“Mutacioni N501Y, ka kapacitet ngjitës më të lartë se Covid 19”

22 Dhjetor 2020, 10:21Sociale TEMA

“Ka patur mbi 15-20 mutacione nga virusi i parë i Wuhan, por mutacioni N501Y, ka kapacitet ngjitës më të lartë”. Këtë deklaroi mjeku Albert Troci në një lidhje direkte me Skype për Ditari në A2 CNN.

Ai theksoi, se mutacionet janë të rëndësishme për të parë zhvillimin e pandemisë dhe si mund të përballet shkenca. Sipas tij nëse është e nevojshme mund të rimodelohet vaksina, por edhe testi antigjen.

“Varianti i ri është përhapur në tërë Europën. Virusi është me ARN, nuk është i qëndrueshëm dhe ne këtë e kemi pritur, ka pasur mbi 15-20 mutacione nga virusi i parë i Ëuhan.

Vaksina stërvit sistemin tonë imunitar. Ky mutacion N501Y që jep kapacitet ngjitës më të lartë të virusit me qelizat e njeriut dhe ky përhapet më shpejt dhe kjo ka preokupuar. Vaksina funksionon.

Mutacioni është i rendësishëm për të parë si po ecën pandemia dhe si mund të përballet shkenca. Duhet parë dhe rimodulimi i vaksinës nëse është i nevojshëm, por edhe rimodulimi i testit antigjen”, tha Troci.

Për mjekun Troci alarmi i dhënë nga Anglia ëhstë i tepërt pasi fillimisht duhej të diskutohej në tryeza shkencëtarësh:

“Ky alarm u dha sepse kishte aftësi ngjitëse më të larta dhe kjo krijoi një panik që për mua është i shtuar, sepse duhet  të diskutoheshin në tryeza shkencëtarësh para se të dilnin në media.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar mbi 500 mijë banorë, në Europë do kemi ditën e vaksinës që është përcaktuar 27 dhjetori dhe kjo do të na japë mundësinë të ndërtojmë imunitetin për t’u rikthyer në jetët tona”.

Sa i takon situatës në Itali, Troci thekson se në valën e dytë pati më shumë viktima se në valën e parë:

‘40 mijë persona kanë humbur jetën në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit në Itali pavarëisht masave të marra”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje