Zgjedhjet në Hungari, Manjani apelon ndaj Bashës, mikut të Orban: Merrni shembull të dashur opozitarë! Listë unike PD-LSI, s'ka rrugë tjetër

21 Dhjetor 2020, 10:52Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka komentuar lëvizjet e fundit politike që kanë ndodhur në Hungari duke bërë një krahasim me vendin tonë.

Manjani ka ndarë një status të shefes së opozitës në Hungari e cila bën të ditur se përballë qeverisë do të jetë dhe opozita në zgjedhje për të luftuar korrupsionin.

Manjani shkruan se kjo gjë i kërkohet të bëhet dhe nga opozita jonë e se duhet të marrë shembull pasi nuk ka rrugë tjetër.

Postimi i plotë i Manjanit:

Kjo është ekzakt lëvizja e duhur e një opozite ku ka përballë një të fortë.

Kjo është shefja e opozitës Hungareze. Orbani që qeveris pa skrupuj, shpesh edhe kundër BE, i diktoi opozitës një ligj zgjedhor që i ndalonte të bënin koalicion parazgjedhor.

Njësoj si Ed Rama. Por, ja përgjigja e opozitës Hungareze: Të gjithë në një listë kundër të keqes! Fiks kjo i kërkohet edhe opozitës sonë.

Jo një front me lista më vete. JO! NJË FRONT NJË LISTË! Kjo i jep fund përçarjes vrastare!Kjo i mbyll të gjitha hamendjet e supozimet.

Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në një betejë të madhe me një rregjim që po instalohet keq!

Ndaj, merrni shembull e mblidhni mendjen, të dashur opozitarë!

Ska rrugë tjetër. Vetëm një listë kundër të keqes. Kundër monizmit që po bëhet përditë e më i egër!

1 komente në “Zgjedhjet në Hungari, Manjani apelon ndaj Bashës, mikut të Orban: Merrni shembull të dashur opozitarë! Listë unike PD-LSI, s’ka rrugë tjetër”

  1. toni says:

    o ylli gomari ne hungari te gjithe kunder te keqes,,kurse ktu po thu te gjith te keqinjt bashk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje