KED merr nesër vendimin për të, Peto: Kam dokumente për makinën dhe për katin shtesë, por s’dal t’i mbledh dot, jam me Covid

22 Dhjetor 2020, 20:20Kronika TEMA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është duke punuar për plotësimin e dy karrigeve të tjera të Gjykatës Kushtetuese. Një nga proceset më ta gjata, ka qenë ai ku garon noterja Sonila Bejtja si dhe pedagogia Zhaklina Peto.

Kjo e fundit ka shkuar disa herë në gjykatë për të kundërshtuar skualifikimin nga ana e KED-së, ndaj Këshilli nesër në mbledhje do të vendosë përfundimisht nëse pedagogia do të shkojë apo jo në tryezën e presidentit.

Zhaklina Peto foli për ABC News, dhe tha se e kishte të pamundur që të mbrohej këtë të mërkurë.

“Prej 19 dhjetorit jam konfirmuar si e infektuar me Covid 19 nga ISHP. Jam në karantinë. E kam të pamundur të dal nga shtëpia dhe të mbledh dokumente për t’ia dërguar KED-së. 

I kam njoftuar për këtë dhe ju kam kërkuar kohë. Nuk më është dhënë koha e duhur. Zotëroj dokumentacion se makina e blerë justifikohet nga të ardhurat e mia sipas të dhënave të tatimeve. 

Po ashtu, për pretendimin tjetër e ndërtimit të një kati pa leje, mund të siguroj dokumente se shtesa është bërë përpara se unë ta blija banesën. Por këto dokumente nuk mund t’i administroj tani që jam me Covid dhe në shtëpi”,- tha Zhaklina Peto.

 

5 komente në “KED merr nesër vendimin për të, Peto: Kam dokumente për makinën dhe për katin shtesë, por s’dal t’i mbledh dot, jam me Covid”

  1. paloqja i pd says:

    IK moj dos hajdute
    per ju po kerkojme ndershkim

    jo rehabilitim
    ju duhet zhdukur me rrenje dhe duhet te ju pjekim te gjalle
    gjith sistemin e korruptuar

  2. fatjoni says:

    Te shkuara zysha, merren me idjotesira te vogla jo shtesa jo budalliqe, nfund fundit ca kane qe grricen kur ske punuar asnjehere dhe asnjedite ne gjyqysor, ca po te hetojne??? ke nje jete qe punon. Suksese, sta heq kush dot meriten e zotesine tende.

  3. Toni says:

    PO PSE MOJ ZHAKLIN PETO PER TANI NE FUND E KE LENE ZOTROTE GRUMBULLIMIN E DOKUMENTAVE QE PROVOJNE PASTERTINE DHE NDERSHMERINE TENDE?!!??? PAK SI E TRASHE PER TU NGRENE ESHTE KY JUSTIFIKIMI ME COVIDIN QE NXJERR? BEN MIRE TE DALESH NE PENSION DHE LERE GJYKATEN KUSHTETUESE SE NUK ESHTE PER PRERJE SI TI ZHAK. HAP KRAHUN.

  4. aaaaa says:

    Sdo mend qe sdel dot,mbasi jeni mesuar qe parja tu vije ke dera.Qelbesira,jeni tall me gjakun e popullit.

  5. Like says:

    Pse mbas 5 vjetesh kujtohen kta per dokument shitblerje makine? Ndertim kati pa leje?? 90% e shqiptarve i ka pa leje shtepite!! Kush te jep leje.. leje kane pasur ose te korruptuarit, ose te pasurit. Fukarenjte s marrin dot as pronen e tyre!
    Puna eshte, se per njerzit e paster e qe nuk jane perlyer me politike kur nuk u gjejne dot pasuri i heqin menjane me broçkulla dokumentesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje