Devolli nuk bën pjesë tek qytetet që përllogariten si më të pasurat e Shqipërisë.
Është një krahinë kryesisht me ekonomi mesatare ku rrallë gjen hendek të thellë mes të pasurve dhe të varfërve.
Gjithësesi, burrat dhe gratë e kësaj zone, kanë dëshmuar në çdo kohë bujarinë për njerëzit në nevojë duke ndarë atë ç’ka kanë dhe atë çka mund të ofrojnë.
Një pasqyrë e mirë e kësaj është ngjarja e një viti më parë ku tërmetet dëmtuan zemrën e Shqipërisë, duke shënuar të vdekur, të plagosur dhe shkatërruar mijëra banesa.
Në këto momente mjaft të vështira, disa grupime nga Devolli brenda dhe jashtë vendit, u mirëorganizuan në kohë rekord për të mbledhur ndihma modeste të cilat shkuan në derën e familjeve në nevojë si simbol i mirësisë, solidaritetit dhe bujarisë që kjo krahinë ka dëshmuar në çdo kohë.
Disa grupe zgjodhën që t’i ofronin në platformën e-albania, disa të tjera në banesa konkrete dhe një pjesë tjetët trokitën individualisht në dyert e qytetarëve të shpërngulur nga Devolli në zonat e prekura nga tërmeti.
Sot, teksa ka kaluar më shumë se 1 vit dhe ndihmat po përkthehen në punë konkrete në terren, çdo gjest simbolik i secilit prej tyre, vlen për t’u vlerësuar e admiruar si shembull konkret për çdo komunitet që kërkon të bashkjetojë në paqe.(TemA)
Një banesë në Thumanë ku kontribuan qytetarët e Devollit