Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë sot në takimin online të Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë, ku vlerësoi rezultatet konkrete të arritura në drejtim të lehtësimit të tregtisë me vendet e rajonit dhe jo vetëm.
“Përgjatë tre viteve të fundit, KKLT arriti të prodhojë rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë, si krijimi i portalit të dedikuar tregtia.gov.al, inventari i tarifave të procedurat e import/eksportit, kryerja për herë të parë e studimit mbi matjen e kohës së procedurave në kufi, miratimi i manualit “Informacioni Detyrues i Origjinës” dhe Informacioni Detyrues i Tarifës, krijimi i një strukture të dedikuar dhe centralizuar tek administrata Doganore për Vlerësimin e mallrave, si dhe funksionimin 24/24 i administratës doganore apo krijimi i pikës së përbashkët Morinë/Vërmicë”, renditi Denaj.
Ndërkohë, ministrja u shpreh më tej se, procedurat doganore janë lehtësuar.
“Gjatë këtyre viteve indikatorë të rëndësishëm pozitivë janë realizuar në thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore. Konkretisht, gjatë vitit 2020, edhe pse me një situatë të vështirë pandemie: u rrit 3.1% përqindja e kompanive që kalojnë në kanalin jeshil, u rrit me 4.1% përqindja e kompanive që kalojnë në kanalin blu, duke ulur me minus 1,1% kanalin e kuq dhe ulur me minus 6% kanalin e verdhë”, theksoi Denaj.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Gent Gazeli, si edhe përfaqësues të biznesit.
Në prill të këtij viti, parlamenti ratifikoi Protokollin Shtesë 6 “Liberalizimi i Tregtisë në Shërbime” në CEFTA. Gjatë viteve 2017 – 2020, zhvillime të rëndësishme, si në tregtinë ndërkombëtare, ashtu edhe atë rajonale kanë ndodhur, masat efeciente, që janë konkretizuar në shkëmbime të rritura tregtare të Shqipërisë me vendet CEFTA.
Po po ke ia arritur futjen e gomave nga kakavija dhe kinezeve nga kapshtica. Durresi han Pa porta.
Vazhdo denaj vazhdo se je ok
Po e Kane arritur, dikur vite me pare, nese e kishe te rregullt mallin me pagese, pa i dhene lek doganiereve ste kalonte ne asnje menyre ne skanim. Por tani ben pagesen (zhdoganimin) ne banka ose online, automatikisht te njofton qe u krye, por ka nje problem qe duhet ta shohi MF fut taksa ambalazhimi por jo takse e plus 20%tvsh pa marre mallin. Pastaj kerkoni tvsh ne shitje, paguani thoni, e masakroni ekonomine, e doni fiskalizim. Hiqni tatim fitimi, por cfare?? Ky vit do keni biznese me shume humbje e falimentim, se blejne shume, po shesin pak (sa do te bejne ulje, kerkesa eshte e paket). PANDEMI BOTERORE. Ku me se shumti do kene detyrime te prapambetura, ju sduhet te beni presione e bllokime llogarie.
Taksa e ambalazhimit nuk eshte produkt, shtoni (sasi neto total * 10 Lek) *20 %, kjo eshte supergabim. Mesa duket eshte gabim,se atehere shitesi te shtoj klientit blej mall *20 %+ koston e takses se ambalazhit (pagon shitesi ne dogane), se te gjitha I merr shitesi e bleresi ne fund te fundit. Shkon ne zinxhir, por pandemia I ka masakruar shites+bleresi tani, ku ende nuk ka mbaruar pandemia. Keto te shohi zv.minister Kadia (jo emisionet e lokale), meqe ka marr timonin e MF, se Denaj sdi ku te orientohet nga FMN apo ekonomia-biznes-ndertim termeti-ndihma financiare.