Blendi Fevziu paska zbuluar më 1996, pse u vra Benito Musolini më 1945!

24 Dhjetor 2020, 12:14Politika TEMA
Blendi Fevziu paska zbuluar më 1996, pse u vra Benito Musolini më

“Koha Jonë” ka publikuar një shkrim të Blendi Fevziut në 1996, ku ai bënte një “zbulim” të madh.

Fevziu kishte zbuluar në 1996, pse ishte vrarë Benito Musolini më 1945.

Zbulimi i tij me siguri iu ka shërbyer edhe italianëve, për të mësuar të vërtetën e vdekjes së Musolinit.

Shkrimi i Fevziut, me titullin: Si dhe pse u vra Benito Musolini

Diktatori italian nuk u pushkatua nga partizanët komunistë pasditen e 28 prillit. Ai qe vrarë së bashku me të dashurën e tij, disa orë më parë, mëngjesin e po asaj dite, nga plumbat e një agjenti anglez të ngarkuar me këtë mision prej Çurçillit. Vrasja e tij provokoi zhdukjen misterioze të të gjithë dëshmitarëve të atij mëngjesi, ndërsa e vërteta shpërtheu krejt rastësisht 50 vite më vonë, nga radhët e një ditari të botuar pa kujdes…

Vrasjet misterioze të Luftës së Dytë Botërore

Më 9 maj 1945, kur komanda gjermane e Pragës, ngriti flamurin e bardhë të dorëzimit pa kushte. Lufta e Dytë Botërore kishte regjistruar në listat e saj më tepër se 36 milionë viktima. Ushtarakë, civilë, burra, pleq, gra dhe fëmijë, ata kishin humbur nën furinë e bombave, plumbave, madje edhe kampeve të përqendrimit. Në këtë antologji monstruoze vdekjeje, ajo regjistroi në momentet e fundit edhe dy të tjera, krejt të veçanta dhe misterioze. Vdekjen e dy njerëzve që e kishin Europën në luftë dhe që duhej të jepnin llogari për to, Adolf Hitlerin dhe Benito Musolinin. Në rrethana të ndryshme dhe aspak të lavdishme, dy diktatorët e kishin pritur vdekjen të sigurt se ajo ushtri 36 milionëshe kufomash do të marshonte pa mëshirë mbi ta. Ndërsa i pari, i ndërgjegjshëm për dështimin e tij u vetëflijua duke kërkuar ta veshë vdekjen e tij me mister të përjetshëm, i dyti, Benito Musolini, qe më tepër viktimë e një besimi. Siç vërtetohet 50 vjet më vonë, Duçja nuk shkoi i qetë drejt vdekjes. Ai besoi deri në momentin e fundit tek magjia e dokumenteve që dispononte dhe presioni që mund t’u bënte me to Aleatëve. Por, si çdo aferë që përfshin brenda saj me të njëjtin probabilitet suksesin dhe dështimin, edhe kjo e fundit e diktatorit italian, nuk i solli atij përfundimin e pritur. Në vend të marrëveshjes, Musolini mori një plumb pistolete dhe më pas qëndroi i varur kokëposhtë për disa ditë me radhë në një shesh në periferi të Milanos. Vdekja e tij e cila u konsiderua për vite me radhë si hakmarrje e ligjshme e italianëve, provokoi 50 vite me vonesë një ndër skupet më të mëdhenj të gazetarisë italiane. Në fillim gazeta “Corriere della Sera”, më pas emisioni televiziv “MIXER Documenti”, dhe më pas revistat “Epoca” dhe “Panorama”, rikrijuan tablonë misterioze të asaj dite. Në dëshmitë e të gjitha atyre bashkë, vdekja e diktatorit italian dhe bashkë me të dhe e gjithë epokës fashiste, nuk qe një hakmarrje e ligjshme e komunistëve italianë në emër të popullit të tyre. Ajo qe një vrasje e shëmtuar, e nxitur nga motive thellësisht personale dhe e realizuar me një xhalo të denjë për filmat dhe librat më të rëndomtë të spiunazhit…

Varianti zyrtar i vdekjes

Benito Musolini u gjykua dhe u pushkatua mbasditen e datës 28 prill 1945, rreth orës 5, nga një grup partizanësh komunistë të drejtuar nga një komandant me pseudonimin “Kolonel Valerio”. Ky qe njoftimi i parë që lëshoi të nesërmen, më 29 prill, komanda partizane në Milano, duke i dhënë italianëve lajmin e shumëpritur. Rrethanat filluan të sqarohen disa ditë më vonë. Duçja dhe e dashura e tij, Klareta Petaci, që nuk kishte pranuar t’i ndahej, qenë bashkuar me një kolonë gjermane, e fundit që ikte nga Italia. Komandantët e kolonës kishin rënë në marrëveshje me drejtuesit e partizanëve të largoheshin pa luftë dhe të ç’armatosur. Kolona qe gati të kalonte, kur një komandant njësie partizane, me emrin e koduar “Pedro”, dalloi në makinën e fundit të saj një ushtar disi të moshuar që nuk dinte të fliste gjermanisht. Partizani e zbriti dhe pas heqjes së helmetës, njohu Benito Musolinin. Kolona kaloi, por ajo la si pengje të fundit në tokën italiane Duçen dhe të dashurën e tij që nuk pati pranuar të ikte. Ishte mbasditja e datës 27 prill 1945. 24 orët e fundit të Duçes përmbledhin brenda tyre misterin e vrasjes së tij. Sipas variantit që u përshkrua deri tani, atij zyrtar, diktatori u vendos në kasollen e një fshatareje në Giuliano di Mezzegeria atë natë. Qëndroi aty, nën kontroll të rreptë, deri të nesërmen mbasdite, kur një njësi partizane e gjykoi dhe në emër të popullit italian e dënoi me vdekje. Njësia i përkiste forcave të Partisë Komuniste, dhe kjo e fundit mori mbi vete përgjegjësinë e vrasjes së tij. Trupat e Duçes, Petacit dhe gjerarkëve të tjerë fashistë u varën kokëposhtë për disa ditë me radhë në Piaca Loreto, një shesh në periferi të Milanos, ku qëndronin zakonisht prostitutat. Identiteti i njeriut që dënoi dhe qëlloi Musolinin mbeti i pa njohur deri në mars 1947. Pikërisht atëherë, një korrespondent anglez publikoi zbulimin se Kolonel Valeroi ishte Ëalter Audicio, një ish-partizan që punonte në selinë e Partisë Komuniste. De Gasperi, kryeministri italian e pranoi faktin dhe një ditë më pas Audicio e konfirmoi publikisht atë. Xhaloja ngjante e mbyllur sikur disa historianë të mos vërenin në të një sërë vdekjesh të rastësishme e misterioze, si dhe të mos publikoheshin më 1985, pa ndonjë vëmendje ditari i një ish-partizani.

Seria e vdekjeve misterioze dhe zbulimi i papritur

Të gjithë dëshmitarët e 24 orëve të fundit të Musolinit kanë vdekur shpejt dhe në rrethana misterioze, zbuloi në librin e tij më 1983 biografi më i mirë i Musolinit, Renzo De Felice. Italia u trondit nga ky fakt kaq i vërtetë dhe kaq i neglizhuar. Lista qe e pamëshirshme:

1.Luigi Kanali, komandanti i njësisë së Audicios, që pati marrë pjesë në gjykim dhe ekzekutim, u vra në fillim të majit, në rrethana të panjohura. Ai u gjet me një plumb në kokë në derën e shtabit të tij.

2.Zhuzepina Tuissi, e dashura e Kanalit, e pranishme në ekzekutim, u mbyt një javë më vonë në liqen.

3.Zhuzepe Frangi, partizani që ruajti gjatë natës së 27-28 prillit Musolinin, u vra menjëherë pas luftës, më 1945.

4.Antonio Pulisi dhe Ana Maria Bianki, të dy partizanë të njësisë së Kanalit u vranë po në vitin 1945, të dy pas pushimit të luftës dhe në rrethana të panjohura.

5.Francesko Magni, miku më i ngushtë i Audicit dhe Kanalit, i pranishëm në kapjen dhe vrasjen e Musolinit, u mbyt në liqenin e Luganos, më 29 qershor 1947. Trupi i tij nuk u gjet më kurrë, as pas kërkimeve të përsëritura me polumbarë.

6.Dy të fundit, Enrico Mattei, komandanti i Audicit dhe Kanalit, vdiq më 1957 në një incident ajror pasi qe zgjedhur President i Enit – It dhe Ëalter Audicio, vdiq në vetmi, vetëm pak kohë pasi i pati deklaruar një gazetari: “Dua të flas, do të bëj një skup të madh mbi vdekjen e Musolinit”. Veç atyre asnjë tjetër nuk qe i pranishëm në aktin e fundit të dramës Musolini dhe aventurës së tij fashiste.

Por, u shpreh historiani De Felice në librin e tij, Partia Komuniste, që mori përsipër vrasjen kurrë nuk iu përgjigj enigmave që rrodhën nga ajo:

1.Përse krahas Duçes u vra dhe Petaci, një femër, faji i vetëm i së cilës qe se nuk pranoi ta linte të vetëm burrin që dashuroi?

2.Përse Musolini dhe Petaci qenë goditur në ballë dhe në gjoks dhe jo pas shpine siç qe vepruar me funksionarët e tjerë të lartë fashistë të gjykuar së bashku me ta?

3.Përsë Partia Komuniste e mbajti të fshehtë emrin e Audicios dhe e publikoi atë vetëm më 1947, kur po shkruhej se Musolini qe vrarë nga një agjent i fshehtë britanik.

Komenti i biografit të Musolinit do të mbetej pa përgjigje, sikur më 1985 fare rastësisht, një shoqatë veteranësh të mos kishte botuar një broshurë me kujtimet e Francesco Magnit, mikut të Audicios dhe Kanalit të mbytur në Liqenin e Luganos më 1947. Broshura mbeti në hije për 10 vjet, derisa më 1995, një tjetër historian zbuloi mes rreshtave të saj misterin e ditës së 28 prillit. Sipas partizanit, Duçja dhe Petaci qenë pushkatuar mëngjesin e 28 prillit dhe jo mbasdite nga një komando prej katër vetash e drejtuar nga një kapiten anglez i quajtur Malkom Smith. Komandoja u largua dhe Audicio me të tjerët mbërriti vetëm disa orë më vonë. Gjyqi i Musolinit është bërë vërtetë, por ai ka qenë një gjyq pas vdekjes dhe vendimi i tij nuk ka pasur fuqi të ndryshonte asgjë. Audicio ka qëlluar vërtetë mbi Musolinin, por mbi trupin e tij të shndërruar tashmë në një kufomë. Malkom Smith nuk u përmend kurrë. Vetëm pas vitit 1995 historianët italianë zbuluan se gjatë Luftës ai figuronte si Shef i Kundërspiunazhit anglez në Itali. Qe një tip i pamëshirshëm që pati lindur më 1910 në Itali dhe vdiq papritur, vetëm pak ditë pasi kishte kryer misionin e tij më 1945, në një kamp ushtarak po në Itali.

Vrasja e Musolinit nga anglezët nuk është më mister

Malkom Smith nuk ishte një oficer anglez që duke vrarë Duçen kërkonte të hakmerrej për tmerret që ky i shkaktoi Europës. Ai nuk ishte as një oficer çfarëdo. Malkom Smith qe i dërguari i posaçëm i Uinston Çurçillit, i ngarkuar nga ky i fundit me një mision sekret. Smith duhej të vriste Duçen dhe t’i rikthente Kryeministrit Britanik, letrat që ky i fundit i pati dërguar Musolinit më 1940-43 dhe që diktatori italian i mbante me vete.

Me anën e tyre, Duçja mund t’u demonstronte fitimtarëve se pati qenë pikërisht Çurçilli që e pati shtyrë të hynte në luftë përkrah Hitlerit më 1940, me idenë se ai mund të frenonte kushtet e gjermanit të papërmbajtur në tavolinën e paqes nëse dilte fitimtar. Mund të demonstronte gjithashtu se boshti aleat SHBA-Angli-BS, qe vetëm një farsë. Në shumë letra të vitit 1943 kryeministri britanik i kishte kërkuar që Italia të hiqte dorë nga lufta dhe të bashkonte topat me aleatët, për të pasur kështu superioritet në rast të një konflikti të afërt me BS.

Por letrat që Musolini mendonte t’ia tundte Çurçillit si kërcënim dhe në këmbim të jetës, u bënë varri i tij. Pa to, Musolini mund të qe arrestuar, gjykuar e ndoshta do ta kalonte jetën në burgim të përjetshëm, duke shkruar kujtimet. Mund që edhe të dënohej, por ai kurrë nuk do të varej kokëposhtë, në një shesh ku shëtisnin çdo mbrëmje prostitutat. Një fat të ndryshëm do të kishte pasur edhe e dashura e tij, aktorja e bukur Klareta Petaci. Çurçilli e dinte se një pjesë e atyre letrave e ngarkonin me përgjegjësi. Ato do të ishin gjithashtu një gur i rëndë në marrëdhëniet e reja me BS. Prandaj i prit me padurim, deri në gusht 1945, kur Malkom Smith i telefonoi sa për t’i thënë se i pati gjetur edhe të fundit, në një bodrum, bashkë me materiale të tjera të rëndësishme të drejtuesve fashistë. Pas kësaj dhe kur letrat mbërritën mbi tavolinën e Kryeministrit Britanik, Smith nuk u përmend më. Ai vdiq në një kamp, pa e mësuar kurrë se në ngjarjen e atij mëngjesi, ai qe shndërruar në një lajmëtar vdekjeje për së paku 10 vetë, midis të cilëve edhe për veten e tij.

Shenim: Pavaresisht ngjashmerive, ky ne fotot poshte eshte Blendi Fevziu, jo Ducja

19 komente në “Blendi Fevziu paska zbuluar më 1996, pse u vra Benito Musolini më 1945!”

  1. k says:

    Beni mirë që botoni këto studime të ndritshme, se mund të çudisni ndonjë qytetar bathorje.
    Veçse mos i tregoni njeriu se mjaftojnë ato që keni për tu tallur me prapambetjen tuaj.

    1. Taras NËRRËZA says:

      Ky Blend kokëMULLARI mo, të bëjë histori ?
      Jalla, u bë ky kokëbosh të ndryshojë historinë ?
      Qenka bërë muti maces për ilaç.
      Mos ngeltë hale e wc, pa u bërë Doktor e Profesor.
      Prandaj jemi këtu ku jemi si shoqeri.

  2. anticensurë25642654 says:

    “Ëalter Audicio”????
    dhe italianët paskan futur në alfabet “Ë”në??
    valter o idiotë,valter!!

  3. anticensurë25642654 says:

    nëse fevzua e ka botuar në ’96ën atëherë ai mund të quhet paraprirësi i alfred cakizmit!!
    sa shum i gjan dreqi benitos??
    të ketë ndonjë gen prej tij??

    1. Kujtese says:

      Fevziu vetem sa ka perkthyer nje artikull italian. Nuk ka zbuluar aagje.
      Njesoj si gazeta Tema sot qe perkthen turlilloj artikujsh paçavure

  4. h says:

    Sikur studimi ti ngjajë italishtes që flet ky zotëria,”siamo messi malissimo”.

  5. taso kume says:

    PER kete teori flitet shume ne ITALI ,dhelpra e ANGLISE beri çmos per te hedhur gjithe boten kunder GJERMANISE nga frika se do gelltitej nga GJERMANET ,dhe jo me kot takoj RUZVELTIN ne nje anije lufte ne ujrat e KANADASE ,dhe u inskenua PERL-HARBRI gjoja AMERIKANET u zune ne befasi, dhelpra ANGLEZE kishte filtruar dhe me Duçen me ane te zbulusve te tyre per leshime e garancira per te dy palet te dokumentuara,me tatepjeten qe mori GJERMANIA keto dokumente dhe Duçja i PREDAPJOS se FORLIS duhej te zhdukej. PER bashkekomentuesit shikoj qe kane mbaruar pothuajse te gjithe per gjuhe letersi dhe kapen per lesht e k…… kemi nje fjale ne nga VLORA ,ka rendesi ekstrati i komentit jo gabimet ortografike.

  6. palloqja i pd says:

    Ky vrasesi Fevzi ta lene ate por te tregoj ne SPAK pse e vrau gjygjtarin
    e vlores, kaq

  7. benito says:

    Ky eshte nje budalla me çorape te kuqe

  8. Skenderbegasi says:

    Se mora vesh kete Blendin ka flok e I ruan apo eshte qeros Me mir kjo e dyta se na del I zgjuar dhe u jep mend edhe Italjanve

  9. Jugu says:

    Shkrimi I Fevziut eshte I shekullit te kaluar. Na ndricuat o Tema. Urime per informacionin.

  10. Na myten says:

    Inshallah zbulon se kush e vrau Skerdilajd Konomin ne Vlore.
    Cojini ndonje haber te hetoje se kushedi gjen ndonje minute kohe nga koha e tij e vyer te merret me ket ceshtje.

  11. Tonini says:

    Ky historiani,anal-isti,gazetari,politikani e cfare nuk eshte ky,ky eshte nje mashtrus i lindur,megjithe ate pasuri,ku as vete nuk di si ta justifikoje kur ti vije rradha,bashke me shoke te tjere,person qe ka probleme te theksuara me veten(me ndertimin fizik te tij),nje i shemtuar ne te gjithe detajet,disproporcion te theksuar ne gjemtyre dhe ne tru,person i akuzuar per vrasje dhe tjetersim pronash ,me ane te falcifikimit te dokumentave,bythelepires klasik i kupoles se krimit ne vend,e heq veten sikur ky ka monopolin e te vertetes,objekt potencial per hetim nga SPAK-u dhe BKH-ja

  12. iksi says:

    I zgjuar edhte ky zog kurve Bledi Vevziu , ky din si dhe kur vdiq Musolini , Hitleri , Pol Poti , por per familjen e tij nuk din gje hiç , se ne forme tjeter e ka tregu historine e familjes tij psra 90 tes e ndrysh e tregon sot . Ja i till eshte ky çfare djali .Merre me mend sa i zgjuar eshte Vevziu qe edhe Anglezve do tju mbushi mendjen qe ju nuk e dini por e di une qe ju e keni vrare Musolinin (Duçen ) e do pergjigjeni per kete veprim . Per humbjen e jetes se te gjithe kriminelave te botex Bledi Vevziut i vjen keq , nuk e kuptoj pse i dhimsen kaq shume , apo se mos eshte edhe vete Bledi i tille , .Po mire o Bledi ne stalla bagetishe te vjen ty frymezimi?

  13. Populli says:

    E mjera Shqiperi ke ke intelektuale tani!!! Bledi Fevzii ne kohe te tjera as kepucetar apo mjeles nuk bente, tani e keni gazetar te oborrit sa nga Saliu, sa nga Rama. I fshijne koqet njeri tjetrit

  14. llumi says:

    Ky Fevziu sa para merr nga Qeveria per gjithe keto qoka qe ben e qe vishet si mjeles? Apo per dy lek vishet edhe si cingije. Sa i shpifur

  15. anja says:

    Edhe Fantocin Fevzi kishim mangut me keto paliceta. Na e shpifet o Mero

  16. Haka Tekizoti says:

    Fakti që “Koha…” ka botuar këtë “zbulim” të madh të zbuluesi të nivelit ndërplanetar tregon që ka mbetur për ibret për të mbushur faqet.

  17. Daja says:

    Nikolla dhe fredo cako fevzo grupi opozitar bytha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje