Sipas Milaim Zekës, njerëzit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për shkak të hetimit të tyre nga Gjykata Speciale.
“Janë njerëzit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një deputet i Ramush Haradinaj, të cilët nuk do të arrijnë të kandidojnë për deputet të ardhshëm të kuvendit të Republikës së Kosovës. Është Albin Kurti, është ish-ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe i treti është deputeti më i zëshëm i kësaj partie në parlament, Liburn Aliu”.
Sipas Zekës, Albin Kurti nuk mund të jetë deputet por kjo nuk e pengon nga kandidimi për president. “Ka të drejtë të kandidojë, mund të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës”.
Por as qeveria “Kurti 2”, thotë deputeti, nuk do të zgjasë shumë pasi do të rrëzohet për shkak të të qëndrimeve të Albin Kurtit. “Me aq sa unë e njoh Kurtin ai do të ndeshet me dy sfida të mëdha përballë bashkësisë ndërkombëtare: Qëndrimi që ka për Gjykatën Speciale nuk mund të ndryshojë, Kurti do të vazhdojë të jetë kundër Gjykatës Speciale dhe do të vazhdojë të jetë kundër dialogut me Serbinë.Këto dy sfida sipas mendimin tim prapë do ta rrëzojnë qeverinë e dytë të Kurtit”.
Zeka i konsideron “defekte” këto qëndrime të Kurtit që mund ta penalizojnë në qeverisje nëse zgjidhet kryeministër nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në Kosovë vitin e ardhshëm.
Te shkruash cfar thote Milovan Zekovic Znacka, eshte sikur ta pyesnim nje bari delesh se cfar moti do mbreteroj pas nje jave. Fjalen gomar qe e permend Edi Rama per politikanet kosovar, me se miri i pershtatet ketij ur-gomari.
Nuk ka rendesi per gazeten Tema sa rracjonal eshte nje lajm, apo sa i besueshem eshte burimi i atij lajmi por, per sa kohe lajmi eshte kunder Albin Kurtit, e trumpetojne ate si te vertere !! Nuk kuptoj pse ndodh kjo ?!
A mos gazeta Tema e ka fobi Albin Kurtin.
Gazeta Tema = Gazeta Albinofobia.
Migjithate albini do behet kryeminister para rames
Sa per pengesen ligjore ajo skadon me 18 janar pra mos shpresoni te kete zgjedhje para dates 18 do kishte ndodhur nqs thaci do ishte president por ata qe hodhen qeverine u ndeshkuan keq