Investimet e huaja nga shtete të cilat nuk tregojnë origjinën e parave janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2020, me një normë 17% më të lartë se një vit më parë.
Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve të shteteve, të dhënat e të cilave nuk publikohen për arsye konfidenciale, arritën gjatë këtij 9-mujori në 288 milionë euro, duke u rritur me 50 milionë euro krahasuar me një vit më parë.
Pozicioni i investimeve të huaja nga shtete të njohura si parajsa fiskale, si Qipro, Panama dhe Ishujt Virxhin, arritën këtë vit në 587 milionë euro, ku investimet nga Qipro kishin rritjen më të madhe.
E kundërta ka ndodhur me investimet e ishujve Kajman, edhe këta të njohur si një shtet offshore që nuk tregon origjinën e pronarëve të kompanive. Në investimet e këtyre firmave në ishujt Kajman kanë shkuar 70 milionë euro investime.
Në fund të muajit Tetor paraja jashtë kanaleve zyrtare që qarkullon në formën e cash-it, arriti në 2 miliardë e 673 milionë euro, dukë pësuar një rritje me 387 milionë euro krahasuar me një vit më parë.
Paret e horrave tone ne politike jane ato pare qe pastrohen ne keto paradje financiare!
Po mjaft me keto njoftime idiote….Po New York ,Londra,Parisi,Milano,Amsterdami etj me cfare jane ndertuar ,me investime te pastra ???….A mos ishin te pastra kolonite,sklleverit,luftrat ,eleminimi i milona njerezve ????Mjaft me keto cmendurira…Ky eshte kapitalizmi….Ne se doni drejtesi pa para qe qerkullojne jashte sistemit,beni revolucion proletar dhe gjeni nje Enver tjeter….Dhe shpronesoni oligarket qe thote Sala , Luli dhe Like floriri ……???????Pra kapot e oligarkeve kerkojne shpronesimin e oligarkeve ,pasi nuk duan konkurence.
Po i investojn leket hajdutet , se kane frike se do ja marrin tani me drejtesine e re.
ku ka me mire o injorant, hapen vende pune !
Janë parata e drogës,prostitucionit dhe korrupsionit të politikës shqiptare
që i kanë vjedhur popullit dhe duan ti pastrojnë se po ndjejnë sekuestrimin.
Sikur të ishte shtet serioz,do kërkonte çertifikatë anti-riciklimi ku deklaron biznesin,prejardhjen
dhe burimin ligjor të parave siç ndodh në gjithë Evropën.
Nuk rindërtohet një shtet me parate e krimit,edhe kur ke nevojë për ato.
Ky informacion po na çon në një tjetër mosmarrëveshje socio-ekonomike. Pse Si ekonomist mund të ndaj me ju atë që vijon. Ekzistojnë 2 lloje kryesore të investimet e huaj (IHD)-ve: 1-Sasiore, 2-Cilësore. Për investime sasiore privatizimi i ARMO mund të jetë një shembull i mirë. Për investime cilësore, mund të mendoni për Raiffeisen Bank. Gjithmonë mbani mend: investimet e huaja nuk janë vetëm për të sjellë para nga jashtë. Kjo është 20% e arsyeshmërisë së sjelljes së investitorëve të huaj… 60% transparencë dhe përgjegjshmëri, dhe 20% njohuri teknike. Harroni gjithashtu një fjalë të urtë britanike: Puthja nuk zgjat, por gatimi po! Gatimi këtu është i barabartë me investime cilësore. Rritja ekonomike mund të sigurohet me investime cilësore!