VENDIMI: Forcohet "shtetrrethimi", njoftohen fashat e lëvizjes dhe masat e reja anti-Covid

21 Dhjetor 2020, 14:52Sociale TEMA

Komiteti Teknik ka vendosur të forcojë fashat e lëvizjes së qytetarëve. Ministrja e Shëdetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar oraret e reja të lëvizjes si dhe masat anti-Covid që do të merren.

Ajo ka bërë me dije se duke filluar nga data 24 dhjetor orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 20:30.

“Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve në përfundim të javës së 51 të epidemisë nga vlerësimi i kryer gjatë javëve të fundit ekziston një qendrueshmeri e situates se perhapjes së Covid.

Përqindja e shtretërve të zënë është 25.3 % ekspertët vlerësojnë se situata paraqet qendrueshmëri duke treguar dhe impaktin e masave të marra, por kjo situatë ka ende nevojë për vlerësim dinamik.

Jemi dhe do të vijojmë që të jemi në gatishmëri të plotë. Nga sot siç të gjithë jeni të informuar ka nisur testimi i shpejtë që është shtrirë në 6 pika në Tiranë dhe në disa qytetet të tjera dhe në spitalet rajonale, ku përveç testimit klasik ka nisur dhe ai i antigenit.

Duke qenë se jemi në një periudhë festash duke pas parasysh rrezikshmërinë kemi vendosur kufizimin e lëvizjes, nga data 24 dhjetor do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja deri në oren 22:00 rikthehet me 5 janar.

Kufizim i aktiviteteit të restoranteve, Fast Food dhe lokale nga 24 dhjetori deri në 4 janar nga data 5 janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, delivery, në 5 janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Gjithashtu bëj thirrje qytetarëve që të shmangin levizjet e panevojshme”, tha Manastirliu. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje