Presidenca është e namun, një vakëf që ua ha të gjithëve trurin e ikin nga mendtë!

24 Dhjetor 2020, 10:36Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Merrni secilin president që ka kaluar këtej nga ky bulevard ngjitur me bllokun, e po nuk iu doli se secili është i mangët … Si i thonë, ky vend i namun’ i ka prish burrat…

Nuk janë më  bjeshkët ‘ta namuna’, se kaq vite e shekuj të vetmuara nga njerëzit e kësaj specieje, edhe mallkimi u ka ikur.

Por një seli që quhet ‘e presidentit’, tashmë e shëmtuar mes ansamblit të ri në bulevardin e Tiranës, shpallet ‘e namun’. Kush ka kaluar aty e nuk ka dalë ‘çyryk’! I fundit doli Bujar Nishani, të cilin e la mendja bash në prag të një dite të shënuar, Krishtlindje.

Bujarit i shkrep në kokë e sulmon një deputet të PD, Romeo Gurakuqi, një studiues të formatit të kohës, pasardhës të Luigjit (jo 14).

Ore, po si nuk la gjë pa e fyer e sharë dje deputetin Gurakuqi në Shkodër: ‘O llaxore korridoresh’, ‘ mos më leh mua si qen’, zvarranik’- si kopje e Gridës; kështu shau presidenti.

Fillimisht, me përulësi ndaj shefit të partisë, e lë Gurakuqin jashtë listës për deputet, po pastaj e shan, e fyen, dhe më në fund i sajon edhe një dosje spiunësh brez pas brezi… Tamam si i çmendur.

Iku edhe Bujari…

Po mendoj se nuk është Bujari i ikur sot, ka qenë qëkurse erdhi në atë vend, por vetë vendi- presidenca është një vakëf dhe ua ha gjithë trurin presidentëve tanë.

Një kushëri i tij, Nishani, ka qenë president gjithashtu, por i tha Enveri se ‘ke vrarë veten’ dhe ai e pranoi; iku sikur të kishte vrarë veten…

Vetë Bujari ishte shëndosh e mirë kur hyri në atë godinë, por pastaj u godit nga një gjë që thanë se ‘nuk ishte mirë’ . Nishani, pas sëmundjes, do të ishte larguar me vendim Kushtetues… Por sidoqoftë, dje me sjelljen ndaj publikut (jo thjesht Gurakuqit) dëshmoi se ka ikur.

Ta ketë vendi mallkimin? Apo zgjidhen presidentët mes njerëzve që e kanë në zgrip mendjen? Këtë ‘puzzle’ nuk ka bir nëne që e zgjidh!

Se nuk po ndodh veç me këtë. Ilir Meta thonë se erdhi sakllam në atë zyrë. Shikojeni tani, 9 mes 10 shqiptarëve nuk e besojnë se është ‘ mirë nga mendja’.

Ça nuk i ka bërë asaj zyre?! E përdori kundër paqes dhe stabilitetit, e përdori kundër Republikës, kundër jetës së njerëzve, pro partisë së tij e gruas, pro pasurisë së vet të marrë nëpër zyra, për shitje pasaportash, për pazare politike…

Një herë e një ditë i erdhi një afsh kamikazi dhe desh të vriste veten, pastaj desh të vriste prapë Avni Rutemin e të vishej me lëkurën e tij… O zot.

Më në fund, njerëz të afërt të tij thonë ‘mos ia vini re se ‘në 50 vjeç’ këtyre u shterret truri. Po as kjo nuk mund të jetë fare kështu.

Ilir Meta, para 50 vjet, ashtu siç bëri me duar në bulevard, thonë se prej kohësh ka nisur e bërtet dhe shan me duar në oborrin e vilës së vet.

Ikin të gjithë këta që vijnë në ato mure ose murana…

Presidenti Berisha, ditën kur iku nga presidenca, 1997, iku i rrethuar nga plumbat dhe plumbat i mbeten si mjeti okult me të cilët idolatron pa pushim.

Kur po ikte, edhe miqtë më të afërt u tmerruan, se e panë që kishte ngarkuar karrigen dhe qilimin e zyrës, njësoj si një spiderman.

Oborri dhe gjithë zyrat binin erë ‘ pi-pi’ të qindra ushtarëve vullnetarë që e kishin rrethuar në atë kohë lufte. Sot e kësaj dite i ka mbetur mendja te ‘Lufta, lufta’.

Po ça është kjo punë me këto mure e me këtë copë vend?

Edhe presidenti që doli prej aty e që e quajnë si ‘ më i sakti’, Moisiu, sapo hyri aty e ndjeu se po i iknin mendt. Fillimisht deklaroi se do të vriste veten, edhe ai.

Po pastaj u mblodh e tani reflekton më normal se asnjëri. Profesor Meidani, si më i tëholluari, e nisi si profesor por iu mbyll goja, mister. Po si nuk tha më një fjalë për interesat e këtij kombi?! Mbeti nje jete me goje mbyllur.

Këtu, me siguri, një gjë ka ndodhur; më shumë me godinën se sa me njerëzit. Ose njerëz të marrëzisë sjellin në atë godinë të marrë të tjerë. Por që duhet kthyer kjo zyrënë seli të Luciferit (zotit të keq)  kjo duhet bërë menjëherë.

28 komente në “Presidenca është e namun, një vakëf që ua ha të gjithëve trurin e ikin nga mendtë!”

  1. brukseli says:

    Ky eshte fundi i gjithe Harpagoneve , i hajduteve .Parane e vjedhur nuk do ta gezosh , neqoftese ska shtet ka nje zot lart

    1. k says:

      Presidenca ,është kupola e mafjes,korrupsionit,vjedhjes,intrigës dhe shkatërrimit të shtetit.
      Konferenca e Londrës i njihte shqiptarët që i la vetëm një coppa vend të vidhnin dhe vrisnin njëri tjetrin
      siç bënë për 100 vjet.Sikur të ishte “e madhe”,do kishte pasur më shumë vjedhje dhe vrasje.
      Nuk bëhet shtet me barij dhishë,tha Bismarku,dhe kishte të drejtë(fatkeqsisht).
      Baroni Monteskje,kur fliste për despotizmin,kishte parasysh vende si shqipëria ku ndjenja dominuese është FRIKA.

      1. Ray says:

        Presidenca eshte e vetmja Opozite e vertete, kunder pushtetit hajdut te Kryeministrit Rama.
        Ndaj bravo i qofte Metes qe mundohet te frenoje doren hajdute te Rames, qe vjedh 10 Milion dollare ne cdo Km rruge te shtruar,
        apo tek Djgeseit e plehrave, tek PPP-te, tek taksat e rrugeve , cmimi i karburantit, koncesionet etj etj
        ..
        Natyrisht ky Cupi, nuk mund te jete dakoort me luften kunder vjedhjeve qe ben Kryeministri, sepse
        nga nje akrep si ky, nuk mund te presesh ndershmeri

  2. Gop says:

    Idiot…shoku Rames

  3. karamahmuti i albanis says:

    Te gjithe keta jane produkt i nje populli e nje shoqerije injorante turkoshakesh me mendesi mesjetare….

  4. trendafili Permetit says:

    Presidences dhe Lalezit i vini minat por kur te jene ata brenda dhe pas tymit te shikoni se sa fryme lirisht do kete ne Shqiperi. Ka faj dhe ndertesa por dhe ata qe jane futur brenda.

  5. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    NJOFTIM
    Në kuadrin e modernizimit dhe transparencës së veprimtarisë së institucionit tonë vendosëm:
    1-Presidenti,si titullar,do të emërtohet,Preshi-dent.
    2-Në dekretet e firmosura nga Preshi-denti do firmosi edhe baba Mondi.
    E ndiejmë si detyrim në kuadër të transparencës të përmendim motivin e këtij vendimi:
    Preshi,si simbol i shumanshmërisë së përdorimit,mund të konsumohet për të ngrënë,
    mund të përdoret për të kruajtur(pyesni Tritanin)
    mund të përdoret për të qëlluar,si shkop(varet nga gjatësia)
    Baba Mondin e informuam,ai u tregua në princip dakord,por kërkoi që në ceremonië
    e firmosjes të ishte prezentë edhe Monika(me çizme)
    3-Ky vendim hynë në”fuçi” menjëherë ??

  6. t says:

    PO Bamiri qe hyri si llafollog dhe foli vetem me heshtje

    1. saliu says:

      une mendoj se tipa te tille jane produkt i klaneve politike ne parlament,duke identifikuar keshtu ne find te fundit nivelin banal dhe aspak kombetare te parlamentit.Tjeter gje gjithnje sipas artikullit deshiroj qe ku i fundit pra iliri meqe ka rreshkitur nga binari dhe se bashku me te rreshkiturin ish president saliu meqe jane afer ne vila te ia marin kujes dhe atehere duke bertitur deti do te tundet ,valet me te larta dhe njekohesisht krijojne ate muziken banale te zhurmes se padurueshme edhe tek vilat afer te ndertuara ne pishat e namuna te xhaxhi enverit.

  7. Shpellari nga lezha qe ka 25 vjet qe jeton ne perendim dhe qe viziton vendlindjen e tij te dashur 2 herë ne vit says:

    Personalisht nuk jam dakord me çfare thote frrok qupi.
    E para: sepse vetë frrok qupi ka rrjedh krejt.
    E dyta : eshte vetë e’drama qe ka ba ç’eshte e mundur per banalizuar figuren e presidentit.

    1. Arber says:

      Injoranti nga Lezha:
      -Emri fillohet me germë të madhe (jo f, por F),
      -Jo qupi, por Çupi.

      1. Shpellari nga lezha qe ka 25 vjet qe jeton ne perendim dhe qe viziton vendlindjen e tij te dashur 2 herë ne vit says:

        A thu vallë kam ra kaq poshtë sa nuk e di se si shkruhen emrat ?????

  8. aleks says:

    respekt malesorit FROK CUPI, si gjithmone i sakte dhe i drejte.

    1. Bureto says:

      Në esenë e tij Çupi ka disa të vërteta, me përjashtim të faktit se Bujar Nishani, përveç mbiemrit, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me ish presidentin e pas çlirimit, dr. Omer Nishanin, i cili ishte puro gjirokastrit. Familja e Bujar Nishanit ka patur mbiemrin Mehmeti dhe është me origjinë nga Libohova, por të shpërngulur pas lufte në Durrës. Ka të ngjarë që mbiemrin e kanë ndërruar për t’i shpëtuar përndjekjes komuniste, me që gjyshi apo ndoshra babai i tij ka qenë ballist. Ky fenomen në ato kohë, nga nevoja, ka qenë jo i rrallë dhe Jarit i ka shërbyer. Fitoi të drejtën të vazhdonte studimet e larta për oficer zbulimi, që plr kohën ky ishte një specialitet mjaft i besueshëm, në Akademinë Ushtarake, ku dhe mbas mbarimit mbeti aty pedagog, ku e zuri rrëzimi i shtatores së Diktatorit, prej nga ku merr spunto dhe ajo historia me ‘bustin e Enverit’ në sup të Jarit.
      Bujar Nishani, si libohovit dhe jo për ndonjë lidhje të veçantë me të, është “Qytetar Nderi”, i saj!
      Në rolin e presidentit ai nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të treguar se nuk ishte një ‘kone’ i vogël i Saliut, por gjithsesi në llojin e vet, më i pranueshëm se pasardhësi i tij, fshatari pa din e pa iman, hajduti i kapur në flagrancë Ilir Meta.

  9. Lezhjani nga fushat e Lezhes says:

    o shpellar lezhjan .qe ske shkuar asnjehere jashte shtetit. Frok Çupit i vjen atje ku nuk thuhet .

    1. Shpellari nga lezha qe ka 25 vjet qe jeton ne perendim dhe qe viziton vendlindjen e tij te dashur 2 herë ne vit says:

      Ka shume mundesi qe të mos e kem kalu uren e Zogut !!!!
      Po se ke te drejtë o “patriot”.
      Se keshtu i kena pas than na dikur bashkëqytetarëve (fshatarëve )

  10. Vlonjati says:

    Ti duhet te ikesh nga skena publike e politike bashke me keta qe shan o zoti autor.
    Si ke fytyre njherë që u shfaqe prapë. Mediokër që të turrin partitë e hajdutllikut si zagar ham te njëri, ham te tjetri

  11. njaci says:

    O ZOT SA GJIGAND JE ZOTI CUPI…..

  12. Kristofor Kolombi says:

    Shkurt muhabeti Frroki duhet bere president se nuk ka qene spiun vetem i sigurimit por ka qene llulla e shumkujt.

  13. Z. Frok. Ke nje pasaktesi,,Nishani Omer,,eshte me kusheri me ty,,se sa me Bujar Mehmetin…

  14. Shqiptar says:

    GAMOR TI, GAMOR KUSH T,VUNI, SOT A NESÈR
    VALO …….,

    shqiptarèt e kohès kur akoma nuk kishim pèrjetuar kètè degjenerim kolektiv, kur hajduti e dinte mirè se nuk do bèhej dot kurrè president, i njohin kèto “kamunikata komuniste”.
    Kèshtu mendonin propagandistèt e asaj kohe, do tè ngjallnin neverinè e qytetarit pèr atè qè ishte para tyre. Realiteti, ishte njè tjetèr. Fundi i atij sistemi, vetèm se e vèrtetoi atè.
    Ajo qè mbeti, ishte fabula e GAMORIT.
    Godinat nuk kanè faj z.Çupi. Pèr gjèndjen mendore tè aktorève tè provincès, janè krimet e tyre, ato qè i bèjnè tè shkojnè pèr lesh dhe ndjenja e shpartallimit, se dikush tjetèr e bèn regjizorin nè Shqipèri dhe jo mè ata.
    Dikush bèn palaçon nè presidencè, tè tjerèt kèndojnè xhamadanin “VIJA-VIJA” nè tavolinèn e njè godine tjetèr, edhe pse nuk kanè asgjè pèr tè festuar.
    As njèri dhe as tjetri, nuk kishin menduar se situata do vinte deri kètu. E dinin veten tè plotfuqishèm dhe kompetentè. Sèmundje e vjetèr kjo, nè anèt tona.
    Mè pèlqen mènyra e tè shkruarit tè Frrok Çupit.
    Ajo qè nuk e honeps dot, èshtè njèanshmèria dhe vènia nè shèrbim tè njèrès palè hajdutèsh.
    Shkruaje realitetin Frrok Çupi. Ai èshtè i hidhur, sidomos pèr ata qè zotrote “u kursen” kritikèn.
    Ilir Meta, nuk u bè sot hajdut. Ai, ishte i tillè, edhe kur vidhte Shqipèrinè me drejtorèt e LSI, nè koalicion me Edi Ramèn, pasi 4 “kokèpalarè” u vranè nè bulevard,,,,,,,edhe kur “u zgjodh” president nga ai qè “nuk kishte mandat pèr tè falur krime”.
    Ndaj jemi kètu ku jemi. Njè popull i rrjepur dhe i nèpèrkèmbur nè njèrèn anè ndèrsa Frrok Çupi me shkrimet e tij nè qenefin e Ymer Bazes nè anèn tjetèr.
    Gjithkund “tè pavarur”, kudo qè hedh sytè.
    GAMOR TI…………

  15. iksi says:

    O z. Frrok , ke harruar Bamir Topin qe gjithmone ka fol me heshtjen e tij .

  16. sapa says:

    Vetem presidenca?

  17. Patrioti. says:

    Cfar presidenta kan qene keta,perjashto Alfred Mojsiun qe te pakten nga 10 intervista qe i kam degjuar ka folur pro atdheut te tij me nje fjal ka qene patriot.Ndersa te tjeret kan qene bajga per kombin tone.
    FRROK CUPI respekte me gjithe shpirt te degjojm e te lexojme perhere te gjithe si familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje