“Mos e gjykoni vendin tonë”, shkrimtarja shqiptare letër të hapur në mediet italiane pas ngjarjes horror me çiftin Pasho

23 Dhjetor 2020, 09:35Sociale TEMA

“Mos e gjykoni vendin tonë”. Është ky apeli që bën shkrimtarja shqiptare Denata Ndreca në letrën e saj të publikuar në gazetën prestigjioze “Corriere Della Sera”.

Ky shkrim vjen si një lloj peticioni dhe thirrje për të pavërtetat e shkruara së fundmi për popullin shqiptar, duke u nisur nga rasti i çiftit të bashkëshortëve trupat e të cilëve u gjetën në katër valixhe.

Bëhet fjalë për çiftin Pasho dhe ngjarja e rëndë është zbuluar në Firence ku edhe Denata jeton prej vitesh. Disa nga mediat italiane kanë abuzuar me shkrimet e tyre duke e cilësuar këtë ngjarje si pjesë të kulturës dhe traditave shqiptare.

Ndaj për këtë arsye Denata i ka drejtuar një letër kryetarit të bashkisë Nardela. Prej vitesh Denata është e angazhuar me çështjet e të drejtave të njeriut dhe po ashtu bashkëpunon me gazeta të ndryshme në Itali.

Në një lidhje skype për “Wake Up”, Denata tregoi shqetësimin e madh që i kanë krijuar komunitetit shqiptar në Itali këto lajme.

“Është një damkë për komunitetin tonë. Problemet e komunitetit tonë nuk mbarojnë kurrë, siç nuk mbarojnë problemet e njerëzit. Por kur i shtohen edhe gjëra të tjera, situata rëndohet. Të hidhet çdo gjë poshtë për komunitetin shqiptar nuk është e drejtë”, theksoi ndër të tjerat ajo.

Letra e Denata Ndrecës

Nuk është hera e parë që flitet për popullin shqiptar, por kur e shkruan media është e pa pranueshme. Jemi të varfër, por me tradita dhe kulturë të pasur. Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer komunitetit tonë. Eshtë bërë një sinjalizim të gjitha gazetave të Toscanas që të mos flasin pa baza dhe të mos cënojnë të tjerët.

Nuk mund të lidhin “besën” me “mafian shqiptare”. Para se të flasësh për një vend duhet të informohesh mirë. Unë respektoj vendin ku linda si edhe vendin ku po jetoj. Firenze është një qytet i mrekullueshëm, por i vështirë kohët e fundit.

Komuniteti shqiptar njihet jo vetëm për drogën e krimin, por edhe për shumë njohuri, djersë e lodhje. Për këtë gjë mendoj se krimi i valixheve nuk duhet lidhur me traditën shqiptare. Kur flitet për një komb fjalët duhen matur mirë. “Besa” për shqiptarë është një fjalë e vjeter sa malet tona.

16 komente në ““Mos e gjykoni vendin tonë”, shkrimtarja shqiptare letër të hapur në mediet italiane pas ngjarjes horror me çiftin Pasho”

  1. paloqja i pd says:

    Ti paske bere thirrje por duhet ta degjosh ish president,dhe ish kryeministrin
    Salih serbin cfare thote qe kanuni eshte kushtetuta e jone
    ajo vajza qe vrau dy te ndjeret u rrit ne kohen kure sali kerma mori pushtetin
    dhe ne vend te shkollimit i mesoj njerzit se si te vrasin,vjedhin dhe mashtrojne
    ky ka qene prisi yne ne keto tre dekada
    por si duket fundi tij eshte afer

    1. Juli says:

      Bravo . Jemi në një mëndje

  2. Suksese te metejshme says:

    Lere se e paske qare fare…! Po nje paragraf me teper a nuk shkruaje dote se cfare krimesh monstruoze italianet kane bere e bejne gjithashtu dhe a mos duhet ti veme ndonje damke italjaneve si komb? Te gjitha kombet kane plerat e tyre. Kaq te kishe shkruar! Pfff!

    1. Metalurgu says:

      Profesoret boterore te krimeve makabre ndodhen pikerisht aty ku shktuan “shkrimtarja Ndreca.

  3. mik says:

    Po italianet qe murosen shqiptarin ?!
    Po te ishte per gjykime rreth krimeve makabre nder njerez, historia boterore ne shqiptaret na ve ne rradhe te fundit.

  4. k says:

    Ka të paktën 30 vjet që në Itali,shqipatarët dëgjohen vetëm për prostitucion,vrasje,vjedhje,drogë,mafje,maskaralliqe,mashtrime etj.
    Ju mendoni se me thirrjen tuaj të njëanëshme, do ndryshoni mendimin që opinioni publik ka përforcuar gjithë këto vite ?
    Pasojat më të rënda të këtyre ndyrësirave,i vuajnë pjesa më e madhe e shqiptarëve të ndershëm që robëtohen nëpër punëra
    të rënda për të jetuar me dinjitet dhe krijuar një të ardhme më të mirë fëmijëve dhe familjeve të tyre.
    Sa për nivelin tuaj mediokër dhe mesjetar të “besës”,”Stendiamo un velo pietoso” sul argomento.
    Kjo shpreson ti bëjë vetes pak publicitet mos shesi ndonjë paçavure nëpër gazeta.
    Si shqiptar që jetoj në Itali shumë vite para zonjës së “besës” së leshit pacurrit,nuk ndjehem aspak i prekur nga kriminelët
    shqiptarë në të dy anët e adriatikut sepse nuk kam asnjë të përbashkët me ta.
    Urrej dhe dënoj maskarejt dhe delinkuentët qofshin edhe të afërmit apo njohurit e mi dhe nuk kërkoj në asnjë mënyrë ti justifikoj
    me shprehje se “jetonin në varfëri”,”kishin probleme familjare”,apo se “kishte fëmijë të vegjël.
    Justifikimi është më i keq se bashkëpunimi.

  5. tropoja says:

    pastri noj shpi ti atje merr noj lek lej letrat higjenike

  6. Goni says:

    Duhet reaguar kunder pergjithesimeve te gazetave dhe amalgamit krim-kulture shqiptare. Per kete jam dakort. Por duhet edhe perpunuar pergjigjet, jo vetem emocionale, por te argumentuara. Kjo lloj pergjigje eshte nga ato qe i shkojne per shtat te majteve me zemer te bute qe hiqen si mbrojtes te shtresave te ulte, gje qe pikerisht kjo leter tregon: nivel i thjeshte mendor.
    Se pari, kultura e popullit tone nuk pranon te thuhet :jam i varfer:. Ai qe e thote s’ka respekt per veten. Se dyti, nuk jemi te varfer. Si kudo ka 10-20 % e popullsise qe jeton thjesht ose ne varferi ekstreme, por rreth 80% e popullsise ka nje jetese korrekte. Pra shifra 80% e largon Shqiperine nga lista e vendeve te varfra. Sot gati cdo familje shqiptare ka te pakten nje shtepi, nje veture, nje telefon celular, i con femite ne shkolle me arsim dhe shendetesi falas, ka leke sa per te blere ushqimin qe mund te jete shume korrekt sepse i bazuar ne fruta, perime, veze qumesht etj qe jane te shendetshme dhe te lira. Ku eshte varferia?? Stop me mendesine e te qenit i varfer dhe kerkeses se meshires si i varfer. Jemi nje popull me nivel korrekt jetese, qe ka nje cilesi jete krejt te konkurrueshme me ate te familjeve europiane, aq me teper per shkak edhe te gjeografise se mrekullueshme shqiptare, menyres se jeteses dhe cilesise se sherbimit.

  7. rexha 10 says:

    Zonja DENATA;KETU NUKE PO FLITET QE SHQIPTARET JANE TE GJITHE VRASES ,SIKURSE NE ITALI ,APO KUDO NE VENDETE E EUROPES JANE TE GJITHE TE MIRE.PORE KURE NJE KRIME I KALON DIMISIONET E MAKABRES,,d m th QE NUKE MJAFTON VETEM TI MARRESH JETEN TJETRIT ,PORE TA COPTOSHE NE MYNYRE QE TE MOSE E VENDOSESH NJE PLLAKE GURI ,SEPSE I MUNGOJNE PJESET E TRUPIT.DHE KURE TE MUNGOJNE PJESET E TRUPIT ,NUKE PREHESH NE PAQE.KETA KANIBALE ,EDHE PSE GJEJNE MOTIVET E DOBTA PER TA BERE KRIMIN ,NUKE MUNDET TE JENE KURRE NOORMAL.PRANDAJE KRIMI QE KRYHET KA NJE EMER ,DHE JO ETNI.
    A PO I SHIKONI C’DO DITE QE EDHE NE ITALI PO NDODHIN NJGARJE TE TILLA,DHE INFORMACIONET NGA GAZETARET NUKR PO MUNGOJNE ,BILES PO BEJNE EDHE GJYKIMIN E NJERZEVE QE KRYEJNE KRIMET.
    SHOQERIA SHQIPTARE DUHET TE SENSEBILIZOHET ME AKTET E GAZETAREVE ITALIAN.PO PER ALBERTO GINOVEZIN C’FARE MUNDE TE NA THUASH?????KU GAZETAT DHE PROGRAMET TELEVIZIVE KANE TRE JAVE QE E ANALIZOJNE KETE NJGARJE . JU MUNDE TE KERKONI LIGJET ME TE FORTA ,DHE JO TE BEHENI MBROJTES NE NJE FARE MYNYRE TE MOSTRAVE TE TILLA.
    JAME I SIGURTE SE NE SHQIPRI KA ME QINDRA TE TILLE .JU DUHET TI DINI ME MIRE ,SEPSE KEMI 30 VJETE QE VRITEMI ME NJERI TJETRIN.
    KJO NDODHE SEPSE JEMI QEVERISUR NGA NJE BANDE KACAKESH QE SHPALLEN URREJTJEN NDERMJET SHQIPTAREVE PER INTERESAT E TYRE.

  8. Nje leter e panevojshme. Me shume ben dem.

  9. Lexues says:

    Mbaj mend ne fillim te viteve 90-te kur shikonim ne televizor serialin La Piovra na bente shume pershtypje dhuna e brutaliteti qe pasqyrohej. Gjyshja ankohej gjithmone: shohin keta tanet, edhe mesojne…

  10. Kozmo says:

    Per hire te se vertetes ne Shqiperi mbas viteteve 90, Populli Shqipetar, po i tregon cdo Vit , vlerat e tij te VERTETA. Nje popull qe Shkuan ne ITALI dhe perdhunuan njerzit, qe i happen deren e shpetimit. Populli Shqipetar, grabiste femije, per ti shitur, grabisnin vajza, per ne prostitution. Vrasin vellain, xhaxhain per 1 meter toke. POPULL HAJDUT qe hyne Neper shtepi Italiash dhe VJEDHIN. POPULL fanatik qe vetem Vrasin grate e Tyre.
    Vrasjet jane cdo dite per motive ORDINERE.
    Si Mund ti dalesh ne MBROJTJE ketij populli mesjeta, shtazarak?????!
    E VETMJA MBROJTJE ESHTE, QE NE ITALI KA CDO DITE VRASJE, NGA VETE ITALIANET. PRANDAJ, KUR ITALIANET FILLOJNE TE SHAJNE ALBANEZET, DUHET TI MBYLLET GOJA DUKE I KUJTUAR SE ATO NUK JANE ME TE MIRE, POR VETEM NJE GJE NUK E KANE, QE NUK VJEDHIN SHTEPI TE E TE TJEREVE.
    SHQIPETARET JANE TURPI I BOTES!!!!

  11. artan says:

    Vertet nje leter e panevojshme patetike si e atij qe ka mizen nen kesule.

  12. Labi says:

    Kjo letren e ka bere per vete,se ne europe dihet cdo njeri ka emrin e vet,si duket kjo jeton ne Itali po mendja i punon si ne Greqi.Me njerez te tille fatkeqesisht eshte mbushur Italia.Nga mendimet i ngjan Lul Hollandezit.

  13. Rrenqethse says:

    Krim rrenqethes e te mendosh nje femer 30 vjecare ! Cfar don te na thuash mr ate shkrim o Denada !!!! Mos u perpiq te zbusesh e justifikosh egersin shtazore te pandegjuar te nje femre , qe vjen nga nje vend ku spo pushojn bemat e cdo lloji jo vetem ne Itali por edhe ne Greqi e spo shuhet “kujtimi” i tyre ! Nuk di nese ka nje shprehje me te madhe se turp , neveri e cudi bashk ! ..Hesht me mir e mos gjej ksi pralla te justifikosh sepse na vulos damken , e sipas teje te mos habiten edhe ne “te ardhmen” po ndegjuan per te till shqiptar …….

  14. Floriri says:

    A KA ME MAFIOZE SË ITALIANËT NË BOTË ME VULË E ME DAMKË. POR JO I GJITHE POPULLI ITALIAN ËSHTË MAFIOZ DHE VRASËS. PYLL PA DERRA NUK KA ASHTU. NË TE GJITHË BOTEN BEHEN KRIME ÇDO NJERI PËRGJIGJET PER SJELLJEN DHE KULTURËN E PUNËN E TIJE KUDO QE PUNON E JETON. PAK KRIME BEHEN NË ITALI. FËMIJA MBAN MBYLLUR TE VDEKUR NË FRIGORIFER GJYSHEN, BABËN, NENEN, VETËM E VETËM PËR TI MARE PENSIONIN. FËMIJË QE VRASIN KOMPLET FAMILIEN PER PASURINË.FEMIJE TE DJEGUR NË ACID. TE PRERE COPA DHE TE HEDHUR NË THES NË PYLL. TE MURROSUR NË MURE SI RAST I SHQIPTARËVE TE VRARË E SHUME E SHUME TE TJERA.PRANDAJ S’ISHTE E NEVOJESHME PER TE DËRGUAR KËTË LETËR. OPINIONI I SHQIPTARE TASHMË DIHET KA NDRYSHUAR SHUME SIDOMOS VITET E FUNDIT. ASNJË NUK TE BENE ME TE MIRE SË VETIE NË VENDIN E TIJE. PRANDAJ UL KOKE DHE PUNO SILLU MIRE MOS VIDH E KOKËN LART ME DINJITETIN E SHQIPTARIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje