Anastas Angjeli: Ekonomia do të ringrihet në fund të vitit të ardhshëm

15 Dhjetor 2020, 22:54Ekonomia TEMA

Ish ministri i financave njëherazi deputet i PS-së Anastas Angjeli, thotë se shumica në parlament do ta votojë buxhetin e vitit të ardhshëm pa asnjë reflektim.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Angjeli tha se “presidenti është në të drejtë kushtetuese të rikthejë buxhetin, por ligji i adreson nevojat për përballimin e pandemisë”.

” Fondet për qeverinë janë të mjaftueshme. Nuk po them që janë të bollshme që kemi një super shpenzim për shëndetësinë për Covidin se asnjëherë s’ka për ta pasur edhe për disa vite Shqipëria, duhet të jemi realist. Por ky është vendi jonë, kjo është ekonomia jonë, këto janë financat tona”, tha ai.

Sipas profesor Angjelit, ekonomia do të ringrihet në fund të vitit të ardhshëm dhe përgjatë 2022-2023 rritja do t’i rikthehet niveleve të para krizës.

Mbyllja e dytë e ekonomisë do të ishte fatale

Profesor Anastas Angjeli, thotë se një mbyllje e dytë e ekonomisë për shkak te pandemisë do të ishte fatale për vendin tonë.

“Të marrim disa masa plotësuese por jo masa të mbylljes së ekonomisë, do të ishte fatale. Të jenë masa plotësuese por jo gjenerale si ato që morëm ne në fund marsi. Nqs ritmet janë këto që janë unë nuk besoj se ne duhet të shkojmë drejt një mbyllje totale të ekonomisë.

Kjo do të ishte me pasoja të rënda. Shpatullat e ekonomisë tonë nuk mund të mbajnë, do na thyhen brinjët. Vaksina do ta zbuti efektin e pandemisë dhe kjo do të na ndihmojë që masat të vijnë duke u lehtësuar duke mos e goditur prapë ekonominë.” – theksoi Angjeli në Përballë.

2 komente në “Anastas Angjeli: Ekonomia do të ringrihet në fund të vitit të ardhshëm”

  1. E degjova qelbesiren qe nuk ka ndryshim nga fshatari Bode apo hajdute dhe edepseze te ekonomise Shqiptare. Maskarenjte here pas here mundohen me gojen ose halene e tyre te tregojne amnistine fiskale qe shqip eshte ligjerimi i Pareve te Vjedhura nga keta bastarde bije kurvash. Edhe keto grumbullimet qe behen nuk kane asnje vlere duke demtuar pronen e perbashket qe na bie ne kurriz perseri ne.Me e mira eshte te bejme nje liste qeveritaresh kampione ne hajduteri dhe tu shkojme ku i kane pasurite se ligji nuk ka ndermend ti bej gje.

  2. Andrea says:

    Me sa duket Caci do dorezoje parate e vjedhura dhe keshtu do ngrihet ekonomia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje