Nga Baton Haxhiu
Veriu i Kosovës, problem që nga viti 1999, nga vrasjet dhe rojet e urës te ndarja dhe mbrojtja civile, nga djegia e pikave kufitare te vendosja e barrikadave, dhe nga marrëveshja për normalizim, te normaliteti që mungon. Që prej shpalljes së pavarësisë, komunat veriore kanë marrë mbi 134 mln euro, nga shteti që nuk e njohin, nuk e dimë sa kanë marrë në 10 vitet e para para pavarësisë. Leposaviçi 41 milionë, Zveçani 25 milionë, Zubin Potoku 26 milionë, Mitrovica Veriore 42 milionë. Brenda një dekade buxheti për shumicën prej këtyre komunave është dyfishuar, gjë që nuk ka ndodhur në komunat e tjera në Kosovë. Për më tepër në 2013 është krijuar Fondi Zhvillimor për Veriun, aty mblidhen të gjitha të hyrat publike, nga mallrat e importuara nga bizneset në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.
Deri në fund të vitit 2019 në të janë derdhur 15.6 mln euro dhe janë shpenzuar 11 mln euro në 29 projekte, 19 infrastrukturore në vlerë 8.3 mln euro. Më shumë se gjysma e këtyre projekteve sipas auditorit të përgjithshëm janë keqrealizuar, ose nuk janë realizuar fare. Për rrymën e veriut, paguante pjesa tjetër e Kosovës. Në 2017 gjykata themelore në Prishtinë rrëzoi vendimin e vitit 2012 të zyrës së rregullatorit të energjisë, që shton 3.5% të faturës të secilit konsumator për të paguar rrymën që harxhohej në veri. Pas këtij vendimi Kosova pati probleme me “ENCO” për shkak të tërheqjes së energjisë elektrike në mënyrë të paautorizuar nga rrjetet ndërkombëtare për ta furnizuar veriun duke ngadalësuar orët në krejt Europën.
Edhe problemet me ligjin janë të mëdha në veri. Nga kontrabanda në atë pjesë buxheti i Kosovës humbet nga 20-40 milionë euro vit. Vetëm 4.7% e serbëve të asaj pjesë i besojnë policisë së Kosovës, thuhet në një raport të 2019, të qendrës Kosovare të Studimeve të Sigurisë. As shqiptarët nuk ndihen rehat në veri. Sipas një raportimi medial të 2015 qeveria e Serbisë ka blerë mbi 350 shtëpi shqiptarësh. 120 vetëm në lagjen e boshnjakëve, llogariten që shqiptarët kanë shitur 60% të shtëpive dhe 50% të banesave në atë pjesë. Teksa shqiptarët ikën nga veriu atje investon Serbia. 14 mln euro për të ndërtuar 300 shtëpi në atë që e quan Lugina e Diellit, ku do të vendosen 1500 serbë. 10 mln euro në sistemin e ujësjellësit dhe projekte të tjera infrastrukturore.
Investime bëhen edhe në minierat veriore të Trepçës, ndërsa pjesa jugore raporton për humbje. Por jo për shkak se nuk ka pasur investime. Nga viti 2008 nga buxheti i Kosovës në Trepçë kanë shkuar 68 milionë euro, për pensionet e ish-punëtorëve 49 milionë euro. Në total nga buxheti i shtetit në 12 vite për Trepçën janë ndarë 117 milionë euro. Megjithatë Trepça vazhdon që të operojë me humbje dhe të jetë e paqartë e ardhmja e saj. Në periudhën 2012-17 e vetmja për të cilën ka të dhëna të sakta, Trepça ka punuar me 9.3 milionë euro humbje, në vitin 2016 kthehet në ndërmarrje aksionare, por vazhdon të operojë me humbje.
Sipas përllogaritjeve tani borxhet e kombinatit janë 8 mln euro. Vitin 2018 qeveria e shpalli vitin e Trepçës, por atë vit dhe atë pasardhës minatorët hynë në grevë se nuk marrin pagat, i njëjti skenar u përsërit edhe sivjet. Rrëfimi i lidhjes emocionale me Trepçën që nis që në 1989 e mban gjallë akoma Kombinatin me të njëjtat arsye, ato ekonomike nuk ekzistojnë.
Miliona euro të investuara në Komunat Veriore që edhe web faqet i ndajnë nga ato të zyrtare Kosovës dhe në ballinë vendosin flamurin serb nga ku ikin shqiptarët, investon Serbia dhe bën sehir Kosova. Miliona euro të investuara në Trepçë që gati cdo vit e mbyll me humbje dhe nuk arrin të paguajë as pagat e punëtorëve të saj që kërkon ndihmën e shtetit dhe nuk funksionon pa të dhe si suksese prezantohen raste të izoluara. Nëse suksesi duhet kështu, nuk do të doja ta shihja dështimin./abcnews.al
Analize e shkelqyer,veriu eshte nje gjyle e lidhur ne kembet e Kosoves dhe po e terheq poshte e me poshte ne gremine
Zotesia e politikaneve aty eshte te negociojne nje marreveshje per shkembin territoresh sa me te favorshem dhe te mbyllet kjo histori
Bravo Baton….
BRAVO MORAVA S. UND TE HEQESH AS NJE PRESJE VETEM NJE REGULLIM KUFIJSH DO TE QE ZGJIDHJE PERFUNDIMTARE PER BASHKIM TE GJITHE SHQIPETAREVE. KUSH DO STATUKUO DO VDEKJE PER SHQIPETARET.
E keni pushim sot?
E keni pushim sot? Po shkruajta nje koment dhe se di cu be
E keni pushim sot? Po shkruajta nje koment dhe se di cu be. Po ne fund te fundit dite pushimi eshte.
Baton, flamurtari i kembimit te teritoreve, i associaneve te Serbeve, ideatori i faljes se gjenocidit serb, je nje serbofil i vertete.
Abandonojeni kete fytyre te urryer anti shqipetare. Nuk duhet te flasi neper medjat shqipetare, eshte mbartes dhe zbatues i planeve me te erreta anti shqipetare ne Kosove, ne bashkepunim me Ramen , nen urdeherat e Vucicit, nje turp i pa pame, faqezi i pa nerv shqipetari, duhet te beje DNA, se ka shum shance te dale serb, ndryshe nuk ka mundesi qe ne menyre konstante te luje nje rrol kaq anti shqipetare. Tradhetaret kane vetem nje fund O baton Haxhiu, teshtrydhin deri ne fund si limon ato qe te kan vene ne sherbim, dhe ne fund te cojne ne halee.
Turp, haram buken e tokes shqipetare
@ Martin
Mua nuk me plas bytha pe Batonin. Bile nuk me plas bytha as per ty, sikur te mos kishe shkruar. Problemi eshte qe ti i ngjan nje thesi me plehra, qe mendon se je thes floriri. Ne thelb ti je nje enderimtar qe ben punen e Serbit. Serbet ne mase 99.99 perqint nuk e pranojne Kosoven si shtet te pavarur. Vuciqi me Co e dine kete dhe ju pelqen “patriotizmi” i Madh I Kurtit apo joti. Zaten ky patriotizem eshte platforme e UDBES per ti dhene serbeve te drejten se ne nuk duam bisedime. Serbet mondohen te fitojne kohe dhe praktikidht, bazuar ne mentalitetin tend i indoktrinuar nga spiuni Kurti, kane fituar terren ne problemin e bisedimeve. Une e kuptoj Kurtin qe i sherben platformes serbe(per mos arritjen e marreveshjes), por nuk kuptoj ty qe je nje hic. Nuk kuptoj ty qe kenaqesh me fjale te medha bombastike kur ato cojne ujin ne mullirin e Vuciqit. Une e di qe Kosova ka vuajtur shume dhe populli i Kosoves e ka te veshtire te kuptoje “bashkejetesen” me Serbine. Ne duma qe serbit ti “qime nenen”, por kjo eshte e pamundur. Ne duhet te bashkepunojme me Perendimin dhe Ameriken dhe te arrijme bashkimin kombetar.Ne… duhet te bejme shume… por asesi nuk duhet hiqemi “patriote” koti. Shkembimi I territoreve apo popullsise eshte variant me I mire per ne. Per mendimin tim, shkembimi eshte varjant edhe me i mire se “Asociacioni i Komunave Serbe”…Sidoqofte i dashur Martin, une nuk di ne se Batoni eshte spiun i Serbit, por une di per vete qe dua Kosoven dhe Shqiperine. Une urrej ata qe me qellim(si Kurti pershembull) punojne per Serbine dhe me vjen keq qe naïve si puna jote mundohen te shesin llafe patriotike per tu ndjere te “pranueshem” ne mjedisin ku jetojne. Zotesia or taj mik eshte jo te mburesh dhe te besh lista me deshira por te besh punen qe vendin tend ta nxjerresh ne prosperitet. Kemgengulja “per tja shkerdhy nonen Shkajit” eshte vetevrasje….eshe sic ai qe nuk shikonte ku vente, por e mbante kohen mbrapa dhe u godit nga treni… Shiko perpara i dashur mik, gjej zgjidhjet dhe haroji termat boshe te patriotizmit. ato jane thjeshte karemi i spiuneve per te kapur lirine e Kosoves.
Ne fakt serbet po e serbizojne veriun e Kosoves. Ne fakt po e marin. Aty administrata e shtetit kosovar nuk hyn dot.
Po ne lugineb e Presheves? Bujanoci dhe Medvegja e kane humbur tash 10 vjet shumicen e popullsise shqiptare. Edhe nja 10 vjet dhe e humbet edhe Presheva.
Kerkon kembim territoresh Batoni, Thaci dhe Rama.
Do behet ashtu si do Berisha , Basha dhe Vucic.
Serbia po mer veriun e Kosoves me popullim me serbe dhe blerje te shtepive te shqiptareve.
Ndersa Luginen e Presheves, me politikat qe ndjek Serbia, shqiptaret po ja dorezojne vete Serbise.
Shqiptaret po largohen cdo dite nga tokat dhe shtepite e tyre.
Pas 30-40 vjetesh nuk ka me ceshtje shqiptare ne Presheve. Aty nuk do te ket mbetur kembe shqiptari.
Dashka nderrim territoresh Thaci, Rama dhe Batoni. Cilin territor doni te nderroni? Territor serb me territor serb? Sepse territor shqiptar ne Serbi nuk do te kete me.
Faktet qe sjell Batoni dihen. Dhe ideja e shkembimit te teritorit prandaj ka lindur, qe kjo ceshtje te mbyllet dhe te dy vendet te merren me zhvillimin jo me sherret. Serbet dhe kosovaret kane aq histori te hidhura mes tyre sa veshtire te pajtohen, si mendon perendimi. Shkembimi i teritoreve eshte nje zgjidhje, mesa duket, e pranushme dhe nga serbet. Sasia e teritoreve qe do shkembehen jane afersisht te barabarta. Kjo do i jepte fund kesaj gjendje te pafund dhe do hapte perspektiva te medha per kosovaret. Shqiptaret qe e lidhin shkembimin e teritoreve me tradhetine, lozin politikisht. Interesante eshte kur ata thone se; shkembimi interitorevr do bente lemsh ballkanin. Nuk meren me interesat shqiptare po mendojne per te tjeret. Pika atyre. Ne fakt, ata duan karriket se nuk u plasi per kosoven.