Banka e Bashkimit Evropian jep 40mln euro për Kosovën dhe 80mln euro për Bashkinë e Tiranës

21 Dhjetor 2020, 11:22Sociale TEMA

Përmirësimi i bilancit falë menaxhimit të mirë dhe eliminimit të humbjeve, e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një partner të besueshëm për institucionet financiare ndërkombëtare. 

Pas BERZH, sëfundmi, Banka Evropiane për Investim i ka akorduar Bashkisë së Tiranës 80 mln euro që do të përdoren për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. 

Projekti do të kontribuojë në efikasitetin e burimeve natyrore duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm dhe të sigurt me ujë në kryeqytetin e Shqipërisë duke zvogëluar edhe konsumin e energjisë.

Në faqen e saj, Banka Evropiane e Investimeve thekson se falë këtij projekti të Bashkisë së Tiranës, do të ketë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe në punësim gjatë fazës së realizimit të tij. Ndërsa qeveria e Kosovës ka përfituar 40 mln euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje