Covid-19 në Kosovë: 7 viktima dhe 270 raste me koronavirus

26 Dhjetor 2020, 15:21Rajoni TEMA

Shtatë viktima dhe 270 raste të reja me koronavirus u raportuan të shtunën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) tha se tri viktima u konfirmuan në Prishtinë dhe nga një në Gjilan, Kamenicë, Klinë dhe Novobërdë.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja rezultuan nga testimi i 1,003 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak u raportua edhe për 478 pacientë të shëruar.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50,405.

Prej tyre, 1,305 pacientë kanë vdekur dhe 39,134 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 9,966.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje