Mediet gjermane: Albin Kurti heq dorë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovën

23 Dhjetor 2020, 12:10Rajoni TEMA

Mediat gjermanishfolëse i kushtojnë vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e qeverisë së kryeministrit, Avdullah Hoti ishte antikushtetuese.

Gazeta e njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ nën titullin “Zgjedhje të reja në Kosovë”, shkruan, se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie, kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh”, shkruan FAZ.

Kurse gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit” thekson, se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja. “Këtë moment e pret Albin Kurti që nga marsi. Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të hënën për zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. Ato mund të sjellin sërish në pushtet, Albin Kurtin dhe partinë e tij ‘Vetëvendosje’.”

Gazeta gjermanishtfolëse zvicerane i kushton vëmendje transformimit të Albin Kurtit si politikan. “Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje.[…]Etnonacionalizmi e bënte atë për shumë diplomatë të huaj si persona non grata.[…]Por gjërat ndryshojnë: Para mocionit të votëbesimit kundër qeverisë Kurti, Gjermania, Franca edhe Zvicra neutrale madje, i bënë thirrje parlamentit të heqin dorë nga mocioni. Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar.[…]Ky ndryshim vihet re në stilin politik. Vërtet Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse pyetet për këtë, ai thotë, se qytetarët do duhet të kenë të drejtën për të votuar për një çështje të tillë.”

“Neue Zürcher Zeitung” shkruan se “Kurti në një mandat të dytë do ta drejtojë fokusin tek temat e brendshme politike. Krijimi i vendeve të punës dhe luftimi i korrupsionit e klientelizmit do kishin prioritet, thotë ai, por jo dialogu me Serbinë. Megjithatë ai ka kërkesa të qarta për Beogradin. ‘Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën’. Aty është e sanksionuar se Kosova është është pjesë e territorit shtetëror serb.”[…] BE dhe SHBA në të ardhmen duhet të flasin me një gjuhë për këtë çështje. Nën qeverinë e re të Joe Bidenit kjo mund të arrihet”, analizon “Neue Zürcher Zeitung.

Edhe gazeta tjetër gjermane “taz” nënvizon se në Kosovë po kërkohen zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli zgjedhjen e qeverisë Hoti nga parlamenti si të pavlefshme. Një deputet nuk kishte të drejtë për votim. “Ky politikan ishte në momentin e votimit i dënuar me dënim që kishte hyrë në fuqi për shkak të korrupsionit. Në fund të shtatorit ai filloi vuajtjen e dënimit për të cilin ishte penalizuar”, shkruan “taz”.

13 komente në “Mediet gjermane: Albin Kurti heq dorë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”

  1. Bashkim says:

    NUK KA DASHUR NDONJEHERE BASHKIM TE KOSOVES ME SHQIPERINE E BENTE VETEM PER VOTA
    NE FAKT DO TA BAZHKOJE ME SERBINE NE KEMBIM TE BEHET PRINC I KURORES NGA SERBIA.

    1. Meritoni says:

      Normal,prandaj do fitoj 60%te elektoratit.
      Cili trushperlar desheron te jetoj ne NARKO SHTET?
      Ne Narko kulturè?

  2. Papi says:

    I gjithe perendimi me kurtin i vetmi me certifikate pastertie andej e ketej kufirit
    Titullit i pini lengun
    Ai nuk thot do e bashkoj por do bejme referendum pra jo lesh po qime
    Por do beje shume te tjera do tregoi marrveshjet e pista me serbine te politikes kosovare por edhe te tiranes do heqi qafe monopolistet e importit dhe ppp, qe kur ta krahasojme me socialistin rama ky i fundit do duket me djathtist se tramp

  3. Viola says:

    Tani e paska te sigurt fitoren.Gjithe lemshin qe kamberthyer shqiptaret ketej dhe andej kufirit e kemi peshqesh nga politika e deshtuar e MerkelitTe mos harrojme se perfaqesues te partise se saj kane marre pjese hapur ne fushatat e PD.

  4. saimir says:

    Mos, sa qenka merzitur ai kaptin mucmolla e kesaj gazete.

  5. Timi says:

    Nuk heq dorë nga bashkimi me shtetin amë Albini, vetëm ka ndërruar strategji. Çdo gjë ka kohën e vet.

  6. Fatossi says:

    Sa te jet Ramoviqi me sufllaxhinjet e tij dhe me narkobandat kriminale as qe behet fjale per bashkim, Ramski e do bashkimin me Vuqiqin dhe Janullen

  7. Respekt! says:

    Meriton ke shumë të drejtë
    të gjithë jemi të frustruar nga ky mut shtet që
    lejon edhe horrat e fshatit pa futur brenda ………

  8. Iliria e bashkuar says:

    Dhe ju kermat e Europes kenaqeni qe mos te behet bashkimi. Po gjermanet perse u lejuan te bashkohen ? Do vi dita qe iliret do te bashkohen edhe pse vrasesit jane europianet, pervec serbve dhe gregeve. Ju pjerdhsha shkollat dhe edukaten tuaj.

  9. Ashtu Kot says:

    Albini eshte nje figure e dyshimte jo vetem per biografine e tij por edhe per konfliktet e interesit. Per biografine e tij eshte folur shume dhe une cuditem se si ai vazhdon te kete mbeshtetje ne Kosove. Me sa duket vertet Kosova eshte nje shoqeri e prapambetur qe nuk mendon por niset nga fjalet qe degjon. Shqiptaret e Kosoves, cuditerisht jane si me bashkimin ashtu dhe jo bashkimin tone kombetar, mjafton qe kete ta thote Albini. Kjo tregon se Serbi i ka njohur mire keta kokebosha qe pasionet e veta vene para mendjes…
    Le te flas edhe pak per garancine e tij per te qene udheheqes shqiptar. Ne tere boten personat ne konflikt interesi me vendin e tyre nuk mund te kene pozicione te rendesishme si ne politike ashtu edhe ne shtet. Kurti e ka gruan Norvegjeze dhe po ashtu femijet e tij kane nenshtetesine Norvegjeze. Pyetja qe shtrohet eshte qe ne rast se Kurti behet Kryeminister a do mbroje ai interest e Kosoves apo te Norvegjise. Gjithe bota keto konflikte ineresi i ka zgjedhur me kerkimin qe u behet ketyre personave “garancia” se ata nuk kane konflikt interesi me vendin e tyre. Po ju kujtoj ketu se si Trampi i kerkoi Obames certifikaten e lindjes vetem e vetem per demagogji ne se Obama kish lindur ne Amerike. Po ashtu edhe ne tere vendet e botes nuk mund te jesh Kryeminister, Minister, President apo ne vende te rendesishme ne se ke konflikt interesi. Kurti, sipas psikollogjise boteror do luftoje per interest e familjes se vet, para interesat e tij si individ apo shqiptar. Kjo direkt e skualifikon ate te jete udheheqes shqiptar. Ne thelb gjithe keto kethesa te Kurtit ne qendrimin mbarekombetar, tregojne se keto gjera pet te jane vrima e fundit e kavallit. Ai thjeshte perpiqet sic perpiqet nje qytetar i huaj per te nxjerre perfitimin maksimal nga vendi ku po punon. Thjesht per freskim te trurit te trash shqiptar kujtoj ketu se si Serbet na kane komanduar vazhdimish ne Kosove nepermjet dhendureve te vet. Me sa duket jemi ne vet shqiptaret qe diskriminojme vehtvehten, sikur nuk kemi te tjere shqiptare te paster qe te na komandojne. Na pelqen ne pak gjaku i huaj qe te permirsojme gjakun tone te prishur. Turp dhe per faqe te zeze! Ne Kosove dhe ne Shqiperi urgjentish duhet te miratohet ligji I “konfliktit te interesit”, ku te ndalohen me ligj per poste te rendesishme burgaxhinjte, spiunet, hajdutet dhe gjithe te tjeret qe nuk kane konflikt me shqiptarizmen. Vetem ne Kosove dhe Shqiperi mund te besh politike me “Bashkimin Kombetar”. Turp per faqe te zeze! Tere vendet e botes luftojne te zgjerojne influencen dhe territoret. Ne shqiptaret luajme me shqiptarizmen, sips oreksit te Albin Kurtit. Turp per faqe te zeze!

    1. katarakti says:

      “Kot” e paske nikun dhe kot fare edhe qënke. Kurti ka gjithë të drejtën e botës të bëhet kryeministër, pavarësisht se e ka gruan norvegjeze. Gjithë princat shqiptarë në Shqipëri dhe Europë gratë i kishin nga vende të huaja. Ish – ministrja e jashtme e Amerikës Madellejn Ollbrajt ka lindur në Hungari, ministri britanik drejtësisê ka lindur në Indi etj etj. Pra ia ke futur si kau pelës. Albin Kurti do të provohet vetëm kur të vijë në pushtet. Se nuk shkon me Edi Ramën kjo nuk do të thotë se duhet ta shpallim armik të kombit!

      1. Ashtu Kot says:

        @katarakt.
        Ti katarakt ke rene ne dashuri me Kurtin dhe na thua se ai ka gjithe te drejtat per tu bere Kryeminister.
        Kurti, or mik, nuk eshte se pse eshte martuar me nje Norvegjeze, por pse ajo nuk jeton ne Kosove dhe nuk ka nenshtetesi Kosovare. Ajo duhet ose te heqi nenshtetesine Norvegjeze ose ate Kosovare. Persa i perket femijeve eshte turp per Kurtin qe u ka dhene neshtetesine Norvegjeze, kur ai mendon te jete “mbret” i Shqiptareve. Po keshtu eshte edhe problemi me femijet e Kurtit, qe nuk jetojne ne Kosove, por ne nje vend te huaj.
        Shembulli yt me M.Ollbrajt nuk qendron. Ajo eshte me residence ne Amerike dhe nuk ka nenshteesi Hungareze. Ajo ka vetem nenshtetesi Amerikane. Ligji Amerikan nuk njeh nenshteesi te dyte. Kjo behet ne rradhe te pare te mbrohen Amerikenet dhe eshte edhe garanci se ata do punojne per Ameriken.
        Dallimi I dyte eshte se per President ne Amerike duhet patjeter te kesh lindur ne Amerike. Trampi jo pa qellim i permente Obames qe te tregonte certifikaten e lindjes. Pra or katarakt, ndryshe eshte per nje minister dhe ndryshe eshte per presidentin. Per Presidentin kerkohet me shume “garanci” se sa per nje minister…
        Edhe Melanija eshte Sllovene, por femijet e saj jane Amerikane dhe ajo nuk ka nenshtetesi Sllovene. Te gjithe ne Amerike vine nga vende te tjera, por ata nuk kane nenshtesi te tjera, sepse ligji Amerikan nuk njeh dy shtetesine…
        Edhe zevendesja e Bajdenit i ka prinderit te huaj. Babai eshte nga ishujt ne Amerike dhe e jema nga India. Thelbesore eshte qe zevendesja e Bajdenit nuk ka nenshtetesi tjeter vec amerikane…
        Qe te mos zgjatem thjeshte po theksoj perseri qe kuvendet e Kosoves dhe Shqiperise duhet te miratojne ligjin per “garancine” politike dhe shteterore per politikanet qe pretendojne per pozita te larta. Sigurisht qe per Presidentin dhe Kryeministrin kerkesat te jene njelloj si ne Amerike. Atyre nuk duhet tu lejohet qe familja e tyre te jetoje jashte Kosoves apo Shqiperise. Kjo nuk eshte duskriminim por ceshtje zgjedhjeje. Po do te jesh Albin dhe Kryeminister duhet te kesh garanci shqiptare dhe jo garanci norvegjeze.
        Gjithe vendet ne bote i kane keto garanci. Kjo vecanerisht eshte e domozdoshme per ne Shqiptaret ku spiunet e Serbit dhe te Grekut bejne politiken tone te jashtme dhe te brendeshme. Vecanerisht eshte e rendesishme qe personat qe kane qene ne burg apo me probleme hajdutlleku apo kurverie, te mos aplikojne per poste te rendesishme….
        Ky eshte mendimi im or katarakt sepse mua as me plasi bytha per individet. Une shikoj qe Albini ka qene ne burgun serb, apo eshte denuar edhe nga gjykata kosovare per “terrorizem” dhe po behet Kryeminster. Vetm kaq eshte per te rene kambanat e alarmit. Ti do me pergjigjesh dhe do me thuash ne se Albini “e lagu, ose se lagu”, por per mua puna eshte fare e thjeshte: Ai nuk ploteson kushtet per Kryeminister….
        Ka Kosova djeme te tjere qe as kane qene ne burg dhe jetojne bashke me familjen ne Kosove per tu bere Kryeminstra dhe Presidente. Spiunet, rrugacet, burgaxhinjte kurvaret jane per tu edukuar dhe jo per te na dhene ne “trute e gomarit”….Ceshtja shtrohet ne se ne duam te jemi shqiptare dhe te kemi shtetin tone apo hajdutet, spinet, kriminelet dhe “te huajte” nga Hollanda apo Norvegjia te bejne shtetin shqiptar. Me vjen keq per ty katarakt qe do kete te dytin….Shpresoj se me keqkuptove ne shkrimin e pare dhe ky I dyti do te te qartesoje se cmendoj une…

  10. rexha 10 says:

    SHIKONI KURE TA SHKARKOJE NE AJER AMERIKA .HEREN E PARE E ZGJATI 2 MUAJ KRYEMINISTER ,PORE KESAJE RADHE NUKE KA PER TI ZGJATUR ASE DHE 3 JAVE.ME DUKET SI NJE DEZIDENTE I RI QE KERKON VETEM POLTRONE(karrike)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje