U prek nga koronavirusi, Bujar Qamili kalon në koma?!

23 Dhjetor 2020, 18:22Sociale TEMA

Bujar Qamili është prekur nga COVID-19, thotë Euronews Albania. Këngëtari, sipas të njëjtës media, është transportuar për në Itali për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se këngëtari prej dhjetë ditësh ndodhet në Itali, ndërsa gjendja shëndetësore e tij raportohet e rënduar. Disa media të tjera thonë se ai kaloi në koma, por tashmë ka dalë prej saj.

Kur të gjithë u mbyllën në shtëpi për shkak të Covid-19, këngëtari Bujar Qamili zgjodhi të bënte të kundërtën.

Ai këndoi këngë popullore për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës, duke përcjellë mesazhe shprese për qytetarët, të cilët ndiheshin tepër të frikësuar nga pandemia.

Këngëtari në muajin prill tha se ishte hera e parë në jetën e tij, që performonte në shesh pa praninë e spektatorëve, të cilët, për shkak të izolimit nga COVID-19 e ndoqën Bujar Qamilin dhe e duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive.

9 komente në “U prek nga koronavirusi, Bujar Qamili kalon në koma?!”

  1. Sherim te shpejte! Jemi prane Jush.

  2. Publius_Varus says:

    Zoti e shpetofte.

  3. Burgajeti says:

    Uroj sherim te shpejte!

  4. !! says:

    Uroj t’ bahesh ma mire .

  5. Gjakova says:

    Sherim sa me te shpejte, se pastaj nuk ka kush te na kendoj melodi serbe me fjale shqip.

  6. mirel drejtesia says:

    Zoti e shpetofte

  7. mirel drejtesia says:

    Zoti te shesrofte !

  8. Doktor Mortja says:

    Sali Berisha, Bujar Qamili e Ciljeta sollen ndryshimin!
    Pa keta nuk do jetonim ne kete tallava!
    Zoti i shpetofte shqiptaret!
    Ndoshta ky korona virusi do ndikoje ne qarkullimin e gjakut ne tru!

  9. Rastesisht kisha ndezur radion e makines ku p shkoja ne pune ketu ne itali dhe kisha mare ne makine dhe nje djale nga Bangladeshi .... says:

    …qe ishte ndihmesi im , papritur filloi kenga e Bujar Qamilit dhe menjehere djali nga bangladeshi tha se keto kenge i kemi ne ne bangladesh me te njejten muzike .Me erdhi turp dhe i thashe se nuk eshte kenge shqiptare. Islamizmi ka shkateruar e bastarduar kulturen tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje