘Romeos dhe Xhulietës’ nga Sarajeva është një tregim i durimit, forcës dhe emocionit.

Kur nëna e Boskos e kishte pyetur Admirën se kush do ta ndante atë nga i dashuri i saj, ajo tha – “Vetëm plumbat”. Gjeneratat e reja mund të mësojnë se çifti pati ndjenja, pati jetë mes vete, patën momente gëzimi deri në vrasjen e tyre.

Historia është e njohur sidomos për qytetarët e Bosnjës, shkruan KultPlus.

Babai i Admirës, Zijo, ka disa fjalë për këtë dashuri e cila përfundoi në plumba të armikut.

“Vdekja e tyre është e pabesueshme, nuk e besoj as sot, të rinj të etur për jetë që u shuan nga vdekja, të gjitha planet e dëshirat u zhdukën me një të shtënë. Kjo është dëshmia se dashuria nuk mund të triumfojë, nuk mund të fitojë mbi njerëzit që nuk besojnë në të”.

Për dyshen është realizuar edhe një dokumentar, në vitin 1994, me titull “Romeo dhe Xhulieta në Sarajevë”. Nëna e Boskos, Rada, nuk është kthyer më kurrë në Sarajevë, sepse ajo nuk mund të ecë nëpër rrugët e njëjta ku ka ecur djali i saj.

Ka shumë më shumë informacion mbi dashurinë e cila bashkoi dy familje të frikësuara nga Bosnja e viteve 90-të.

Tanja shoqja e ngushtë e Admirës, tregon se ajo ishte e buzëqeshur, e lumtur.

“Ishim të ndryshme. Ajo interesohej në gjëra të cilat mua më dukeshin të çuditshme. Ka qenë një vajzë jo e zakonshme, ka ditur të rregullojë vetura të prishura dhe të voziste biçikletën”.

“Ndërsa Bosko ishte ndryshe. Më i relaksuar, më i qetë. Ai kishte sharmin që nuk e sheh në shumë njerëz” tregon Tanja. Dyshja nderohen sot tek ura ku u pushkatuan gjatë 1335 ditëve të Sagës së Sarajevës.

6 komente në “Historia e trishtë e ‘Romeos dhe Xhulietës’ nga Sarajeva, kështu u vranë për një dashuri të ndaluar”

  1. ? says:

    e tmerreshme

    te Vrasesh Dashurine !!!
    —–
    Ne emer te kujt ?
    Te Marrezise ,te Krimineleve Politikan ,
    qe nuk heqin kurr dore,se ndezur lufte,urrejtje ,terror e shkaterruari jetet njerezore,
    nderkohe qe asnji nuk i kundervihet,por perkundrasi,
    behen vegla te Politikave te dhunes e konflikteve ,,duke injoruar jeten !
    Dhe ne Shqiperi banda e shkerdhatave Politike therret per lufte ,ptuuuuuu
    fare e djallit ,qe do zhdukur nga kjo Bote ?

    1. E verteta says:

      Ke shume te drejte, po kujt t`i thuash me pare. Dalin disa dhe hedhin vetem helm pa kuptuar asgje nga e zakonshmja njerezore, nga ndjenja e paster, nga dashuria e paster. Pasioni dhe dashuria i çoi keta te rinj deri ne vdekje. Ndoshta e kishin zgjedhur dhe e kishin lene qe edhe ne jeten e pertejme do te ishin bashke. Nuk ka rendesi se ai eshte serb apo kjo boshnjake, eshte nje dashuri e vertete, e sinqerte midis dy njerezve te Zotit. O Zot çfare i ka bere dora kriminale e politike ketij njerezimi, e çfare i ben ende.

  2. taso kume says:

    Fondamentalizmi kristjan eshte me i eger e me qelbesira nga ai myslymani ,edhe se ka dale me shpejte si fe behet me e pa meshirshme ne konjuktura specjale ,prallat e SHekspirit shumzohen me zero ne kohe lufte dhe sidomos kur behen nen flamurin e fese.

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Qelbesh ere turku, ptuuuuu vrromiari……..

  3. Doktor Mortja says:

    Nje serb u vra!
    Gjithcka eshte mire!

  4. !!!! says:

    Dasëm në kohë të kolerës serbe interesin nacional serbi nuk e falë vranë politikanin e përmasave Euro Gjingjiçin vetëm se deshti të disa marrëveshtje me Bosnën dhe Kosovën Vuçiçi kë herë herë luhatej i çuan sinjalin se çfar e pret e kanë dënu Cvetkoviqin që nuk i ka bërrë rrezistencë të fortë Hitlerit kurse shqiptarët Ahmet Zogut i ngritin bustin dhe mos dhashtë zoti presidenti i tyre para çfardo armiku dhe rrethane të nënshkruan kapitullimin dhe ta shpallin president historik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje