Ndërtohet Qendra Shëndetësore në Cërrik, Balla: I shërben 2500 banorëve. Mirënjohje ndaj miqve të Shqipërisë në këto kohë të vështira

20 Dhjetor 2020, 15:30Sociale TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inaguruan Qendrën e re Shëndetësore në Gjyralë të Cërrikut.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se brenda dy muajve, falë dashamirësisë së Emirit të Kuvajtit dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, ndërtuam pesë qendra shëndrësore të reja në Qarkun e Elbasanit.

Sipas Ballës, qendra e re shëndetësore do t’i shërbejë 2500 banorëve të zonës së Gjyralës.

Gjithashtu Balla ka fjetur rastin të shprehë mirënjohjen ndaj të gjithë miqve të Shqipërisë në këto kohë të vështira.

Postimi i plotë:

Cërrik – Sapo përfunduam edhe një Qendër të re Shëndetësore në Gjyrale të Bashkisë Cërrik. Brenda dy muajve, falë dashamirësisë së Emirit të Kuvajtit ?? dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, ndërtuam pesë qendra shëndrësore të reja në Qarkun e Elbasanit, një ndër to për 2500 banorët e këtij fshati. Mirënjohje miqve të Shqipërisë në këto kohë të vështira.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje