Aderimi me bujë në Vetëvendosje, i një personi që ka tentuar të fusë në Kosovë një linjë të Islamit radikal të Lindjes së Mesme, si Mustafë Bajrami, i cili është përjashtuar me ceremoni nga Bashkësia Islame e Kosovës, bëri lajm, për arsye se ka rritur edhe më shumë tendencën jo laike të partisë së Albin Kurtit.
Mustafë Bajrami, një person kontraversial, i lidhur me qarqe të fuqishme financiare që nga Lindja e Mesme kanë sjellë në Kosovë botime e fonde pafund, është i njohur si qejfli i karrierës.
Madje ka lëvizur sa në një parti në tjetrën për 3 vitet e fundit. E ka nisur me AKR-në e Pacollit, për të kaluar në AAK-në e Ramush Haradinajt, e në fund ndalesa tek Vetëvendosja e Albin Kurtit.
E këtu bëri bujë pikërisht prezantimi i bujshëm që Albin Kurti i bëri një personi që nuk është as intelektual i spikatur, e as ndonjë politikan i sporvuar në territor.
Siç e ka thënë vetë Bashkësia Islame e Kosovës, kur e ka larguar Bajramin nga radhët e saj me akuzat e abuzimit me fondet, ai gradën Doktor i shkencave e ka fake dhe nuk rezulton një mendimtar real i teologjisë.
Në lëvizjen tek AKR e AAK, atij nuk ju bë ky prezantim i bujshëm, por Albini e bëri atë, thjesht sepse Vetëvendosje tashmë po plotëson plotësisht kursin e kthimit thuajse përfundimtar të lëvizjes së tij me origjinë laiko-ateiste, tek një parti të tipit boshnjak, pra një Stranka Demokratske Akcije në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Alija Izetbegoviç, politikani ikonë i boshnjakëve, i cili dhe u bë presidenti i parë i Bosnjë Hercegovinës, kauzën e besimit e ktheu në identitet të popullsisë muslimane në hapësirat e Jugosllavisë. Izetbegoviç formoi partinë e tij Stranke Demokratske Akcije(Partia e Aksionit Demokratik), e cila përveçse në Bosnjë krijoi degët e saj edhe në Sanxhak, Mal të Zi, Kroaci, madje edhe në Preshevë, parti që u themelua nga Riza Halimi, i cili u zgjodh dhe deputet në Parlamentin e Serbisë.
Në kohën e luftës në Bosnjë, SDA u kthye një grup i madh lobimi edhe për të shprehur solidaritetin me dhimbjet dhe krimet që u kryen ndaj popullit boshnjak prej makinerisë së Milosheviçit.
Edhe pse ky lloj modeli i një lloj islami politik u impleentua në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku jetonin boshnjakët që nuk kanë një identitet nacional të theksuar nga popujt sllavë, e pak në Preshevë, ku ka ndikuar edhe afërsia me Sanxhakun, në tërë trevat shqiptare në Jugosllavi, duke nisur nga Kosova, nuk pati nevojë për parti me linjë fetare, pasi shqiptarët dolën me çështjen e tyre nacionale, që ishte kauza dhe ëndrra e çdo shqiptari.
Lidhja Demokratike e Kosovës e Ibrahim Rugovës u kthye në magnetin politik të shqiptarëve në të gjitha hapësirat e trevave në ush-Jugosllavi.
Në Maqedoni doli Partia për Prosperitet Demokratik sërish me kauzë nacionale, në Mal të Zi: Unioni Demokratik i Shqiptarëve, por edhe në Preshevë më pas, Partia e Aksionit Demokratik u fokusua gjithashtu tek kauza nacionale, ku në të gjitha këto parti, logo ishte flamuri kombëtar kuqezi.
LDK e Ibrahim Rugovës, si inspiruesja e lëvizjes shqiptare, u distancua menjëherë nga grupet e interesit fetare që synonin të infliltroheshin në politike.
Kjo nuk do të thotë se ata u larguan, përkundrazi, ngaqë kishin edhe një mbështetje nga Beogradi, që dëshironte t’i jepte çështjes shqiptare një karakter fetar.
Por Rugova mbajti një distancim social permanent ndaj të gjitha grupeve, OJF-ve, qarqeve botuese që synonin të ngjiteshin tek lëvizja shqiptare.
Edhe në UÇK kanë tentuar të afrohen grupe të tilla por gjithashtu janë mbajtur larg, pasi sikur të kishte edhe një rast të tillë, do të minohej çlirimi i Kosovës nga Perëndimi.
Ndërkaq, edhe në Maqedoni, në fillim Nevzat Halili, e më pas i ndjeri Arbën Xhaferi e Ali Ahmeti, nuk i afroi qarqet shumë të fuqishme klerikale në popullsinë shqiptare atje.
Zoti në xhami e politika në Parlament-ishte deviza e Arbën Xhaferit, që e mbajti politikën shqiptare shekullare.
Edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit, u themelua si një kauzë nacionale më “radikale” se të tjerat, ku nuk pranoi flamurin e Kosovës, e si bazë kishte Bashkimin Kombëtar e flamurin kuqezi, si të vetmin simbol të saj.
Por në ecejaken e gjatë si një formacion majtisto-laik, e cila veproi si lëvizje proteste, nuk krijonte premisat e një shumice të elektorale, e këtu Albin Kurti kreu edhe kompromisin e madh, që theu kauzën primare të tij, atë nacionale.
Ndryshe nga Ibrahim Rugova, Albin Kurti u fut fuqishëm tek ajo klasë njerëzish që shikonin islamin politik si kauzë e shqiptarëve të Kosovës.
Njerëz që kanë ngritur “famën” vetëm duke sulmuar Skënderbeun, si Hysamedin Ferraj, u bënë deputetë të Vetëvendosjes.
Rreth vitit 2013, pikërisht kur u fuqizuan edhe lëvizjet për të dërguar edhe ushtarë në luftën e Sirisë, në Kosovë pati një aktivizim të madh të një pjesë të klerikëve për të krijuar një “islam politik”.
Hoxhallarë që instaluan kamerat në xhami dhe shpërndanin ligjerata në rrjet u bënë virale. Në këto ligjërata sulmoheshin të gjithë figurat e krishtera dhe laike shqiptare, si Skënderbeu, Nënë Tereza etij, e sulmoheshin gratë që sipas tyre po nëpërkëmbnin moralin.
Një nga këta klerikë, një hoxhë i Prizrenit, Irfan Saliu, i cilësoi vajzat shqiptare që kryejnë marrëdhënie seksuale para martese si “rruspije”. Deklaratë që sikur e zgjoi pak shoqërinë kosovare, që ishte topitur.
Alma Lama, gazetarja e njohur, e cila u zgjodh deputete e Vetëvendosjes në vitin 2013 nga Albin Kurti, me logjikën e rritjes së prurjes nga shoqëria në parti, kritikoi ndër të parët, duke e demaskuar klerikun në fjalë, por edhe atë fenomen që po përhapjen në Kosovë, e që shpërndahej kudo në rrjet.
Mirëpo Albin Kurti zgjodhi denigrimin e deputetes së tij, duke lëshuar zagarët e Vetëvendosjes dhe ushtrive të frikshme të xhamive me fjalët më të rënda ndaj Almës, thjesht sepse zgjodhi afrimin me grupin që synonte të hynte si pykë në politikë.
Por këtë “martesë” Kurti nuk e bëri kurrë hapur, por fshehtas, ngaqë shoqëria u zgjua nga qëndrimet horror.
Megjithatë, me anë të këtyre aleancave siguroi disa fitore zgjedhore, ku më e rëndësishmja është ajo e komunës së Prizrenit, si më e madhja pas Prishtinës.
Shtatorja horror e Skënderbeut dhe ajo e Adem Jasharit më pas u përkrahën e financuan nga komuna e Prizrenit, e sipas gjasave nuk ishin aspak një rastësi, por diçka më shumë.
Një nga miqtë e aleatët më të fortë të Albin Kurtit në rajon është Sulejman Ugljanin, ish-kryebashkiaku i Novi Pazarit dhe kryetari i Stranka Demokratske Akcije të Sanxhakut.
I cili në faqet e tij sociale promovon shpesh Sali Berishën, që nuk dihet se pse, ndërkohë që pak kohë më parë mori pjesë në një aktivitet në Guci, ku ishte prezent edhe Ilir Meta, të cilin Ugljanin e përshëndeti në gjuhën shqipe.
Sulejman Ugljanin ishte edhe para pak ditësh në një aktivitet së bashku me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, ku u përurua një grup i përzgjedhur i intelektualëve të Mitrovicës, ku në listë ishte edhe Xhafer Deva, njeriu i masakrës së 4 shkurtit në Tiranë dhe nuk ishte vendosur kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Dr. Bajram Rexhepi.
Flm….. (jo kurrizperthyeri) per informacionin, shqiptaret kane nevoje se shpesh harrojne…….
Albin Kurti është një tradhtar i veshura më petkun e një patrioti, ky dhe Salo janë puntor të shkjaaaut.
Shkrim informativ. Eshte bere lufte e madhe per ta dhpetuar kosoven nga fundamentalizmi islamik. Kjo u arrit fale nderhyrjes amerikane, para sulmieve mbi serbi. Islami investon shume per ti pasur kosovaret dhe gjithe shqiptaret bastionin e vet. Albin Kurti duhet te nderroje kurs perndryshe do largohet nga politika. Ne shqiperi ai nuk ka shanse te futet si mendon ai.
Per mendimin tim,Albin Kurti,nuk fiton ne zgjedhjet e ardhsheme per tre arsye; (ka me shume,por po ndalem te keto tre). E para se ai eshte kundra SHBA dhe Evropes,pro me Serbet.
E dyta, ai eshte perçares i popullit te kosoves dhe te Shqiperise,kur te gjithe punojn per integrimi midis dy kombeve,Shqiperi-Kosove.Pra eshte i paafte te bashkoi kombin shqipetar.Ndan dhe bene lufte kundra te krishtereve.Ka kthyer syt nga Islamiket si Sali Berisha.
E treta,-Ai eshte bythe e breke me Sali Berishen dhe Ilir Meten.Te gjithe ata qe kerkojn keshilla dhe mendime nga keta dy njerez kriminela dhe antishqipetar,perfundonìjne ne koshin e plehrave.Edhe Kurti atje do perfundoi.
dy rrugë ka për të penguar formimin e një shteti shqiptar në ballkan. denigrimi i atyre që përpiqen për këtë qëllim ose si komunistë(që nuk pi shumë ujë), ose si islamist.
për të formuar këtë akuzë (e cila u përdor edhe nga serbia kundër uçk-së),i janë vënë punës në bodrumet e financuara nga lobi grek.
albini është shqiptar. këtë nuk honepsin dot ata që e luftojnë. mundohen të gjejnë kleçka të paqena. në ligjërimin e tij albini ka patur gjithmonë frymë kombëtare. asgjë islamike. thjesht nuk kanë ku ta kapin. nuk ka dosje korruptive. vetë[m se idetë e tij kombëtare shkaktojnë probleme në beograd e athinë. kështu që veglat e tyre në tiranë kanë marrë urdher të hidhen në sulm. akuzojeni si islamik se kjo pi ujë në opinionin publik. paçka se e ka gruan të krishterë norevegjeze.
një tjetër rrugë për ta sulmuar është ta paraqesin si zgjatim të kriminelit proserb sali berisha. si mund të jetë albini i shqipërisë së madhe njësoj me saliun e përplasjeve krahinore ,vetëm tema e bazes e di!
tema ,që mbështet hapur partinë jugosllave ldk, e cila është partia më pranë berishës,me projekte antikombëtare të kombit kosovar!
nuk mund të qëndrojnë afër njeri tjetrit përçarësi proserb berisha,me atdhetarin shqiptar kurti!
prandaj tema,sa më shumë ta godisni ju, dhe të tjerë të ngjashëm me ju që keni dhënë prova se jeni kundër interesave kombëtare shqiptare,aq më shumë fiton pikë kurti
Nji shkrim paçavure , i shkruar qellimisht per te sulmuar muslimanet dhe per te fshehur deshtimet dhe tradhetit kolosale te ” laikeve” ,duke permbledhur ngjarje qe skane te bejne me njera tjetren dhe duke trilluar si bejn konspiracionistet e rethit katror ne top qenef!
Envet hoxha per ti mbajtur moralin lart popullit te izoluar
Tregonte si po i luftonte turqit ,dhe komuniteti katolik ishte me i percelluari , sot ate makineri propagande po e perdorin ateisto dhe kripto krishteret per karshillek apo per te sulmuar muslimanet medemek per rezikun e “islamit politik”
Dhe aq me teper perpiqen ta sjellin sikur serbia esht mbeshtetesja e kryesore e “islamit politik” dhe kujtojne se duke perfshire serbine duken me te besueshem!
Miro po serbia ishte mbeshtesja kryesore e komunizmit dhe komunizmi i shpartalloi shqiptaret duke i zhveshur nga çdo vlere qe kishte ky popull, serbia i rrenjet thelle ne politiken 30 vjeçare post komunizem ne shqiperi ,!
Dhe ku esht rezultati pas 100 e kusur vetesh shtet , zogu kishte mundesite te hidhte themelet e nji shteti po çfar beri ?
Filloj me vrasje e me vjedhje e duke shit teritore ,Enveri kishte 50 vjet kohe te zhvillonte kete shtet ,po çfar beri ??
Beri ate qe edhe serbet ndoshta do kurseheshin ,vrau me mjira ,burgosi me mijra , internoi me mijra dhe varferoi miliona !
Serish Saliu e kishte mundesine te bente nji shtet shembullor ishte koha e duhur qe shqiptaret te ndertonin nji shtet, !
Po çfar beri ??,v)vrasje ,urejtje ,vjedhje ,plaçkitje ,tradheti ,rrenim!!
Dhe pas gjith ketyre tmereve dalin ca te pa fytyr dhe u hedhin fajin musliamneve !
Epo muslimanet kan 100 e kusur vjet qe i kane qendruar larg pushtetit duke mare mbi vete pergjegjësine te osmaneve dhe te familjeve qe drejtonin vilajetet shqiptare ,!
Pra boll i kane qendruar larg ,esht koha te kerkojne pushtet dhe tu japin nji ndeshkim historik te gjith plehrave qe kan shpartalluar ket popull.
Vetvendosja eshte kthyer ne parti fashisto-islamike me ne krye Kurtin e Osmanin. Po e moren pushtetin keta, Kosova do kthehet me keq se Bosnja. Shqiperia duhet ti mbaje larg keta sharlatane dhe ate traun nga rruga e kombit duhet ta vendosin ne Morine, se boll probleme do na sjellin xhihadistet apo xhonturqit e rinj te politikes nga Kosova.
Ke te mbaj me pare larg Shqiperia ,,Janullatosin…apo Vuccicin.
Kam vite qe ia u shkruaj ne komente. Pse u kujtuat tani qe u be muti mullar? Tani bejini shurren bahçes. Serbet po korrin fitoret e para. Si gjithmone me ndihmen e vyer te shqiptareve.
Cdo dite qe kalon nxjer ne shesh fytyren e qelbt te Albin Kurtit,nje kariierist deri ne extrem,eshte gati ti ver zjarrin ketej dhe matan kufirit qe te realizoj qelliimet e tij.Thjesht kopje e Sali Berishes!