Covid-19, Manastirliu: Pezullohen fluturimet me Britaninë e Madhe

21 Dhjetor 2020, 14:48Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të pezullojë fluturimet me Britaninë e Madhe.

Sipas Manastirliut, ky vendim u morr për shkak të përhapjes së llojit të ri të COVID në Britani.

“Variani i ri më i transmetueshëm se virusi i mëparshëm. Çon në rritje të gjasave për përhapje më të shpejtë sidomos në këtë kohë të vitit.

Sa më sipër kemi vendosur pezullimimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga e marta deri më 6 janar.

14 ditë karantinë për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe. Vendosja e izolimit të detyrueshëm vjen si një masë paraprale për të shmangur këtë infeksion të ri.

Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve dhe nga të dhënat, nga vlerësimi i kryer mbi baza dinamike në dy javët e fundit, rezulton një incidencë 359 raste për 100 mijë banorë”, deklaroi ministrja Manastirliu.“, tha ministrja. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje