Ilir Meta, në televizionin e Berishës: Beteja e 2 marsit s'ka përfunduar, shqiptarët të kuptojnë që jemi në greminë! Vendi është në krizë legjitimiteti

24 Dhjetor 2020, 21:38Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta shprehet se Shqipëria është në greminë, pasi qytetarëve shqiptarë u janë rrëzuar të drejtat, në kuptimin kushtetues.

I pyetur nga gazetari i televizonit te Berishe ne emisiov nëse do ta vazhdojë Kreu i Shtetit betejën e 2 marsit, Meta tha se kjo betejë do të vazhdojë deri në vendosjen e rendit kushtetues në vend.

Presidenti Meta: 2 marsi absolutisht nuk është një betejë e lënë në mes. 2 marsi nuk është betejë e Metës.

I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në vendosjen e rendit kushtetues në vend

2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushtetues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por është dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate.

Dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill.

Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përveç pandemisë që është imediate.

Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve.

4 komente në “Ilir Meta, në televizionin e Berishës: Beteja e 2 marsit s’ka përfunduar, shqiptarët të kuptojnë që jemi në greminë! Vendi është në krizë legjitimiteti”

  1. Xhejms says:

    Ore i nderuar, mbroje Kushtetutshmerine, legjitimitetin, pasi jeni gardiani i Kushtetutes. Ju jeni Kryetari i Shtetit. Propagande, te gjithe propagande. Po i nxini jeten ketij populli.

  2. CU says:

    Si eshte e mundur mos te kete menyre ti mbyllet goja ketij burri qe eshte president dhe minon qeverine duke qene i nje anshem.

  3. Lesh se Lia, hajduteria says:

    Po ky i biri komunistit Rexhep Meta ja dhjeu dhe atij shpellarit per shantazhe. Nuk e di se ku e gjen te drejten morale ky hajdut qe flet ne emer te popullit, i pa zgjedhur nga populli. Ndoshta ka rreshqitur fare, duhet te shkoje te trajtohet ne spital si i semure psiqik ndyshe do cmend nje komb.

  4. Popull says:

    Kete here ke fol tamam dhe sakte. Familja Meta dhe Berisha jeni fiks ne buze te gremines politike. Ne 25 prill do te bini ne gremine per te mos u futur kurre me ne politiken shqiptare. Pastaj fillojne efektet e reformes me drejtesi dhe do ju duhet te jepni dhe ca llogarira per pasurine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje