"Na fal Drini", letër lamtumire e mjekut Mentor Petrela për kolegun Dobi: Një pemë ulliri do të mbillet në kujtimin tënd

20 Dhjetor 2020, 18:38Sociale TEMA

*Letër lamtumire nga mjeku dhe profesori i njohur Mentor Petrela, për neurologun Drin Dobi, që humbi betejën me Covid më 9 dhjetor.

Natë e ftohtë në Rinas nga një ‘arrivals’ jo e zakonshme, zbriste Drini nga qielli në prag Krishtlindjesh, sa për të na dhënë lamtumirën.

“Thyem rregullin” ne të mjekësisë të grumbulluar në heshtje me duartrokitje, duke shtruar asfaltin me karafila të bardhë. Qielli i errët nga smogu ndërkohë nuk linte të shiheshin yjet ose ndonjë meteor.

E-mailit të fundit të 11 Nëntorit me Drinin e shtruar në Neurologji me COVID-19 me propozime optimiste për shërbimin që drejtonte, nuk ia ktheva, parandjenjë më tepër se sa gabim, a peng duke imituar Dickens, që nuk ju përgjigj Andersenit kurrë.

Kur u paraqit si kandidat që kishte fituar të drejtën për t’u specializuar në Neurologji e pyeta: Drini nga Dobatet e Ismail Kadaresë je? Nisi të më shpjegoje lidhjet familjare, aty fiksova prozodinë e zërit të tij mbresëlënës. Më vone me Kukullën realizova disa karakteristika të ngjashme.

Ndoqi etapat e specializimit duke studiuar, por ajo që binte në sy ishte përkushtimi dhe humanizmi me të cilin trajtonte të sëmurët me një paralelizëm shembullor në kolegjialitet. Kreu specializimin dhe mbeti i uritur për të mësuar duke frekuentuar stafet e përjavshme duke pritur me këmbëngulje, deri sa të gjente një dritare kohë nga koha kirurgjikale për të diskutuar për pacientin “Shenjtin”* e tij.

Mbeti gjithnjë nxënës por siç i rrëfehej Gete Schillerit ”mos mirënjohja është dobësi nuk kam njohur njerëz të mëdhenj mosmirënjohës”. Prandaj Drini i vogël u rrit u bë shef Shërbimi i Urgjencës Cerebrovaskulare, mirënjohës ndaj atyre që e mësonin dhe shërbyes i përulur ndaj të sëmurëve, familjarëve, një ministër i vërtetë. Nuk iu desh shumë kohë Drinit për t’u bërë Aristotelian, kam qenë i bindur kur i kam besuar mësimdhënien e parë, ashtu si në portikun e Eton College shkruhet ”Teach me if you can” e meritoi me zellin e tij të ”tepruar”.

‘De mortuis nil nisi bonum’, nuk duhet, kërkoj ndjesë në qoftë se ndokush  preket ose fyhet, por e vërteta është se Drini besoi shumë dhe kishte një asimetri të madhe në institucionin e besimit e të dashurisë së tij në raport me të tjerët dhe kjo e dëmtoi.

Në katër-pesë netët e fundit që kaloi në reanimacion e A3 arrita disa herë në ditë ta shoh përmbys pa konceptin ARN virale me leprozariumin biblik në mendje, duke i fërkuar pa doreza e pa maskë kurrizin leshator për t’i transmetuar sensibilitetin, buzëqeshjen, duke i folur e inkurajuar humanizmin që e dashuronte. Ishte vigjil, ‘arrita të fle’ më tha një ditë, të nesërmen më pyeti ‘do behëm mirë?’. Avioni pritej gjatë ditës, Florinda tek hyrja e reanimacionit me maskë me pyeti ‘si është profesor?’. I shastisur dhe duke mos identifikuar nga maska e saj arrita të vë maskën e teatrit e të mërmërisë “është i qëndrueshëm”. Më fal Florindë.

Na fal Drini!

Nota Bene.

Në oborrin e Polit të Neuroshkencave do të mbillet një pemë Ulliri In Memoriam të Drini Dobit

12 komente në ““Na fal Drini”, letër lamtumire e mjekut Mentor Petrela për kolegun Dobi: Një pemë ulliri do të mbillet në kujtimin tënd”

  1. lani says:

    Sec me kujtove diten kur njerezit po organizoheshin per te mbledhur ndonje lek per kurimin e Drinit n Itali. Ti doktor ato leke nje qime bythe i kishe. Ke nje jete qe punon e kontribuon por dhe mjel mbare e mbrapsht sherbimin shendetesor ne Shqiperi. Hapu rrugen te rinjve ti dhe koleget e tu qe jeni ne moshe per te shetitur me niper e mbesa; le te krijohen mundesi qe mjeket e rinj te mos dekurajohen e te braktisin Shqiperine.

  2. Shkodrani pa pune says:

    Ky njeri si ka mesuar nje resht Drinit i cili ka qene njeri qe gjitheshka e ka aritur pas nje pune kolosale pa e perkrahur kush.Drini ishte modeli i kundert i keti PROFESORI qe vetem ka mjelur pacientet dhe qe eshte simbol i korupsionit dhe te beje hartime me kinse fjale latine Ky ka ngritur nje cerdhe nepatizmi ne QSUT , ky nuk ka goje te flasi per Drinin pale te bjelle peme ne emer te tij .TURP ky njeri duhet lipsur se eshte pengese per te rinjte ne QSUT

  3. TNT says:

    Turp i madh per kete dedikim prej nje te ikuri nga mend e kokes. Ketu nuk je te klinika ku ke 250 vjet qe mban cdo post, por ne nje gazete qe e lexojne te gjithe populli shqipfoles. Ketu nuk je me nipin e Getes apo Dickensit o “ Profesor”….Ka 30 vjet qe e ke kthyer psikiatrine ne miniere lekesh dhe kerkon te na prekesh duke perdorur dhimbjen per nje Doktor te vertete.. Ngushellimet me te sinqerta familjes??

    1. Bureto says:

      Nuk e lexova si dedikim per te ndjerin dr. Drini, por ishte nje ‘autodedikim’, prej mburaveci. Vetem të tille post-scripitum nuk mund te beje nje njeri, pavaresiisht aftesive profesionale qe ka. Shprehja klasike, “Thjeshtesia zbukuron njeriun” ,vlen edhe per kete rast. Perndryshe krejt ndryshe duhej ta kishte shkruar.

  4. Ali Baba me 40 Hajdutë! says:

    E morrem vesh o kasap Mentori!
    Por shko thuaji dje atyre ku falesh.
    Se virusi egziston dhe s’është lojë…
    Se kemi degjuar PeDe-n kaq kohë.
    Jo karantine, po karantine.
    Jo izolim, pse izolim…
    Jo maska, po maska…

  5. I.Troplini says:

    Mè vjen pèr tè vjellè kur shoh kètè hajdut, veshur me tè bardha.
    5 mijè Euro, mè kèrkoi pèr “tè shpètuar” jetèn e nènès sime tè ndjerè. Pèr materialet e nevojshme pèr operacion, mè dha njè numèr celulari nè njè letèr bakalli.
    Pasi komunikuam me atè numèr, dolèm tè njohur me “pèrfaqèsuesin e firmès”.
    Ajo magazinè, ishte pronè e kètij tuxhari qè vetèquhet profesor. Pjesèt, vinin nga Serbia dhe nuk justifikojnè as 1% tè atij çmimi qè kèrkon palaçoja nga familjarèt nè hall.
    Mentor Petrela èshtè simboli i rènies sè shtetit nè sektorin e shèndetèsisè, e korrupsionit dhe misegzistencès sè tè drejtès qytetare nè spitalet e paguara me taksat tona, qè palaçot si Mentor Petrela i kanè kthyer nè dhoma torture pèr shqiptarèt.
    Ngushèllime familjes sè tè ndjerit, nga njè shqiptar i panjohur por qè e ndjen atè qè thotè.
    Mentor Petrela èshtè njè zhgarravinè njerèzore.
    Njerèz tè tillè, e bèjnè shoqèrinè tonè, nè kètè qè èshtè sot,,njè vènd ku e drejta dhe dinjiteti egzistojnè vetèm nè letèr.

    1. Argyrina says:

      Une jam vet mjek dhe te gjitha shkollat i kam ber jasht shqiperis edhe kam pasur rastin te kem dy pacient nga ky zoteria qe i kishte diagnostikuar me tumor ne koke dhe ju kish then te beheshin operacion urgjent ,te dy pacientet pasi u ridiagnostikuan perseri doli qe nuk kishin asgje dhe jan edhe sot e ksaj dite si kokra e molles ,jonprofesor por palaço qe duhet shporrur urgjent

  6. V.F-L.P says:

    Mentor Petrela eshte simbol i njeriut me te ndyre.
    Ky hale e mban veten frankofon dhe frankofil
    Mashtrues dhe yndyrsire ordinere.

  7. Ingrid Gjoni says:

    Ky Petrela ka vjedhur e mbledhur lekë më shumë se Zamir Mane.

  8. Xhimi says:

    Mentor, te paska ikur mendja komplet… hapi krahun te rinjeve o Mentor, se ditet te iken. Drini ka qene nje nga mjeket me te dobet qe ka pasur mjekesia Shqiptare. Ska ditur te vere nje diagnoze, vetem pislliqe bente dhe e rropi popullin e shkrete. Thirri mendjes se cfare shkruan o i mjere, dhe merru me ate vazjen qe te merret me droge nga mengjesi ne darke.

  9. Te afermit e tij says:

    Do hapim kesoll moj, do te qajme ne me lot
    Se Drini Dobi nuk eshte me sot
    Kjo gjeme e madhe ne Dobatet rra
    Dhe Drini jone nga ne u nda
    Te gjitha sokaqet e lagjes Teqe
    E qajne sot Drinin qe u nda nga ne
    Ky qytet i gurte ka shume per te treguar
    Por nje strehe te vogel per Drinin te ruaj
    Jetoj Drini pak ,por vetem e nderoj
    Tek me te miret e saj ajo duhet ta rreshtoj.

    Ti moj kuceder qe shume jete ke marre
    Po Drinin tone nga e gjete valle?
    Ti moj qe nje bote te tere gjunjezove
    Po Drinin tone xhanem nga e gjemetove?

    Si do ti thuash moj nenes se tij?
    Si po i thua te atit prite mor se do te te vij?
    Si do i dalesh perpara gruas me femije?
    Do japesh ti hesap tek shume miq e shoke
    Koleg,farefis, gjitone, qe sot jane bere tok
    Kishte audience te madhe Drini i shkrete
    Por me i miri te mireve ai ishte vete

    Ti moj kuceder ,mire duhet ta dije
    Dhe Drini Dobin tek vendi i tij ta lije
    Nuk merret moj Drini e ta shpiesh ne varr
    Kurre ne jete te tij s’kishte bere nje zarar
    Goje embel ,i qeshur , miresi leshoj
    Kurre ne jete te tij nje tjeter s’lendoj
    I gjendeshem , palodhur, i kudondodhur ishte
    Qe e pamundur ta njihje e nga mendja te dilte.

    Iku sot i ndjeri,u zhduk ne vetmi
    Te tere po e qajne largimin e tij
    Me lotet e te tereve sot ai varr eshte potisur
    Se te miret si Drini shume pak jane katandisur
    Prandaj moj kuceder une te thashe dhe me pare
    Me Drini Dobin gabim qe je marre

    Kujtimi per Drinin do te jetoj gjate
    Ishte tek te miret Drini,por nuk pati fat
    Nuk pati fat i shkreti qe femijet te rriste
    Dhe miresine e tyre nga prane te sodiste
    Ndaj moj kuceder na theve ne mes
    Se me te mirin tone ti morre mes nesh

    Une ,qe me keto vargje per ty sot jam frymezuar
    Jam nje vellai yt qe rroj ne dhe te huaj
    Kam dite qe merrzia mua me ka marre
    Se me ty o Drini kurre s’kam per tu pare
    Une me mall ty gjithmon do te kujtoj
    Kafene e fundit se toku kurre s’do te harroj
    Jeta me vrap ecen e si te vjen dhe iken
    Ne prap do llafosemi ,por kurre s’do kemi driten.

    I perhereshem qofte kujtimi yt Drini
    Me respekt , e mallengjim D S

  10. Nje qytetar says:

    Mos pac fatin te biesh ne doren e ketij monstre qe quhet Prof.Dr. Petrela. Informacionin e pare e mora nga nje shkrim i detajuar ne gazete mbi fakte e ngjarje me plot viktima qe ky Mentori as qe i shihte me sy te semuret pa i marre te pakten 3 mije Euro.Edhe vellai i tij ,muzikant qe ka qene edhe drejtor i Ansamblit te shtetit, ka rrjepur duke i futur ne liste si artista njerez te ndryshem per ti sjellur ketu ne Kanada. Emigracioni Kanadez pasi i pyeste nje per nje aplikantet per qendrim ne Kanada , te gjithe thonin se vizat i kane blere nga Besim Petrela. Dhe emigracioni Kanadez e ka shpallur te pa denje per tu futur ne Kanada kete person. Keshtu keta duhet ta kene ne genin e tyre manine e parase te cfare do lloj menyre te piset e te pa skrupullt, vetem te bejne para. Ah sa keq qe ky Profesori vazhdon te vegjetoje kur breza te rinjsh te mirepregatitur jane te detyruar te zhduken nga Shqiperia ,sepse keto feudale nuk te hapin rrugen,………….Ky nuk ka HUMANIZEM,………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje