Manastirliu: Po punojmë që procesi i vaksinimit të fillojë në muajt e parë të vitit. Kemi kontaktuar me kompaninë Pfizer

21 Dhjetor 2020, 15:18Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se qeveria shqiptare po punon që procesi i vaksinimit në vendin tonë të nisë në muajt e parë të vitit 2021.

“Qeveria është e angazhuar që në momentin e parë, po bëhen të gjitha përpjekjet. Për këtë, jo vetëm që kemi parapaguar përmes instrumentit të Covax, por po bashkëpunojmë me vendet e Bashkimit Europian për marrëveshje direkte, dhe me prodhuesit.

Kemi kontaktuar kompaninë Pfizer dhe po punojmë me të. Kemi gati planin dhe skenarët bazuar në llojin e vaksinës.

Nëse vjen vaksina e Pfizer ka specifika të përcaktuara dhe jemi duke punuar për të siguruar infrastrukturën që duhet e dedikuar për të.

Në këtë plan vaksinimi të përgatitur janë përcaktuar edhe grupet prioritare; do të fillohet me punonjësit e shëndetësisë, më pas punonjësit e qendrave të kujdesit afatgjatë, më pas me personat mbi 75 vjeç”- tha Manastirliu.

1 komente në “Manastirliu: Po punojmë që procesi i vaksinimit të fillojë në muajt e parë të vitit. Kemi kontaktuar me kompaninë Pfizer”

  1. emigranti says:

    Kaq te pasur jemi qe duam ti blejme shtrenjte tek Pfizer, nderkohe qe Oksfordi i ka te lira dhe me cilesi te larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje