Nga Sokol Paja
Regjimi politik që qeverisi Shqipërinë 1945-1990 ishte totalitarizëm stalinist. Komunistët shqiptar nuk pranonin asnjë ideologji tjetër përveç marksizëm-leninizmit. Ateizmi shtetëror u kthye në ideologji zyrtare e funksionimit të shtetit monist. Propaganda antifetare e komunistëve shqiptarë në shtypin ateist, me qëllim që ta justifikonte para njerëzve vrasjen e klerikëve, shkatërrimin e institucioneve fetare dhe ndalimin e fesë me ligj, ushtroi për afro 50 vjet një propagandë agresive në të gjitha dritaret e shtypit, radios e televizionit.
Komunistët e akuzonin fenë në Shqipëri si veprimtari antikombëtare, antishkencore, fenë si instrument të politikave të huaja në Shqipëri, fenë si një pengesë të zhvillimit të rendit të ri komunist, feja si zakon i keq dhe i dëmshëm për shoqërinë, feja si ideologji reaksionare, feja si pengesë për çelikosjen dhe unitetin popull-parti. Totalitarizmi është regjim politik ku ka vetëm një parti të vetme politike që kontrollon, menaxhon dhe orkestron totalitetin e aktiviteteve të shoqërisë komuniste. Partia është gjithçka. Partia është drita dhe oksigjeni i skllevërve të shtypur. Me qëllim frikësimin e popullit dhe mbajtjen në nështrim e kontroll, regjimi komunist në Shqipëri përdori vrasjet, arrestimet, burgosjet, përndjekjet, shkatërrimet, torturat fizike dhe psikologjike që përgjatë 45- viteve të diktaturës ishin nga më të pashembulltat në Shqipëri dhe më gjërë.
Feja u sulmua pa pushim me fushata në media dhe veprime fizike të shkatërrimit të bazës institucionale, ideologjike, klerikale dhe spirituale. Feja binte ndesh me frymen totalitare dhe ideologjinë Marksiste-Leniniste dhe komunistët e shpallën të ndaluar. Kundër fesë, klerikëve dhe institucioneve për afro 50 vjet, regjimi komunist instaloi një makineri dhune, turture, frike e shkatërrimi, një aparat të tërë shtetëror, media, organizata partie, ndërmarrje, qëndra pune, shtëpi kulture, lëvizje studentësh, bashkime profesionale, koperativa fshati etj me qëllimin e vetëm zhdukjen përfundimtare të çdo elementi fetar në Shqipërinë pa zot. Një aspekt shumë i rëndësishëm i goditjes së klerit ishte sulmi ndaj festave fetare, riteve, por edhe bazës mbi të cilën ndërtohej një fe e caktuar. Në rastin e besimit katolik, Krtishtilindja është festa e dytë fetare më e rëndësishme e këtij besimi pas Pashkëve.
Propagandistët komunistë në shtypin e shkruar ateist deklaronin: “Krishti s’ka ekzistuar kurrë dhe Krishtlindjet janë një legjendë, janë një mashtrim”, me këtë deklaratë propagandistike Jovan Vujoshi në shkrimin “Legjenda e Krishtit dhe Krishtlindjet”, botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 22 dhjetor 1965 në numrin 101, në faqen 3, deklaron se klerikëve fetarë sipas J. Vujoshit u intereson që ta mbajnë sa më gjatë të gjallë këtë legjendë të “Krishtlindjes” që nuk ishte asgjë tjetër sipas komunistit Vojushi, veçse një mashtrim nga ku klerikët katolikë u shërbenin klasave shfrytëzuese me qëllim që të dërrmonin edhe më shumë klasat e shtypura.
Në shkrimin ateist thuhet: “Shkenca thotë se nuk ka ekzistuar ndonji Krisht në botë, për këtë ajo niset nga faktet historike dhe nga mungesa e vërtetësisë në vetë shkrimet e ndryshme fetare” pasi sipas shkrimit propagandistik, në kohën që bëhet fjalë s’ka ekzistuar Krishti pasi ka pasur shumë historianë e shkrimtarë të cilët me siguri do kishin dokumentuar diçka rreth kësaj figure siç mendohet kaq të rëndësishme për katolikët – arsyeton komunisti Vojushi.
Mbajtja e gjallë e ritit fetar të Krishtlindjes dhe kthimi i saj në një legjendë sipas propagandistit komunist Vojushi, ndihmoi edhe më shumë në nënshtrimin e besimtarëve, në shtypjen e tyre, zhytjen e tyre në iluzionin se feja është shpëtim në botën tjetër. Shkenca sipas propagandistit ateist Vojushi e ka treguar dhe e ka vërtetuar shkencërisht se s’ka ekzistuar Krishti, se s’ekziston bota e përtejme dhe se lumturia gjendet e duhet gëzuar në tokën komuniste. Lumturia sipas propagandistit komunist të kohës Vojushi, vinte me revolucion, nga marrja e pushtetit gjoja shfrytëzuesve e shtypësve fetarë, lumturia në këtë botë vinte me punë për ndërtimin e socializmit. Duke goditur festat kryesore apo ngjarjet më të rëndësishme të një feje të caktuar, komunistët synonin nëpërmjet mediave ti mbushnin mendjen njerëzve se feja ishte diçka jo e vërtetë, e pa bazuar shkencërisht dhe ishte një legjendë mashtruese.
Sistemi komunist që sundoi Shqipërinë për afro 50 vjet, në themel të ndërtimit të shtetit totalitar kishte si qëllim eleminimin e kundërshtarëve, eleminimin e fesë dhe një propagandë ekstreme në media duke manipuluar masat sipas nevojave të pushtetit me qëllim mbajtjen të shtypur e të nënshtruar të popullit shqiptar.
ahahahahha, si e sulmonin…ne kohen e lashte?! ..sikur sjane akoma kamuniste djajte shqiptare, lol
Shkrimi me i dobët qe mund te lexosh kunder komunizmit dhe ateizmit, te cilat Jane dy gjera te ndryshme.
Nga deshira e madhe per te share komunizmin, kalojme ne fshatarizem, mediokritet, dhe budallallek.
Po te duash te shash komunizmin, nuk ka nevojë te shkosh kaq mbrapa. Shiko Saliun she shkruaj. Debil.
Autor fillozofi kepucar Sevo Tarifa ??? sa te zgjuar qe ishin ore aman
Na cudite! Feja ishte dhe eshte opium per popullin! Ti thuaj cfare te duash dhe ngjyrose edhe politikisht, por me zhyvillimet e vrullshme te shkences, ne bote, sot bashkejetojne besimtaret dhe ateistet dhe me gjase numri i ateisteve eshte rritur dhe do te rritet ndjeshem. Bota ben perpara me shkencen dhe jo me fene.
Prandaj eshte mut ky komb.
Se ka vemje si ty dhe te tjeret me poshte.
Mos besimi ne Zot ka qe sjell edhe imoralitetin e rende te klases politike eshte pasqyrim i mos besimit ne Zot.
Mallkim do shikoni gjithmone e me shume.
Ta lumsha une ty per llogjiken e mprehte, mosbesimi ne Zot na paska sjelle imoralitetin e klases politike. Po pse nuk qenka keshtu athere edhe ne Suedi, Norvegji, Danimarke, Finlande, Gjermani e me rradhe?
Ky komb nuk eshte mut, po ti veç Shqiptar sje, se ka ditur te linde bij nenash qe i kane dale krah dhe kane vene kombin para perkatesise fetare.
Me gjuhen e urrjejtjes dhe perbuzjes ti reflekton me se miri ate nga se vuan ky atdhe, mungesen e arsimit dhe kultures qe ne vetvete buron nga pamundesia ekonomike e shumekujt. Nuk ka pako miell a oriz e dhene ne forme bamirse fetare qe e mbush barkun dhe mendjen aq sa nje shkollim i mire dhe mundesi integrimi ne shoqeri.
Flamuri i fese qe e valvit me kaq krenari nuk do te krijoje veç nje grup te margjinalizuarish dhe te pamundurish qe do rrine me syte lart se dikush mos po i hedh ndonje kothere buke. Ne kete bote eshte e udhes ti gjendemi prande njeri-tjetrit se nuk ka kush tjeter te na ndihmoje nga ‘lart’. Por ty te jane errur syte nga urrejtja e kujton se me ‘mallkime’ do zgjidhesh pune. A ka shembellim me te paster se ky pse nuk arrijme te bejme perpara, a ndryshohen fatet e nje kombi me mallkime e me lutje.
Ja pra i dashur mik, dil perpara pasqyres kahere dhe tek ai shembellim do ta gjesh pergjigjen e asaj çfare te mundon kaq shume. Pyete veten, ‘Mos valle jam une nje nga te shumta arsyet pse nuk ben per me mire ky komb?’
Oooooooo Sokol,
Veç emnin paske,
Kam jetua ne Shqipni prej 1965 e deri ne 1991,
Pra 26 vjet, se di ku ke jetua ti e sa vjeç ije,
Na kena festua Pashkt, Kshnellat, diten e Prete nuk u hate mish etj etj etj,
Po ti munesh me ken gjithçka veç jo Sokol.
Voto partine socialise…. Car ke festu ti ore spurdhjak. Ju i moret kazmat duke shkaterru kishat e juaja. Se nuk i prishi Enveri me doren e vet.Juve i fusnit armet prifterijve tek kisha. Se nuk shkonte sigurimi nga Tirana qe te fuste arme. Ju nuk guxonit me permend as Krisht e as Zot. As ne mendjen tuaj e jo me te festonit.Tregoja kto mashtrime ndonje fmije 5 vjecare por jo neve qe e njohim ate kohe.
Sokol lexo sot cfare shkruajne gazetat ne perendim per fete ne pergjithsi dhe ndoshta nderron mendje,kominizmi do te duket lule.
Sokoli e ka per besimin te feja dhe komunizmi dhe feja jane larg. Po e keqja o sokol eshte se dhe keta qe erdhen pas 90 jane me keq se komunistet.
Kur kolonizatoret kristjane erdhen tek ne,
Ne kishim token, ata biblen dhe terrorin.
100 vjet me vone,
Ne kishim biblen dhe mizerjen, ndersa ata kishin token tone dhe sklleverit per ta punuar.
Proverb Afrikan
Pervec propagandes per partine komuniste qe eshte e padurueshme, gjithcka tjeter eshte e vertete.
Mirë mo mirë. Po si i bëhet me ata që ikin me gra e fëmijë në “parajsën” islamike ? Na thuaj ti besimtar ndonjë regjim që të ndalojë kamikazët në Berlin, Vjenë, Londër, Boston, Nica e të tjera. Na trego ti rrugën që të ndriçohen edhe pantallona treçerekshet, apo gratë e mbuluara këmbë e koke. Na thuaj ti gazetar, na e gjej ti shpëtimin e femrave të dhunuara e të vrara në këtë sistemin tënd te ndritur. Nuk marr përsipër të mbuloj edhe gabime që janë bere ne atë kohe. Por të krahasosh vlerën e njeriut në ato vite emancipimi, me transformimin e lavazhin e sotëm, do të thotë që je larg çdo realiteti. Para 65 o gazetar gruaja në Shqipëri ishte kafshe pune. Në vende ku feja është praktikuar pa ndërprerje, gruaja vonë u lejua të votojë. Hapi librat o njeri, dhe mos bjer në pozita papagalli.
Feja është një gjë që nuk besohet.Ka shumëshëmbuj që tregojnëse skazot.Bababi imu verbua nga fruthi dhe shikonte deri dhjetë metra.Nuk la kishë e manastirpormbeti komplet i verbër.Një grua nga fshatimnuk lindëte fëmijë brodhi gjithandej nëpër kisha e manastire dhe nuk lindi fëmijë.Sot po vdesin me mijra njerëz në ditë dhe zoti ku është?Mua më vjen keq pse duhet të paguajë shteti për kisha e xhami.Kush beson le ti ndërtojë vetë.Xhaxhai im nuk besonte fare dhe shkoi91 vjet etj etj.Një filozof ka thnë “Të gjithë e dinë se zot dhe plak të vitit të ri nuk ka por askush nuk guxon ta thotë”.Sot shumica nuk beson vetëm nuk thëret që ska zot se rezik e vrasin
Prandaj eshte mut ky komb.
Se ka vemje si ty dhe ata me lart.
Mos besimi ne Zot ka qe sjell edhe imoralitetin e rende te klases politike eshte pasqyrim i mos besimit ne Zot.
Mallkim do shikoni gjithmone e me shume.
Ne perendim njerezit e perparuar dhe kulturuar nuk e perfillin fene.Kemi dekada te tera ne perendim dhe e shohim me syte tane qe njerezit me te mire e te arsimuar ne perendim jane komplet indiferent dhe nuk e perfillin fene.Po tu flasesh per fene te marrin per njeri te prapambetur.Une mendoj qe sistemi i kaluar ne vendin tone paska qene largpames.
Boll me keto idjotlleqe qe ushqejne trurin e mizerjes dhe tribalizmit mesjetar shqiptar! Ateizmi nuk lindi me Enver Hoxhen, por qe ne Greqine e Lashte me filozofet e kohes dhe vazhdoi me Kopernikun, Galileun, Revolucjonin Francez, filozofine, revolucjonin teknologjik dhe gjithe kulturen europiane te pas mesjetes e deri sot.
Vete Marksi, nuk ishte as shqiptar, as rus, as Lindor, por nje nga kokat me te medha te filozofise dhe ekonomise, qe kultura perendimore krijoi.
Kokat me te medha te shkences dhe kultures ku bazojme zhvillimin dhe civilizimin perendimor, jane ateiste.
Shkenca, liria dhe shoqerite e emancipuara nuk bazohen ne fe dhe profete, por ne te drejta qytetare, ne prova shkencore, ne mendje te hapura.
Boll me, se po e hidhni kete komb ne humneren e mesjetes, tribaizmit shpellar dhe kafonerise absolute! Zvarre, qe puth dhe veneron duart qe i zgjaten, nga kodoshet qe jane vetshpallur pronare te Zotit!
Ateizmi i imponuar nga regjimi komunist ishte një hap gjigand përpara në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Pavarësisht prej qëllimeve, Enver Hoxha u tregua vizionar i paparë kur i ndaloi me ligj kultet dhe institucionet fetare. Dy besimet dhe 4 bashkësitë fetare në Shqipëri veçse mbjellin urrejtje dhe dobësojnë unitetetin kombëtar. Pashko Vasa nuk ishte asfare komunist kur u bëri thirrje shqiptarëve të braktisin kishat dhe xhamijat dhe të punojnë për Shqiptarinë.
Shume per te qeshur. Velo komunisti na ishte antifetar
brezi im flas per te lindurit mbas 1967 jane te gjithe ateist.pastaj shkenca e sotme ateizmin e perforcon.por diferenca midis nje myslimani dhe katoliku eshte…qe katoliku fal..myslimani hakmerret.katoliket bene kryqezatat para 400 vjeteve..por myslimanet hidhen ne ere edhe ne 2020.shqiperia po te ishte fetare me 3 fe qe kemi ne do kishim ngrene njeri tjetrin..prandaj me mire ateist e me jete te gjate.
O S.Paja…
Duhet të lexosh më shumë, të kuptosh më mirë e të shkruash më qartë për tema si kjo që gjoja ke krrier më sipër. Po të kishe jetuar në atë kohë ti bën vaki të ishe më egërsirë nga egërsia që përpiqesh të përshkruash…o koqe kandari