Sherri në PD, Romeo Gurakuqi i përgjigjet Bujar Nishanit: Nuk ka burrni as edukatë, por mentalitet komunist! Imagjinoni kush ka qenë president

24 Dhjetor 2020, 14:32Politika TEMA

Ish-deputeti Romeo Gurakuqi, në një intervistë për Fax News është ndalur te replikat e ditëve të fundit mes tij dhe ish-presidentit Nishani, njëherësh dhe anëtar i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, për shkak të përjashtimin nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Sa i takon akuzave të bëra publike nga Nishani, se ka qenë pjesë e dosjeve të sigurimit të shtetit, Gurakuqi tha se me iniciativën e tij që në vitin 2017 ai ka marrë një certifikatë nga autoriteti për dosjet që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngjarje të regjimit të kaluar.

“Në fakt sipas asaj që unë shoh kjo lidhet me një shkrim timin, që unë kam bërë disa ditë më parë, në shtypin e shkruar, që lidhet me mbrojtjen e pozicionit si kandidat për deputet.

Nga votimet në anëtarësi unë kam dalë në raportin më të mirë të mundshëm, kam qenë deputet dhe pjesë e rëndësishme e komunitetit.

Sipas të gjitha kritereve, ky duhet të ishte ai që duhet të merrej parasysh nga Komisioni.

Goditja ka qenë në mënyrë të vazhdueshme, ekziston dhe e drejta ime për të bërë mbrojtjen, e kam bërë pastërtisht etike, duke u bazuar te ideolegjia e PD që është ajo e qendrës së djathtë. Nxjerrja e emrave që kërkoheshin të përjashtoheshin nga gara është bërë publik në media.

Sa i takon pjesës tjetër lidhet me ndërhyrjen e tyre të paautorizaur, për pjesën tjetër pyesni zotin Nishani.

Unë që në 2017 me iniciativën time kam marrë certifikatën e pastërtisë së figurës, është 5 ditë para se të merrja zyrtarisht mandatin si deputet”, u shpreh Gurakuqi.

Ish-deputeti demokrat tha se Nishani nuk ka burrëri, dhe është me mentalitet komunist.

“Do ti njoftoj të gjithë për atë që është i aftë të bëjë një ish-president i Shqipërisë, mjafton që të shohësh gjuhën që ai ka përdorur në statusin e tij, për të kuptuar se kush ka qenë në krye të shtetit për 5 vite me radhë.

Është çështje e formimit dhe e diferencave, formimi im është shumë i ndryshëm, pasi jam njeri i ligjit dhe që nuk përzihem në debate të tilla.

Kur nuk ke burrninë dhe kur nuk ke edukatën, që një njeri ta thërrasësh dhe ti shpjegosh arsyet, kjo është një çështje rregulli dhe edukate”, tha më tej ish-deputeti.

Ai këmbënguli se do të japë kontributin e tij në PD ndërsa vlerësoi zgjedhjen e Bashës që vuri si drejtues politik për qarkun e Shkodës Helidon Bushatin.

8 komente në “Sherri në PD, Romeo Gurakuqi i përgjigjet Bujar Nishanit: Nuk ka burrni as edukatë, por mentalitet komunist! Imagjinoni kush ka qenë president”

  1. Musa Xh. babai i Mucit qe spiunonte Petro Zhejin says:

    Romeo,
    une them te bejme nje shoqate per te gjithe ne qe kemi qene hafije familjarisht. Xhanem dhe jemi akoma.

  2. Genti says:

    E dime e dime 30 vjet langaraqer ne pushtet.

  3. Dosja e Saliut says:

    Nuk ka asnje te keqe dhe po ke qene agjent i Sigurimit.Per vendin tend ke punuar. Mire do ishte qe plehra si Nishani dhe Berisha te kishin perfunduar ne burg nga ndonje spiun i sigurimit ne ate kohe. Ata vertet e meritonin .Por atehere ishin spiuna vete prandaj dhe jane sot aty ku jane.

  4. Vari Bendon! says:

    Mendoj se jane, gjithcka thone per njeri tjetrin.
    Pyes veten cfare ndryshimi solli ne PDne berishiste nje si ky qe fryhet per “kultun tnalt”?!
    Po berishisteve, per cfare ju desh?!
    Praktikisht ishte i njejti brume, si ata qe shan qe u vu ne sherbim te paskrupullt te klanit tribal qe mban PDne prej koqesh.
    Riciklim i llumit tribal, “i antikomunizmit” te peshtire, i injorances irrituese, i folkorizmit katunar dhe i pompozitetit fodull.
    Gjithesesi e shoh si jashteqitje te berishizmit hajvan. Kultura e shtirur, antikomunizmi i shtirur, patriotizmi i shtirur, jane te gjitha per te mbuluar mutin qe jane dhe per te bere pis te tjeret dhe per te shqyer njeri tjetrin si egersirat, sepse nje miter si ajo e pedeizmit berishist qe polli urrejtje, percarje, tribalizem, hajvanin publik, vjedhje, shgrrapje, terrorizem, vrasje dhe shitje territoresh, do te ngordhe duke shqyer veten, ne llumin qe polli.

  5. Duhan Cigarja says:

    Minimumi na i nxjerr dy dosjet qe citon Nishani, nese nuk rezulton shko e kija Odeten se ka mbetur thate ka tre plane pesevjeçare pa realizuar. Forca Vllaznia

    1. Lori says:

      Rezulton se nuk flet kot Bujari e per kete e eleminuan nga lista se skishin asgje personale ….per dijeni ne cdo dy katolike shkodrane njeri rezultonte ish bashkpuntor i sigurimit por jo te gjithe kan bere keq . Mund te kesh firmos po mund te mos aktivizonin asnjehere . Vetem ne rastet qe i leverdiste . Po kjo politike ishte dhe me minoritaret .minoriteti kishte mbi 6 a 7 mije bashkpuntore te sigurimit . Kujto Jozefinen ,Pjeter Arbnorin e te tjere qe u moren me politike . A i kan bere keq njeriut kete sta them dot ndoshta jo . Po kjo poltike ishte tipike e sherbimeve te tilla ne gjithe lindjen ish komuniste..

    2. Taipi says:

      KOT I BINI NE QAFE NISHANIT AGRESIVITETI I SHKRIMIT ESHTE TIPIK SALI BERISHE SALIU E KA NDERTUAR PD ME NJEREZ TE KAPUR ME DOSJE KOTE NUK THOTE JAME ARSHIVA E KA DOSJEN ME NUMER PSEUDONIM E DATE KUSH E KRUAN I DELE DOSJA KY GURAKUQI KOTE U KRUAJT SEPSE SI PUNA E KETIJ KA PLOTE NE POLITIK POR DOSJEN TA NXJERIN KUR DUAN TE DJEGIN DO TO VIJE RADHA E DOSJES EDHE SALIUT E NISHANIT

  6. Me falni por ish-presidenti nuk ka mentalitet komunisti. Komunistet nuk i nxjerrin sekretet rrugeve dhe flasin ballazi. Them per komunistet e vertete, me bindje, jo per antaret e PPSh ne pergjithesi. Te tjerat, mund te qendrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje