Pandemia nuk ndikon në sektorin e ndërtimit në Shqipëri

16 Dhjetor 2020, 19:35Ekonomia TEMA

Në krahasimin me sektorin e shërbimeve, pandemia nuk i ka dhënë goditje të fortë prodhimit, përkundrazi bizneset e ndërtimit, furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbetjeve i kanë rritur shitjet në tremujorin e tretë të vitit 2020 kënaqshëm në raport me një vit më parë.

Sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, në sektorin e ndërtimit volumet e shitjeve shënuan rritje vjetore në mbi 16% dhe gjithashtu oferta ishte 14% më e lartë se vitin e kaluar në tremujorin e tretë 2020. Sektori i ndërtimit zë 9% të PBB-së.

Më dobët këtë periudhë ka qenë ecuria e sektorit të industrisë , në të cilin kanë pësuar rënie shitjet, prodhimi, numri i të punësuarve dhe pagat.

Indeksi i shitjeve neto në volum për sektorin e industrisë shënoi rënie 3,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rënie me 1,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 10,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe gjithashtu fondi i pagave shënoi rënie 8,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit indekset e treguesve, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019, teksa prodhimi shënoi rritje me 2,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,2% dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rënie vjetore me 12,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2020 shënuan rritje të shitjeve me 3,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rritje 0,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje vjetore dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në sektorin e ndërtimit, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje me 14,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,2%, dhe fondi i pagave shënoi rritje 2,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

Sektori i prodhimit nuk ju nënshtrua masave kufizuese edhe në kulmin e karantinës, duke e amortizuar pak krizën në këtë sektor sidomos në drejtim të punësimit.

2 komente në “Pandemia nuk ndikon në sektorin e ndërtimit në Shqipëri”

  1. ENVER SALI MON LIK LULI says:

    Po do martohen dynjaja, pa shtëpi, çfarë do të bëjnë ?
    Gruaja, do shtëpi. Kalamajtë duan shtëpi.
    Prandaj, o burra, sa më shumë të ndërtohet.
    Të shtonetë Shqipëria, me kalamanër sa më shumë, thoshte dikur shoku Enver Hoxha.
    Aferim.

  2. Qytetari says:

    Sepse ndertimi eshte sektori i pastrimit te lekeve te qeveritareve te korruptuar dhe te trafikanteve te droges. Kjo eshte arsyeja. Duke qene se ekonomia jone eshte ekonomi droge dhe korrupsioni nuk ka pse te ndaloj. Korrupsioni behet beton! Korrupsioni dhe droga nuk bejne parqe, nuk hap ekspozita, nuk zhvillon inteligjence artificiale, IT, shkence, asgje. Vetem beton. Prandaj Edi Rama me Erion Veliajne po e bejne Tirane pellemb dhe beton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje