Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës në Bosnje rezulton me COVID-19

22 Dhjetor 2020, 18:54Rajoni TEMA

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, u diagnostikua të martën me pneumoni dhe koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Klinike Universitare në Banja Llukë, një ditë pasi Dodik u shtrua në spital “me të vjella dhe dhimbje në stomak”.

“Gjendja shëndetësore e Dodikut është stabile, ai ndjehet mirë dhe po merr terapinë e duhur”, thuhet në njoftim.

Zyra e Dodikut ka thënë më herët se ai ka dalë negativ në testin për koronavirus më 19 dhjetor.

Dodik, 61 vjeç, është testuar dhe vetizoluar pas takimit me një person të infektuar./REL

 

1 komente në “Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës në Bosnje rezulton me COVID-19”

  1. Koli says:

    Sa i qeshur eshte Like Pordha kur takon serb dhe grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje