"Mos ma fut mua këtu atë”! Braçe sulmon presidentin e FSHF-së Armand Duka, Rama: Erionit i rri temperatura 38

22 Dhjetor 2020, 15:13Sociale TEMA

Zv.kryeministri Erion Braçe nuk ka ngurruar të bëjë ironi dhe të hedhë kunja në drejtim të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, as në prani të kryeministrit Edi Rama.

Sot, ndërsa inspektonin një shkollë të re në Seman të Fierit, e cila kishte dhe hapësira të dedikuara futbollit dhe një kalçeto, Braçe tha se aty ishte një nga fushat që ka kërkuar “një president federate”, duke ironizuar kështu Dukën.

Por kryeministri Edi Rama nuk ia ka zgjatur bisedën në këtë drejtim, duke i thënë “fillove tani luftën, lëri këto”.

Kryeministri nuk i kurseu batutat për Braçen, kur tha se ‘i rri temperatura 38″, duke nënkuptuar kështu gjaknxehtësinë e tij.

Por zv.kryeministri ia ktheu se “që kur kam hyrë në qeveri, më ka rënë edhe mua”.

Batutat:

Rama: Temperaturën e mata te shkolla tjetër, Erionit i rri 38 kështuqë nuk është temp simptomatike.

Braçe: Jo jo 36.2 sa kam hyrë në qeveri më ka rënë dhe mua.

S’kemi lënë asgjë, kemi marrë gjithë hapësirën që kishte.

Rama: Shumë mirë dhe me kalceto, shumë bukur, topi po pret po pa kundërshtar s’luaj, Erioni po nuk është për këtë punë.

Braçe: Kjo është një nga 100 fushat që na kërkon se ç’është një president federate.

Rama: Fillove tani? Lëre tani

Braçe: Po që ne i kemi bërë pa na thënë ai dhe pa na dhënë ndonjë lekë ai.

Rama: Fillove luftën tani?

Braçe: Jo mo ai e filloi jo unë, mua kush më ngacmon zyshën ka punë, kaq e thjeshtë. I kemi bërë për 52 milionë lekë.

Rama: Po ajo ca është?

Braçe: Fusha e futbollit, dhomat e zhveshjes

Rama: Fushë trekëndëshe?

Braçe: Jo mo vlla është drejtkëndëshe tamam.

Rama: Ta bëjë federata

Braçe: Kë të bëjë federata? mos ma fut mua këtu atë, i bëjmë vet ne s’kemi nevojë.

1 komente në ““Mos ma fut mua këtu atë”! Braçe sulmon presidentin e FSHF-së Armand Duka, Rama: Erionit i rri temperatura 38”

  1. Tan Tirona says:

    Cfar do të bejn njerzit e thjeshtë, sikur këto ambiente të mrekullueshme e të pa imagjinueshme për standardin Shqiptar, të dëmtohen nga CECENET e PDLSI në 25 PRILL kur të thon që NA I VODHËT VOTAT ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje