Njerëzit që kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, si mbushës buzësh apo faqesh reagojnë keq ndaj njërës prej vaksinave të koronavirusit, ka vërejtur një komitet këshillimor i FDA, duke parlajmëruar për rrezikun shumë VIP-a, përfshirë Kylie Jenner.
Kushdo që ka ndërhyrë me mbushës të fytyrës mund të përjetojë ënjtje dhe inflamacion, sipas ekspertëve, pasi disa pjesëmarrës në provë u përballën me efekte anësore.
Një dermatolog me bazë në Kaliforni tha se reagimi ishte imunologjik, raportoi dje ABC7, shkruan “Mail Online“.
Megjithatë Dr. Shirley Chi tha se çdo efekt anësor ishte i shërueshëm lehtësisht me steroide dhe anti-histaminë, duke shtuar:
“Sistemi juaj imunitar që shkakton inflamacion ripërtërihet kur merrni një vaksinë, kështu supozohet se duhet të funksionojë.
Kësisoj kuptohet që ju do të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara ku ato shohin substanca që s’janë të natyrshme të trupit tuaj”.
Pacientët që morën vaksinën Moderna, e cila u miratua nga rregullatorët të premten e kaluar, kishin pasur ënjtje në zonën ku ishte vendosur mbushësi.
Dy pacientë kishin mbushës faqesh gjashtë muaj para vaksinës së tyre dhe njëri kishte mbushës buzësh dy ditë pas vaksinës.
Efektet u zbutën me kujdes mjekësor- shtoi Dr Chi, kështu që nuk do të ndalohen ata që kanë bërë ndërhyrje të tilla estetike që ta marrin injeksionin.
Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë injeksion të vaksinës Pfizer deri më tani dhe shpresohet që shkalla e përhapjes së vaksinimeve do të përshpejtohet më tej.
Vaksina e Modernas është në dispozicion në sasi të vogla, si 100 doza, dhe mund të ruhet për 30 ditë në frigoriferë me temperaturë standarde.
ishalla shpeton edi?
Dy doktore kirurge po beheshin gati te futeshin per nje operacion.
I pari pyet shkun e vet: cfare profesioni ka pacienti i sotem koleg?
Inxhinier, pergjigjet tjetri.
Aha kuptova! Ore s’te kam pyetur, u bene kaq vite qe punojme bashke, cilin profesion do preferoje te operoje si me te lehte?
Per mua me i lehti per operacion do ishte nje financier!
Pse pyet kolegu serish.
Sepse, ata jane shume te rregullt me numrat, dhe duket sikur edhe pjeset e trupit i kane te vendosura me nje rregull te caktuar. Ate qe heq te fundit e vendos te paren, dhe keshtu nuk ka asnje rrezik qe ti ngaterosh.
Kurse per mua, thote tjetri, me e lehte eshte te operosh nje femer VIP te bome me silikon!
Pse? I thote tjetri.
Sepse ato kane vetem dy pjese: Buzet dhe Bythet, qe edhe sikur tua ngaterrosh vendin, nuk ka ndonje rendesi.