Jozefina Topalli “shuplakë” Bashës: Ajo s'është më Partia Demokratike por arma me të cilin Rama po përpiqet të marrë mandatin e tretë

24 Dhjetor 2020, 15:50Politika TEMA

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nuk ndal akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për të cilin thotë se është garancia e vetme që Rama ka qenë tetë vite në pushtet.

Sipas Topallit, Basha është arma që Rama do të përpiqet të marrë mandatin e tretë.

“Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy gërmat, siglen e PD. Partia Demokratike është parim, filozofi është mision dhe të gjitha këto janë të tradhtuara. Ai njeri është personi dhe garancia që Rama ka qenë tetë vite në pushtet me të cilin ndan shumë gjëra. Është arma me të cilin Rama do të përpiqet të marrë mandatin e tretë” u shpreh Topalli në një intervistë për Euronews.

Sipas saj, është unike në botë që qytetarët janë më të pakënaqur ndaj opozitës sesa ndaj qeverisë.

“Po të kishte pasur opozitë, Rama nuk do ishte sot, ndaj edhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita. Nuk ndodh në asnjë vend të botës , përvecse kur opozita për interesat e lidershipit shet misionin e vet dhe ky është rasti shqiptar”, theksoi Topalli.

3 komente në “Jozefina Topalli “shuplakë” Bashës: Ajo s’është më Partia Demokratike por arma me të cilin Rama po përpiqet të marrë mandatin e tretë”

  1. ?????? says:

    Demokratë, Topallindo pushtet, jo PD-në e vjetër .

  2. Biden says:

    Rri tek brekushet e Rames zhoz se do te jape ca vota nga te rilindjes i dashuri Rama e te te beje deputete.Sa te futesh dhe Nje here kembe ne parlament e ta besh corap me….e di vete ti…Nese do te jete nevoja ti ja jep mandatin,dhe jo vetem,rames dhe e mban ne pushtet.Ti je sajuar te demtosh Lulin se te mori pd e te mbash mikun e zemres ramen ne pushtet e keshtu rrezon lulin nga pd…Me krahemarrje do me i marre pd lulit..gjynah…!!!!!Zoti e vrafte lulin nese neser ne pushtet ti harron ty keto qe po ben dhe sikur miku tjeter i vjeter sale te nderhyje tek luli me te mbrojt ty e bizneset e te dashurit e tu…as salen te mos e pjerdhe luli per kete pune…

  3. Konjak says:

    Po ku keni bes ju ; per ekonomi dhe per lavdi vrisni edhe vet Zotin , pa lere ca besimtar demakrat qe si perfillni fare kur s’jeni ne krye te PD-se apo te institucioneve te shtetit . Populli ju duhet sa per vota , mandej s’te kercet fare rrojne apo jo . Po si sju vjen rende , nga ai popull qe te dha voten , dhe hipe ne maje te shkalles , dhe vetem se u konfliktuat me shoket tuaj , e lat popullin qe besonte tek ju dhe formoni parti te reja . Po nese e donit popullin kaq shume , qendronit atje ngjersa te vendosej e drejta ne vendin e saj , dhe i tregonit votusve tuaj , se ju dhe shoket tuaj , jeni me popullin dhe punoni per popullin . Nuk eshte se populli ju beson brrockullat tuaj –te gjithe politikaneve — por kjo menyre qeverisie eshte tani ; prandaj vaditeni –perkraheni — edhe ju , per haterin e trandafilit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje