Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka deklaruar se në betejën e tij ligjore me ish- presidentin Bujar Nishani, e ndal vetëm falja publike.
I ftuar në hapësirën live të pasdites në Report TV, Gurakuqi thotë se Nishani, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputet, ka shkelur rregullat kryesore, e për këtë duhet të ndëshkohet.
Ndëshkimi, sipas tij është të përjashtohet nga anëtarësia e PD-së, pasi nuk meriton të jetë as anëtar i thjeshtë.
“Nuk meriton më të jetë as anëtar i thjeshtë në PD, për shkak të sabotimit dhe të sjelljes staliniste, minuese të interesave të PD, 4 muaj para zgjedhjeve godet drejtuesit politik të PD në Shkodër. Nuk ka gjë që më ndal përveç faljes publike. Rruga e PD me Bujar Nishanin nga ky moment ka filluar të ndahet dhe besoj se drejtuesit e PD do kenë pjekurinë e mjaftueshme për t’i treguar vendin atyre që kanë thyer të gjitha rregullat. Jam anëtar i PD, kur Nishani ka qenë Komisioner i Ramiz Alisë”, tha Gurakuqi.
Ai shprehet se me ish- presidentin nuk ka asgjë personale, por shton se si një njeri që ka pasur pushtetin dhe që sipas tij ka abuzuar me të, nuk ka kurressi të drejtën që të kritikojë apo të vlerësojë të tjerët.
Në rastin konkreti, sipas tij, Nishani, i cili u bë nga pompist në president, nuk ka tagërin moral për të përzgjedhur kandidatët për deputet të PD-së.
“Ndërhyrjet kanë ardhur nga keqpërdorimi i pushtetit, të jesh anëtarë është një pushtet dhe i është dhënë njerëzve që kanë qenë kritik ndaj nesh, dhe nuk përjashtoj veten .Njerëz që kanë qenë në pushte dhe kanë abuzuar me pushtetin nuk kanë të drejtë të kritikojë. Ju besoni se kanë bërë matje. Mendoj se jo, nuk e kanë as vullnetin.
Jam një prej deputetëve që kam qëndruar pranë zgjedhësve të mi, nuk kam lënë cep të Shkodrës pa shkuar. E kam diskutuar më Bashën, ka qenë rigoroz në ndjekjen e rregullave, kush nuk ka respektuar rregullave do të përgjigjet brenda PD”, tha Gurakuqi.
Ai ka sqaruar edhe zanafillën e këtij debati publik mes tij dhe Nishanit, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. E gjitha ka nisur pasi Komisioni për Vlerësimin e kandidatëve e përjashtoi nga gara për deputet të PD-së.
“Është një çështje parimore që lidhet me një lloj cenimi nga ekipe të caktuara që kanë tentuar të dëmtojnë procesin demokratik që për herë të parë një parti filloi, u dëmtua nga komisioni nga shkelja e procedurave, të metodologjisë dhe thyerjes së kodit të heshtjes i detyrueshëm. Nuk është një çështje personale. Për shkak të prishjejes së rregullave nga disa persona të Komisionit, nga disa jo të gjithë, është prishur misioni i këtij komisioni.
Nuk bëhet fjalë për një Komision me vendimmarrje, por këshillimor, që nuk ka tagër në përcaktimin definitiv të qenies ose jo deputet. Vendimi përfundimtar është i kryetarit dhe i kryesisë, kështu Basha në mënyrë të re ka bërë vendime dhe i ka bërë pjesë të një procedure të re dhe krejt demokratike që parti të tjera nuk i ka bërë.
Ndoshta kemi të bëjmë edhe me një vend të papjekur për thirrjen e rregullave. Kam qenë i deleguar i Bashës në gjysmën e qarkut të Vlorës, është zhvilluar një proces model për të bërë nominimet dhe proceset e votimit. Prishja ka ndodhur në fazën e dytë se ato nuk kanë respektuar rregulla,të ndërhyrjeve presuese për kapje porcione.
Ka të bëjë me metodologjinë e vlerësimit të kandidatëve, performancën e tyre ka një rregull, kualiteti i fjalimeve, intensiteti, sa ka ndërhyrë, votimi i anëtarësisë nuk ka qenë një votim formal, por esencial. Ka pasur një angazhim masiv dhe unë kam marrë mbështetjen maksimale. Anëtarësia më ka mbështetur dhe ka qenë shumë emocionuese për mua”, tha ai.
Megjithatë, përtej betejës politike me Nishanin, Gurakuqi shprehet se do t’i qëndrojë përkrah kolegut të tij, drejtuesit të ri të qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati.
“Unë jam dhe do jem përkrah kolegut tim Helidon Bushati dhe kjo jo për të marrë vendin e deputetit, unë jam profesor dhe jeta ime nuk varet nga politika”, përfundoi Gurakuqi.
Gurakuqi ditën e sotme ka paditur ish- presidentin Nishani, pasi ky i fundit e ka quajtur bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, akuza që sipas ish- deputetit nuk qëndrojnë.
O Gurakuq. Eshte kush eshte Bujar Nishani, ti dhe babai jot nuk keni surat qe ti dilni para elektoratit. Keshtu eshte kur e ha lugen me corbe te prishur.
Pse lodhesh mor Z.R.Gurakuqi! Ndiq gjyqin dhe je ne rregull.
Keta horrat sigurimsa e komunist te partis derrave pd,shajne e akuzojne njeri tjetrin,por asnji nuk kane guximin te thone se kush e beri kete nishan mehmetin,nga pompist ne president…
Jozefina e co qe kane humbur karriken nga lulashi,shajne lulashin,por jo ate qe e katapultoi ne ate vend…
Te gjithe keta jakobinet e shkodres nga saliu….
Keta jakobinet shkodrane me pseudonime si dizinjatorja e sateliti duhet te jene rekrutuar edhe nga vatikani
Ja dhe Nishan egjiptiani, oturaku I Saleh plehut, e nxori kokën më në fund.
Ky egjiptiani pa mustaqe, kur ishte president, ngrihej çalë çalë, merrte benzi presidencial dhe shkonte të protestonte te Liqeni kundër parkut të lodrave që po ndërtohej.
Rast unik në botë, që në një vend parlamentar, një president që duhet të jetë i paanshëm shkon e proteston kundër një parku lodrash.
Ja pra, këtë kemi patur president, një gabel gjytyrym që ka qenë dhe vazhdon të jetë oturaku I Saleh serbit…
U fika gazit! Per Shqiperine dite te mira pasketaj vijne ???
Qe te jesh president duhet te pakten te jeshe nje figure e paster morale dhe e respektuar ne opinion in publik.
Ne Shqiperi presidenti zgjidhet ne kafene ose kazino , prandaj jane ata qe jane tani…!!!
Tani mos e ulni kaq shume. Para se te ishte pompist ka qen kapterr ne Shkollen e Bashkuar Enver Hoxha. Kur shperthyen protestat per rrezimin e sistemit Ky e mori bustin e Enverit qe ta shpetonte nga revolta. Keta te gjithe keshtu ishin mbrojtes te busteve e portreteve dhe pastaj nje dit te bukur e kthyen pllaken. Gjith PDja me komuniste e familje sigurimsash u mbush.
Nishani ka qene korier i nje klani mafia. Guva e qete.
Romeo Gurakuqi eshte modeli i pseudoprofesorit dhe njeriut meskin qe ne momentin e pare qe i cenohet interesi tregon se kush eshte ne te vertete. Komisioni u pranua nga te gjithe demokratet dhe ne qofte se ky ka pasur ankesa do te duhej ti thonte ato qe ne fillim dhe jo ne momentin qe komisioni me te drejte e skualifikoi. Argumentat e ketij pseudoprofesori nuk qendrojne dhe aq me teper gjuha e perdorur ndaj nje ish presidenti e skualifikon kete “demokrat” i cili nuk mbahet mend per asnje te mire qe mund ti kete sjelle PD. Me sharje dhe shpifje ai ka zgjedhur rrugen e veteperjashtimit dhe uroj qe te mos e shohim me kurrkund neper lista deputetesh pasi ne kete menyre do ti bente nder PD dhe demokrateve.
KY JARI O BE RROT K*I……
Personalisht nuk njoh asnjërin nga këta dy personat më lart , dhe fatkeqësisht komentet e mësipërme s’ndihmojnë fare … Mund të më thotë dikush më poshtë , nga këta të dy : kush është maka dhe kush është kuti ???
Ligji i nderrimit ne matematike…m= k.
Beskj u sqarove.
I madh antipatrea : njeri eshte kak, tjetri eshte tum.
Pavaresisht se sa gomart eshte si historian, Romeo Gurakuqi ka te drejte te hedhe ne gjyq
anetarin e Komisionit te Vleresimeve per deputete te PD-se, kapterrin e Enver Hoxhes, Bujar Nishani,
pasi ne liste eshte ish-sekretari i Partise se Punes te Shqiperise dhe poliagjenti Sali Karaxhici.
Paskemi patur një injorant, për president?!?!
“Abdyli I sakt”
Me nje ndryshim,la qene oficer,komadant toge.
Gurakuqi: Pordhe e ftohte i thone ne Shkoder!!
O Bujar sa gjynshe ke ti per kete popull. Nga pompist u bere president. Kunati jot mori tenderin e rojeve te Gjykates se Durresit ne nje kohe qe Agjencia e Prokurimit Publik kishte kerkuar te mos i jepet dhe te anulohet tenderi. Ne saje te detyres tende kunati vellai i gruas rrembeu tenderin madje ky ishte ne kontroll te larte te shtetit. Ju humbt vula ore vulehumburi me liber shtepie.