“Zoti na ka dënuar rëndë”

25 Dhjetor 2020, 10:30Rajoni TEMA

Më 2 nëntor 2020 terroristi Kujtim F. vrau në Vjenë disa persona. Mes të vrarëve ishte edhe Nexhip V. Kujtim F. ishte me origjinë nga fshati Çellopek i Tetovës. Nexhip V. rridhte nga Veleshta e Strugës. Kujtim F. ishte betuar se do t’i shërbejë bandës terroriste “ISIS”. Nexhip V. kishte dhënë betimin se si ushtar i Austrisë do ta mbrojë vendin me armë. Ai ëndërronte të shërbente në Kosovë në kontingjentin austriak të KFOR-it. Gjyshi i terroristit të vrarë Kujtim F. është i tronditur dhe thotë: “Zoti na ka dënuar rëndë”. Një rrëfim i revistës gjermane “DER SPIEGEL”.

Nga Enver Robelli

Me 1 nëntor të krishterët kujtojnë të vdekurit. Mbrëmjen e 2 nëntorit 2020 shtetasi austriak Kujtim F., familja e të cilit rrjedh nga fshati Çellopek i Tetovës, rroki armën, një pushkë automatike Zastava, prodhim serb. Njeriun e parë që e vrau Kujtim F. ishte Nexhip V., edhe ky me origjinë nga Maqedonia veriore, shqiptar, familja e të cilit ende ka një shtëpi në Veleshtë. Shqiptari i radikalizuar që besonte se të vrasësh tjetrin në emër të Kuranit dhe bandës terroriste “Shtetit Islamik” e fiton parajsën vrau shqiptarin, i cili është i integruar mirë në Austri dhe shërbente në ushtrinë austriake. Në numrin e fundit revista gjermane “DER SPIEGEL” sjell një reportazh të gjatë mbi këtë tmerr. Në vijim disa detaje nga ky tekst.

Fshati Çellopek ka mbi 5000 banorë, të cilët jetojnë rrëzë Malit të Thatë. Toka është pjellore. Mbi një kodrinë, pas një muri të lartë, gjenden dy shtëpi të familjes së Kujtim F. Në këtë fshat Kujtim F. i kalonte rregullisht pushimet. Në pushimet e fundit të dhjetorit 2019 ai la përshtypjen e një njeriu të zymtë dhe të mbyllur. Pas një përpjekjeje për të shkuar në Siri për t’iu bashkuar bandës terroriste “Shteti Islamik”, Kujtim F. vuajti një dënim me burg në Austri. Dënimi nga 22 muaj iu shkurtua për një të tretën e kohës.

Pas daljes nga burgu Kujtim F. refuzonte të mbante kontakt me të afërmit. Gjyshi i tij Sefer F. është 80-vjeçar, një burrë i respektuar nga një familje e respektuar në Çellopek. Të premten ai lutet në njërën prej tri xhamive të fshatit. Interpretimin radikal të Kuranit Seferi e hedh poshtë, siç bëjnë shumica e myslimanëve të rritur në Jugosllavi. Nipi i tij dinte pak për interpretimin e moderuar të islamit të versionit ballkanik. Kujtim F. u lind në Vjenë në vitin 2000. Prindërit e Kujtim F. kishin shkuar në Vjenë ku tashmë prej vitesh punonte Sefer F. Kujtim F. ishte fëmijë joproblematik, zemrën ia kishte falur futbollit. Me kalimin e kohës ai u radikalizua dhe para krimit të tij, nëna e tij pyeti veten: “Ku gabova? Nuk e kam edukuar kështu”. Gjyshi i tij, Sefer F., i cili jeton në Maqedoninë e Veriut, thotë se Kujtim F. e ka njollosur nderin e familjes: “Nipi im na ka turpëruar, ka qenë mosmirënjohës ndaj Austrisë, e cila na ka pranuar dhe edhe sot ma paguan pensionin”. Pastaj ai shton: “Zoti na ka dënuar rëndë”. Kujtim F. ishte radikalizuar në disa xhami në Vjenë. Ai ëndërronte një jetë më të mirë, donte të kishte një banesë të veten. Dhe besonte se këtë do ta siguronte si ithtar i “Shtetit Islamik”. Kur doli nga burgu tha se ishte penduar dhe ia la fajin shoqërisë së keqe. Banesën nuk ia pagoi “Shteti Islamik”, por shteti austriak – 917 euro në muaj për qira dhe ndihmë sociale.

Kufoma e Nexhip V., e vendosur në një arkivol të bardhë, u varros në varrezat myslimane të Veleshtës në Maqedoninë e Veriut. Veleshta gjendet 137 kilometra larg Çellopekut, vendlindjes së prindërve të terroristit Kujtim F. Nexhip V., viktima e Kujtim F., ishte për vizitë në Maqedoninë e Veriut në qershor. Gjyshi i Nexhip V. braktisi fshatin për të kërkuar fatin në Austri. Ai thotë se frika e ka çuar në mërgim: “E dija se po vdiq Tito, Jugosllavia do të shkatërrohet dhe shqiptarët etnikë siç jam unë do të marrin një plumb në ballë”. Gjyshi i Nexhip V. punoi në ndërtimtari në Korneuburg afër Vjenës. Çdo vit familja vizitonte Veleshtën. “Nexhipi e donte familjen, donte të dinte gjithçka për secilin, shoqërohej me kushërinjtë dhe shijonte ditën në Liqenin e Ohrit”, tregon axha i tij, i cili afër liqenit ka një hotel.

Ndërsa Kujtim F. në Vjenë bëhej gati të jepte betimin për bandën terroriste “Shteti Islamik”, 20 kilometra më larg, në veri të kryeqytetit austriak, Nexhip V. jepte betimin për t’i shërbyer Austrisë. Më 23 prill 2020 ai në kazermën e ushtrisë austriake në Korneuburg solemnisht deklaroi: “Betohem se do të mbroj atdheun tim, Republikën e Austrisë, dhe do të kujdesem për popullin dhe do ta mbroj me armë”. Arma ishte një pushkë automatike Steyr StG 77. Nexhip V. ëndërronte të shërbente në kontingjentin austriak të KFOR-it në Kosovë. Gjuhën amtare shqipe e shihte si përparësi. “I qetë, joarrogant, tamam djalë për qejfi” – kështu e përshkruan Nexhipin trajneri i tij i parë i futbollit. “Shqiptari im i preferuar”, thotë drejtoresha e Shkollës Politeknike.

10 komente në ““Zoti na ka dënuar rëndë””

  1. Kelmendi says:

    Kosovaret, jane ne pergjithesi, injorante islamike te gatshem te japin jeten, per fene e tyre barbare….

    1. loni says:

      lexoje edhe nje here se nuk eshte kosovar eshte nga maqedonia e veriut o rrot kariiiiiiiiiiiiiiiii,se je tamam si motra jote,un i them te qiva une ajo nga kenaqesia kujton se e qiven ne nje kohe 10 vete,dmth ngaterron dollarin me karin si puna jote plere qe e keni ne goje ofendimin,dhe me kryesorja me origjine nga maqedonia se ishin lindur dhe rritur ne austri keshtu qe quhen austriak,te fala bei motrses tende kurve dhe mos ngaterroni me dollarin me karin si ajo bythqimja.

  2. tropoja says:

    shqiptaret kane problem te madh me identitetin e tyre sepse nuk kane hiç jane ne kerkim te tije dhe shume me mire te kishim vetem nje fe nje besim ose religjion se keshtu nuk merret vesh çfare jemi jehovai muslimanet ky ai pordh me rigon lemsh biles keto besimet kryesisht musliman bektashinje te krishtere dhe me radhe te gjitha bashke e bejne me komplekse identitetin e zhdukin fare me mire ne kohen e dulles asnji besim se keshtu disa por pa identitet

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Malok tropojet,pse e lodh kaptinen per te gjet nje”fe”!?
      Shiko si e kan quajt stergjyshin, gjyshin, baben e ksht je m’rregull:turk 100karat.

  3. Sula says:

    O tropoja, o rrote kari. Koqe shpellari.

  4. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Nuk na ka denuar zoti o torobell,po kemi denuar vetveten se aq tru kemi.

  5. Tartari says:

    Z. Enver Robelli! Paska xhami ne Vjene, ku pergatiten ISIS- iste? Po ky eshte lajm me i madh se sa nje perplasje me viktima. Kete na sqaro, ky eshte lajm! Si eshte e mundur qe ne qender te shtetit demokratik austriak te jene jashte kontrollit institucione fetare qe pergatitin terrorriste? Po te isha une ne vend te shtetit austriak, ketyre hoxheve ne qender te Austrise, qe pergatitin djem shqiptare per t’u vrare per allahun ne nje shtet tjeter, do u tregoja vendin. Shteti austriak i trajton si njerez dhe ata nuk ja dine? Per keta hoxhe na trego, nuk na duhet te na tregosh pasojat, por shkaqe e ketyre pasijave.

  6. Deri te Banka says:

    Feja nuk eshte rrace. Por disa me ane te fese duan ta ndryshojne ate. Por kete se arrijne dot.Te shohin kryeministrin apo presidentin e tyre, qe jane per te marre veglat musikore e te dalin neper dasma.

  7. Baliu says:

    Kjo ska fare te beje me Zotin. Robelli i din mire edhe verzionet jozyrtare, por e ndjek instinktin e vet. Nje urti popullore gjermane thot: Nuk eshte ari qdo gje qe shkelqen.

  8. Lani says:

    Asnjeri nga te dy nuk eshte betuar per Kosove e Shqiperi dhe te dy i quajne shqiptare! Çfarë kanë të përbashkët këta? Edhe shqipen ndoshta s’e kanë folur mirë se janë rritur jashtë. Të përbashkët kanë dëshirën për të qenë mercenarë. Ketë punë kemi bërë prej shekujsh derisa na mblodhi Enveri këtej e Titoja andej.
    I quajnë shqiptarë pa të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje