Sëmundja: Manjola Nallbani tërhiqet në momentet e fundit nga Festivali i RTSH-së

21 Dhjetor 2020, 19:51Lifestyle TEMA
Sëmundja: Manjola Nallbani tërhiqet në momentet e fundit nga

Manjola Nallbani, nuk do të ngjitet në skenën e Festivalit të 59-të të Këngës. Nga 26 që ishin fillimisht artistët pjesëmarrës, tani në faqen e vet zyrtare, RTSH përmend 25 të tillë.

Ajo që do të mungojë do të jetë pikërisht Manjola, kënga e të cilës,  “Ora e jetës”, gjithashtu është fshirë nga kanali i Radio Televizionit Shqiptar në YouTube.

Arsyen e kësaj tërheqjeje, këngëtarja e shpjegoi për “Anabel”, duke theksuar se ajo lidhet me shendetin.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid.

Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, ka qenë shpjegimi i saj.

 

2 komente në “Sëmundja: Manjola Nallbani tërhiqet në momentet e fundit nga Festivali i RTSH-së”

  1. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    vajti 60 vjeç dhe do te kendoj akoma ne festival?

  2. Velo says:

    Të shkuara ti jenë këngëtares dhe shërim sa më të shpejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje