"Protestat s’kishin lidhje me vrasjen e Klodian Rashës"! Zv.drejtori i Policisë: Do zbulojmë qëllimin e vërtetë

24 Dhjetor 2020, 08:30Politika TEMA

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj u shpreh me bindje se protestat që përfshinë të gjithë vendin nuk kishin lidhje me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

I ftuar në “Repolitix”, Dervishaj tha se ka nisur një hetim që do të nxjerrë përfundimin se për çfarë u bënë vërtetë këto protesta.

“Protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. E vetmja protestë që ne kemi qëndruar kokëulur ndaj protestuesve ishte dita e parë. Ditën e parë mund të faleshe çfarëdolloj reagimi.

Dëshiroj të falenderoj, babain e të ndjerit i cili na ka pritur disa herë. Kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe ka mbajtur një qëndrim fisnik ndaj policisë.

Deklaratat e tij në media kanë qenë për të ruajtur një ekuilibër të rendit publik. Strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit, janë duke punuar dhe identifikuar edhe për qëllimin e protestave.

Po punohet për këtë gjë. Një pjesë e të arrestuarve po pyeten. Veçoria më negative ishte përfshirja e të miturve në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut.

Ne kemi hequr mundësinë e e shkatërrimit të pronës publike nga protestuesit. U futën në rresht të parë të miturit,”- tha Dervishi.

3 komente në ““Protestat s’kishin lidhje me vrasjen e Klodian Rashës”! Zv.drejtori i Policisë: Do zbulojmë qëllimin e vërtetë”

  1. Santa Quaranta says:

    Ti qe nuk ke zbuluar asnje krim kur ke qene i ri do te zbulosh qellimin e protestave tani ne pleqeri!! T`a them une dhe mos u lodh kot, qellimi i protestave ishte te rrezonin Ramen! Opozita e shfrytezoi ne maksimum rastin qe i erdhi nga qielli, pavaresisht se nuk heq dore nga skenaret e keqinj, sepse me teper peshe do te kishin 200 vete serioze me qirinj ne dore se sa 20 mije shpellare me ne krye Stresin!!

  2. rexha 10 says:

    VETEM ME EKSPERIENCEN E PUNES QE KE ,DUHET TE ISHE BERE SHUME KOHE PERPARA MINISTER I MBRENDESHEM. PORE DUKE E DITUR QE RAMA ,GRAMOZI ,DHE SALIU VENDOSIN NJERZIT QE U INTERESON ,NDODHIN GJERAT QE JU I KUPTONI ME MIRE .KE QENE SHEFI I RENDIT NE KOMISARIATIN nr 1 TE TIRANES ,DHE TE KUJTOHET SHUME MIRE SE C’FARE NDODHI NE PROTESTEN E ALI DEMIT ME doktorr SERVET PELLUMBIN.
    PO KESHTU EDHE NE UREN E BABRROIT KU U NDRYSHONIN KUTITE E VOTIMIT DHE U MBUSHNIN FUGONAT DHE U ZEVENDESONIN ME KUTITE E MBUSHURA TE PREGATITURA NGA RRUGACET E SALI BERISHES.POLICIA QE U KATANDISE ME NJERZE ORDINERE TE DALE NGA BURGU QE PERFITUAN NGA DENIMET POLITIKE,QE VISHESHIN GJYSMA XHAKETEN E KOSTUMIT TE MARTESES ,DHE PANTALLONAT E POLICISE .DEGRADIMI I SHTETIT ISHTE NE GRAMEN E FUNDIT . JUVE KULTURA NUKE U MUNGON ,PO KESHTU EDHE SHKOLLA DHE ESPERIENCA .
    Te uroje shendete ,dhe jete te gjate.

  3. Ka me per Belulin says:

    Ky po mbulon mutin me shurre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje