Të hënën do të hapet zyrtarisht gara ndërkombëtare për të ndërtuar tunelin e Llogarasë. Vepra do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë Euro.
Ftesën për kompanitë me eksperiencë në këtë fushë e ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pas përfundimit të projektit të detajuar inxhinierik nga kompania austriake IC Consulting. Balluku tha se tuneli bashkë me aeroportin e Vlorës do ta kthejnë jugun e vendit në një hot-spot të turizimit në rajon.
“60 ditë afat për tenderin ndërkombëtar, do zgjedhim kompani me portofol punësh të ngjashme që ta dorëzojë tunelin sipas afatit. Hapet një portë e re në jug të vendit dhe kthehet në hotspot turistik për rajonin e Mesdheun”.
Tuneli do të jetë i gjatë 5 kilomtara e 992 metra. Ai do të lidhet një hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë, ndërsa në dalje do të ofrojë edhe një panoramë viziuale për kalimtarët. Siguritë teknike dhe gjeologjike janë studiuar për të mos dalë të papritura gjatë projektit, ndërsa do të krijohen hapësira për depozita uji në raste zjarri dhe ventilim të shpejtë. Vepra do të nisë ndërtimin në prill dhe pritet të përfundojë pas 3 vjetësh.
“Do të përfundojë brenda 36 muajsh por ne do të kërkojmë të bëhet dhe më shpejt, në 2024 do të jetë i operueshëm”.
Ofertat e kompanive për ndërtimin e tunelit do të priten për 60 ditë e më pas do të vlerësohen nga komisioni për të zgjedhur atë më të suksesshmen. Tuneli i Llogarasë do të përshkohet për 7 minuta duke reduktuar ndjeshëm kohën prej 55 minutash që i duhet sot automjeteve për të përshkruar qafën e Llogarasë.
Tyneli si Projekt aty liron shume rrugen per ne Himare ,
e ben qarkullimin me te kendshem,porrrrrr nqs nuk eshte Projektuar,
per Dy Tuba,
nji dyKalimshe na Llogoraja ne Palas/Himare
dhe tjeri nga Himara-Llogora,nuk ka arsye te Rrezikohet e behet me nji Tube .
Perse duhet rrezikuar?
per te perfituar ju vet?
Un jam kunder Nji Tubshit . Politikan te papergjegjshem,i keni
sjell jopak fatkeqsi ktij populli naive
Nje ide e tille per te ndertuar nje tunel ne Llogara eshte shume e çuditeshme!
Tunelet ndertohen per te shkurtuar dlstancat dhe kohen per levizjen e mallrave dhe jo te turisteve qe do tju hiqet mundesia te shijojne kalimin ne mrekulline natyrore te Llogarase dhe qe shhkurtimin e kohes nuk e kane problemin e tyre.
Ky tunel do te shkurtoje kohen e kalimit vetem ne tre fshatrat e pare Palases, Dhermiut dhe Vunoit, per te vajtur ne Himare sepse ne te gjithe fshatrat e tjere te Bregut eshte duke u ndertuar rruga qe shkon nga lumi Vlores-Kuç – Qeparo
Kjo ide e ketij tuneli po behet ne menyre rrufe pa studjuar me pare gjeologjine e aksit dhe sidomos problemet hidrogjeologjike qe ka hapja e nje galerie te tille ne formaclone karstike. Ka nje eksperience nga punirne te tilla dhe pasojat qe krijojne ato kur u ndertua tunell i Sasajt per ujitjen e bregetit dhe tuneli i hekurudhes ne Qafthane, qe u kthyen ne galeri ujembledhese te gjithe masivit mbi to ; nje ndiklm te menjehershem do te kete ne humbjen e burimeve te Llogarase dhe te bimesise ne te.
Nje çudi do te jete kur te na thone se çfare leverdie (fizibiliteti) do te kete ky investim qe do te lehtesoje levizjen e turizmit per tre fshatra per tre muaj (kjo pakesohet nga ata qe do te kene deshiren per te kaluar nga llogaraja siç eshte sot
Me keto vendime “blic” per ndertimet e veprave te infrastruktures merret vesh se nuk ka nje plan kormbetar te studjuar dhe te detajuar per priortetet dhe rradhen e ndertlrnit te tyre.
Ministrja nuk tha se kush eshte partneri lokal i projektit te ketij tuneli dduke pasur merak se dot dalin perfituesit e zakonshem te PPP.
Sado tunele te behen vlerat e rruges se Llogarase nuk ka per ti zevendesuar kurre ,ajo eshte nje veper e vecante udheton dhe shikon natyren magjepese .Atje shqiptaret kane historine e tyre , jeten e tyre , kujtesat e tyre ……
Tuneli te behet , te behet per biznesmenet , per njerezit qe ecin dhe duan te veprojne shpejt , kurse per dashnoret e shijimit te natyres rruga mbetet e pazevendesushme ….ata shijojne mbrekullite e natyres se Llogarase …….edhe ne kufijte e Austrise dhe Zvicres ka tunel , por rruga zig zak eshte dicka e vecante .
Je poshte ne bregdet dhe eshte vape , klime verore , njgjitesh lart ne kampet e Logarase dhe eshte fresket , kete spektakel nuk keni per ta gjetur kerkund ne Shqiperi ……..
KY ESHTE NJE SUPER LAJM. KETE TUNEL KA DASHUR TA NDERTONTE DHE ENVER HOXHA, POR NDOSHTA NUK I PERBALLONTE SHPENZIMET E SAJ , OSE NUK KISHTE SPECIALIST PER TUNELE, SI KANE QENE DHE JANE AUSTRIAKET, QYSH NE KOHEN E TE MADHIT KARL GEGA.
BRAVO QEVERIA, SHQIPERIA ESHTE PERLA E BALLKANIT DHE SI E TILLE E MERITON TE NDERTOHET KUDO.
UROJ QE NGA VITI I RI, QEVERIA TE MERRET ME SHUME ME EKONOMI, SE SA ME POLITIKE.
SOT EUROPA NUK MERRET ME POLITIKE, AJO I TAKON KOMUNIZMIT.
Enveri i kish te gjitha mundesite ta ndertonte tunelin …..por nuk e lenin bunkeret , na duheshin bunkeret ……..se do na mbronin nga amiqte e huaj qe kish Veri ne trute e kokes …….sikur parate e bunkereve te shkonin ne ndertimin e banesave shqiptaret e varfer do kishin nga dy e tre hyrje dhe jo dy familje ne nje hyrje qe zieshin nga mengjezi e deri ne dark kush te dhiste i pari……..
Kurse sa per fundin e komentit Tuaj mor zoteri jam plotesisht dakort , por qeveria do laje hesapet me mbeturinat ne 25 prill dhe pastaj rruga e hapur kanate te meret dhe me ekonomine , te meresh me ekonomine dhe te kesh neper kembe te tille opozite dhe president eshte absurde …….tung
Sa punon kjo artistja e Ramës !!!
Samiri i bleu kesaj supernarketet në emër të kunatit…
Dhe kjo po i kthen nderin…
Pa e parë fare jam i sigurtë se daljen në Palasë do ta ketë direkt mbi nivelin e bllokut të vilave të ketij.
Vijani emrin si të doni…vetë ju.
(Personalisht ata të tjerët janë komplet që s’duhet te vijnë ndonjëherë në pushtet por dhe të tilla hajdutlliqe nuk kapërdihen).
Nuk eshte kaq emergjente hapja e ketij tuneli,ne nje kohe qe gjysma e shqiptarve vuajn
per buken e gojes.
Kjo behet per perfitime personale,thjesht corruption I gjadhe.
Tuneli duhet thjeshte per te cuar turiste ne Palase ne nje kohe sa te me shkurter…tek Green Coast Resort… qe ka ndertuar X biznesmen!
Ky eshte qellimi i oligarkeve…ata qe kane para,te behen me me shume para!
Apo menduat se po ndertohet per ju si popull?! ?
Po cfare oligarkesh,,dhe pordhe me Rigon,,ti di gje se nga kush dhe pse u ndertua Kulla Eiffel,,,sa njerez punesoni juve zonje dhe cfare keni bere per Shqiptaret,,,,asgje,,,ata qe kane dicka bejne pa patur te pasur dhe elita nuk ecen asnje ne sistemin kapitalist…Shiko Trapin ne amerike ,,,e provuam dhe komunizmin dhe aty oligarke kishim…bota nuk eshte njesoj as njerezit nuk jane njesoj…nje tunel eshte per te gjithe,,ti mos shko ne Green Coast shko fli ne cader qejf qejf kjo bote …..zilia te vret
Shpejt shpejt se erdhi prilli skemi me kohe o burra te vjedhim dhe 150 milion
Pa na thuaj o i ditur km pse duhet te shpenzojne shqiptaret 150 milion € nga buxheti i tyre per nje tunel qe sapo te ndertohet do behet me pagese
Pse se nderton privati dhe pastaj shqiptaret zgjedhin nqs duan te marrin tunelin me pagese ose rrugen e vjeter
Pse o i ditur duhet te vidhen shqiptaret dy here si cdo rruge qe keni ndermend te beni me pagese?
O ju qisha opoziten qe jeni e ku jeni asnje proteste per asnje vjedhje sepse dihet si funksionon loja
Po kta partickat e reja ku jane pse nuk dalin te thone qe cdo cm rruge qe financiohet nga shqiptaret duhet te jete perhere pa pagese ndryshe gjeni financiator te kombesojne pronat te ndertojne rrugenme dhe te vjelin te ardhurat
tuneli duhet nuk eshte ppp qafa el llogarase bllokohet me shume qellimisht nga bisneset aty me te rene pak bore vendosinm makinat ne kthesa sikur kane shkare kjo eshte everteta e hidhur