Ambasadorja e SHBA: Gjykata Kushtetuese është funksionale, mos u shpërqendroni nga propaganda dhe teoritë e çmendura konspirative

24 Dhjetor 2020, 16:27Politika TEMA

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim tha se Shqipëria arriti një çast historik me betimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtuese, ndërsa theksoi se kjo arritje i jep funksion gjykatës për të shqyrtuar dhe vendosur mbi çështje.

“Së pari dua të uroj popullin shqiptar që ka arritur një gur kilometrik. Dua të theksoj se ky ka qenë një vit i vështirë për këdo. Ka qenë gjithashtu një vit i vështirë për reformën në drejtësi. E nisëm vitin me katër nga nëntë gjyqtarët që nevojiten për Gjykatën Kushtetuese. Duhen gjashtë gjyqtarë për të pasur funksionueshmëri dhe këtë e arritëm gjatë javëve të fundit, veçanërisht këtë mëngjes me betimin e Përparim Kalos,” tha ambasadorja Kim në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu.

“Kjo nuk do të thotë se puna ka mbaruar, por që kemi bërë një hap gjigand dhe të rëndësishëm drejt arritjes përfundimtare. Tanimë ajo që do të ndodhë është se Gjykata do të mund të marrë në shqyrtim çështje, të vendosë për to nëse janë dakord pesë anëtarë, por kur të vijë viti i ri, ose mbase edhe para se të mbarojë ky i vjetri, do të vazhdojmë të nxisim që të gjitha nëntë vendet të mund të mbushen,” shtoi Kim.

Diplomatja amerikane theksoi se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po bëhet progres real.

Pyetur lidhur me interpretimin e disa avokatëve dhe analistëve se gjashtë anëtarë nuk përkthehen në funksionim të Kushtetueses, ambasadorja e SHBA iu përgjigj se betimi i anëtarit të gjashtë përmbush kuorumin.

“Duhen gjashtë për të pasur kuorum, pra është funksionale. A është e përsosur tani? Jo, na duhen edhe tre më shumë, kështu që siç thashë. Do të vazhdojmë të punojmë me këtë. Por, do t’u kërkoja njerëzve të qëndronin të fokusuar dhe të vendosur, të punojnë fort dhe të vazhdojnë të kenë shpresë. Mos u shpërqendroni nga propaganda dhe teoritë e çmendura konspirative. Fokusohuni tek faktet…” deklaroi në Euronews Albania, ambasadorja Kim.

“Shumë njerëz kanë thënë se nuk do ta arrinim kuorumin, se nuk do ta arrinim funksionimin deri më 31 dhjetor. Ekspertët tanë panë të gjithë faktet dhe dolëm në konkluzion se mund të bëhej, kështu që shtyme fort dhe mendoj se me bashkëpunimin e fortë të Presidencës, parlamentit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e arritëm atë qëllim,” tha Kim.

Ambasadorja shtoi se projekti i ardhshëm, për të cilin do të punohet është Gjykata e Lartë.

6 komente në “Ambasadorja e SHBA: Gjykata Kushtetuese është funksionale, mos u shpërqendroni nga propaganda dhe teoritë e çmendura konspirative”

  1. Ndroqi says:

    Bashkepunimi i Like hajdutit ka qene me kusht,te fuse ne gjykate njerezit e tij,si mund te jet e pavarur gjykata kur gruaja e Enkelejd Albeit(anetar kryesie i pd-es)u fut pa kaluar vetingun, si mund te jet e pavarur gjykata kur po behet presion per te bere anetare gruan e Andi Bejtjes, nje extremist anti qeveri, dhe mbeshtetes pasionant i opzites?!

  2. , says:

    z Kim shqiptaret po presin qe drejtesia e re te filloje me peshqit e medha te politikes si te majtes dhe te djathtes.

    1. Kalec Dega says:

      Znj.Kim , populli shqiptar me ndihmen tuaj do kapi nje dite edhe ngjala.

      Kimi dhe Ceku i Bardhe!

  3. Kaculi says:

    Shpresoj qe gjykata kushtetuese te filloj te anulloj shume nga ligjet abuzuese qe jane mare nder vite. Ku vecanerisht jane taksat abuzuese te erjon 99 te cilat inquan te perkohshme. Apo ligjet arbitrare te qeverise edhe tani kane mundesine te tregpjne se do mund te trajtohet me seriozitet pirgu i ankesave qe kane mbi tavolina. Ja pra qe cuditrisht premitimi i ambasadores per emerimin e anetareve te gjykates u mbajt. Te shprespjm qe 2021 dp na sjellinsurpiza me te bukura nga bkh GJK edhe spak.

  4. Koti says:

    Kush është gruaja e Andi Bejtes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje