Makeup artistja Merita Merja ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau gjithë eksperiencën e vështirë pasi infektimit me covid-19.
Grimierja e njohur tregoi se u infektua pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e ditëve.
“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.
“Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja.
Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tronditës gjatë përballjes me virusin.
“Babi më ka vdekur para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardh motra më ka thënë ca “po bën”. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo.
Grimiere Merita, ruaje trurin se një grusht me miza është.
Si ka mundesi qe neper tv del kjo ordinere,qe ka bere te 99-at?Si ka mundesi,kjo eshte akuzuar per prostitucion dhe del kjo injorante clasice?Si erdhi kjo kohe ku edhe mediat jane bere bordello me license.
Pse kush thote qe kan licence ?????